Kërceni tek përmbajtja

Gjimnazi "Drita", Ulqin

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Gjimnazi "Drita")

Gjimnazi "Drita" (malaz. Gimnazija "Drita") është një gjimnaz privat në gjuhën shqipeUlqin, Mal të Zi. Mësimi zhvillohet sipas programit të drejtimit të gjimanzit të përgjithshëm, të miratuar nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit e Malit të Zi.

Drejtori aktual i gjimnazit është Fejzo Hoxha.

Gjimnazi privat “Drita” është institucioni i parë privat arsimor-edukativ në gjuhën shqipe në Mal të Zi i inicuar nga Fondacioni “Nur” me kryetar Husejn Bisha.

Qeveria e Malit të Zi, gjegjësisht Ministria e Arsimit dhe e Sportit, më 30 gusht 2006 ka miratuar vendimin për dhënien e lejes për punë të Gjimnazit privat “Drita” në Ulqin. Inagurimi zyrtar me rastin e hapjes së Gjimnazit privat “Drita” është bërë më 03 shtator 2006, ndërsa procesi mësimor filloi më 04 shtator 2006.[1]

  1. ^ Gjimnazi Drita: Historiku Arkivuar 26 mars 2016 tek Wayback Machine – gjimnazidrita.com

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]