Jump to content

Gjerontologjia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Gjerontologji)
Dora e një të moshuari

Gjerontologjia është fushë akademike ndërdisiplinare e cila merret me studimin e aspekteve shoqërore, kulturore, psikologjike, njohëse dhe biologjike të procesit të plakjes. Fjala gjerontologji është shpikur nga Ilya Ilyich Mechnikov në vitin 1903, nga fjalët greke γέρων , geron, "plak" dhe -λογία, -logia, "studim". [1]

Gjerontologjia si disiplinë dallon nga gjerontogogjia e cila është degë e pedagogjisë që merret me edukimin, arsimimin dhe kujdesin ndaj njerëzve të moshuar e po ashtu dallon edhe nga geriatria, e cila është degë e mjekësisë që merret me trajtimin e sëmundjeve ekzistuese tek të rriturit moshuar. Gerontologët përfshijnë studiues dhe praktikantë në fushën e biologjisë, infermierisë, mjekësisë, kriminologjisë, stomatologjisë, punës sociale, terapisë fizike dhe profesionale, psikologjisë, psikiatrisë, sociologjisë, ekonomisë, shkencës politike, arkitekturës, gjeografisë, farmacisë, shëndetit publik, strehimit dhe antropologjisë. [2]

Natyra multidisiplinare e gjerontologjisë do të thotë se ka një numër të nënfushave që përputhen me gjerontologjinë. Për shembull, ka çështje të politikave të përfshira në planifikimin qeveritar dhe në funksionimin e shtëpive të pleqve, duke zbuluar efektet e një popullsie të plakur në shoqëri dhe hartimin e hapësirave të banimit për njerëzit e moshuar të cilat lehtësojnë krijimin e një ndjenjë vendi ose shtëpie. Dr. Lawton, një psikolog i sjelljes në Qendrën Geriatrike të Filadelfias, ishte ndër të parët që njohu nevojën për hapësira të dizajnuara enkas për të akomoduar të moshuarit, veçanërisht ata me sëmundjen Alzheimer. Si një disiplinë akademike fusha është relativisht e re. Shkolla e USC Leonard Davis krijoi programet e para të doktoratës, master dhe bachelor në gërontologji në vitin 1975.

  1. ^ Confluence. "Gerontology/Geriatrics Definitions". www.aghe.org. Marrë më 2016-11-25. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Hooyman, N.R.; Kiyak, H.A. (2011). Social gerontology: A multidisciplinary perspective (bot. 9th). Boston: Pearson Education. ISBN 978-0205763139. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Linqe të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]