Jump to content

Gjeraqina

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Gjeraqina
Juvenile (left) and adult by Louis Agassiz Fuertes
Klasifikimi shkencor e
Unrecognized taxon (fix): [[Accipiter]]
Lloji:
[[Template:Taxonomy/Accipiter]][. A. gentilis
Emri binomial
A. gentilis
(Linnaeus, 1758)
Accipiter gentilis

Gjeraqina (Accipiter gentilis) është një shpend grabitqar me një gjatësi mesatare prej 49-64 cm ndërsa me krahët e hapur gjatësia e saj arrin në 93-127 cm.

Shpend mishngrënës që nuk shtegton, grabitqar i fuqishem me krahë të gjerë dhe bisht të gjatë. Femrat janë më të mëdha se meshkujt. Meshkujt e rritur kanë përmasa të krahasueshme me femrat e gjeraqinës së Euroazisë (Accipiter nisus). Në krahasim me këtë specie të ngjashme, gjeraqina e veriut ka formë të rrumbullakosur dhe bazë më të gjerë të bishtit. Në pjesën e sipërme të syrit, të rriturit kanë ngjyrë gri në të kaltër (meshkujt) dhe gri të errët (femrat), kurse pjesa e poshtme është në ngjyrë të bardhë të vijëzuar me gri. Të vegjlit në pjesën e sipërme të trupit janë ngjyrë kafe, dhe ngjyrë të bardhë me shumë vijëzime në pjesën e poshtme. Zakonisht fluturojnë në lartësinë e majave të pemëve me lëvizje të pakta të krahëve.

Përhapja dhe habitati

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë dimrit hasen në zonën bregdetare dhe në verë takohen në drurët halorë të zonave malore, ku ndërtojnë foletë.

Ndërtojnë fole masive në pemë, në lartësi rreth 10-20 m të cilën e përdorin për disa vjet me radhë. Bëjnë 3-4 vezë. Ngrohja e tyre zgjat 35-38 ditë dhe të vegjlit arrijnë të fluturojnë pas 35-42 ditësh.

Shpend dhe gjitarë me përmasat e lepurit ose të fazanit.

Jashtë kohës së ngrohjes së vezëve janë të heshtur. Thirrjet dëgjohen kryesisht në agim dhe janë shumë të ngjashme me ato të gjeraqinës së shkurtës (Eurasian sparrowhawk), por më të forta, me ritëm më të ulët dhe me një kukurisje më të avashtë “kja-kja-kja”.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]