Diskutim:Gjimnazi "Drita"
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Gjimnazi "Drita". Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
|
Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:
|
|
|
Sections older than 14 days may be automatically archived by MajavahBot. |
Kundërshtoj grisjen sepse ky është institucioni i parë privat edukativo-arsimor në gjuhën shqipe.--AMMARTIVARI DISKUTO 17 gusht 2015 13:42 (CEST)
- Fakti se është "institucioni i parë privat edukativo-arsimor në gjuhën shqipe" [në Mal të Zi] nuk e bën automatikisht me një faqe në Wikipedia. I ke burimet e besueshme en:Wikipedia:Verifiability që të verifikojnë ato që kishe postuar? Kam bindjen se jo. Pra, i nderuar, të lutem le të qëndrojmë në ndjekjen e politikave të wikipedisë.
- Edhe unë psh mendoj se një X apo Y shkollë ku kam studiuar apo të cilën e njoh nga eksperienca, meriton të ketë një faqe, por kjo NUK ka fare rëndësi, sepse këtu punohet me burime të besueshme dhe me argumente, dhe jo me ndjenja dhe sensacione personale. Nuk e di nëse u shpreva qartë... -- Mr.Pseudo ▩ 17 gusht 2015 13:49 (CEST)
- Gjithashtu në këtë rast mund të të interesojë kjo, që të shpjegon se Çfarë Wikipedia nuk është: en:Wikipedia:What Wikipedia is not -- Mr.Pseudo ▩ 17 gusht 2015 13:50 (CEST)
- Unë me këtë shkollë s'kam asnjë lidhje, edhe vetëm një herë e kam vizituar (para 2 viteve). Nuk e kam në interes ta reklamoj, qoftë për të mirë apo për të keq. Si pjesë e kulturës shqiptare në Mal të Zi përmendet në Leksikon kulturor të Malit të Zi, që aktualisht nuk e kam në dispozicion. --AMMARTIVARI DISKUTO 17 gusht 2015 13:54 (CEST)
- Nuk më intereson se çfarë e ke apo nuk e ke. Ta dhashë si shembull më sipër për veten apo për atë që pretendojnë shumë veta. Të lutem vendos burime të besueshme en:Wikipedia:Verifiability. Ndërkohë unë po i largoj të gjitha fjalitë e tepërta dhe po e lë artikullim vetëm me infot më minimale - gjithnjë në pritje të burimeve të besueshme që të flasin për rëndësinë e kësaj shkolle. -- Mr.Pseudo ▩ 17 gusht 2015 13:57 (CEST)
- Mendoj se nji shkolle e tille nga vet fakti qe eshte gjimnazi i pare privat ne Mal te Zi, i akredituar-licencuar nga shteti ka nji domethenje te madhe . Kjo ehste nji arrtitje e madhe e arsimit shqip. Ju jeni shumica te rinje, nuk keni patur rast kur ulqinaket vinin ne Kosove pe rtu shkolluar ne shqip. Bile ne shum shkolla te Gjilanit, e mos te them te Pejes, Mitrovices, Gjakoves e Prishtines. Nuk krahasohen arikujt e Wkipedise ne anglisht me artikujt tane. Edhe pse edhe atje edhe ne wikipedite tjera ka gjithqka , qe nuk kan kurfar vlere. Edhe ju i nderuar Mr. Pseudo , po perktheni artikuj qe per neve ska , kurfar, ama bash kurfar rendesie, dhe askujt nuk i duhen pe rpes pare. Ndersa mos te kete artikull ne Wikipedia ne shqip gjimnazi i I-re privat i pavaruru shqip ne nji shtet ku eshte luftuar gjat gjith historise kundeer arsimit shqip, nuk ka kuptim. Andaj, behu me tolerant, sepse nuk je duke kotribuar ne pasurimin e Wikipedise me artikuj ne shqip. por perkundrazi po e pengon. Ky eshte mendimi im, mund te jete ndryshe per te tjeret.Ju faleminderit per mirekuptim.--PLANETI DISKUTO 17 gusht 2015 17:46 (CEST)
- Falemiderit, Planeti, për mështetjen morale të juajën, dhe mështetjen gjithëpërfshirëse të popullit shqiptar të Kosovës ndaj pakicës shqiptare nga Mali i Zi. --AMMARTIVARI DISKUTO 17 gusht 2015 17:49 (CEST)
- Wikipedia nuk është vend ku i bëhen lajka apo favorizohet një pikëmaje dhe hidhet poshtë një tjetër pikëpamje - në këtë rast ajo proshqiptare, vetëm sepse kjo shkolla na qenka në gjuhën shqipe.... Nëse mendon se një artikull apo një fjali do të qëndrojë në Wikipedia vetëm sepse ajo është pro një X apo Y ideeologjie apo një bindje politike atëherë gabohesh rëndë. Nuk më itereson nëse është shkollë shqipe, greke apo serbe. Ajo duhet të ketë të paktën një burim të besuesueshëm, të pavarur që të flasi për rëndësinë dhe për faktet e përmednura. Po nuk ke kuptuar këtë gjë, nuk ke kuptuar asgjë nga wikipedia. -- Mr.Pseudo ▩ 17 gusht 2015 18:20 (CEST)
- Mbaje E meriton nje vend ne Wikipedian shqiptare. Edhe ne enwiki mund te gjesh plot artikuj te tille. Shiko en:Sierra Blanca School, en:AlphaMax Academy, en:Franklin Virtual High School. --Olsi (diskutimet) 17 gusht 2015 17:57 (CEST)
- E mbajmë, me info të reduktuar dhe me stampa. Sikundër në en.wiki. Nuk kam asgjë kundër. Nëse gjenden burime të besueshme ia shtojmë në të ardhmen. -- Mr.Pseudo ▩ 17 gusht 2015 18:12 (CEST)
- Nuk je vi vetmi ti Mr Pseudo i cili vlerëson qka eshte burim i besueshem, e qka nuk eshte.Po na maltreton.--PLANETI DISKUTO 17 gusht 2015 18:28 (CEST)
- 1.Nuk pretendova gjë të jem i vetmi. Mëso të lesoxh, të lutem. 2. Ti po më "maltreton" mua, sepse po më bën të humbas kohë kot sepse po më sulmon personalisht, gjë që është e patolerueshme sidomos për një administrator. Në ndonjë wiki tjetër do të t'iksihin larguar privilegjet tashmë... P.S. Të lutem JO sulme personale. -- Mr.Pseudo ▩ 17 gusht 2015 18:32 (CEST)
- E hudhim edhe këtë propozim , pse jo të shohim kujt duhet hequr privilegjet.--PLANETI DISKUTO 17 gusht 2015 18:37 (CEST)
- 1.Nuk pretendova gjë të jem i vetmi. Mëso të lesoxh, të lutem. 2. Ti po më "maltreton" mua, sepse po më bën të humbas kohë kot sepse po më sulmon personalisht, gjë që është e patolerueshme sidomos për një administrator. Në ndonjë wiki tjetër do të t'iksihin larguar privilegjet tashmë... P.S. Të lutem JO sulme personale. -- Mr.Pseudo ▩ 17 gusht 2015 18:32 (CEST)
- en:Wikipedia:Polling is not a substitute for discussion + en:Wikipedia:What_Wikipedia_is_not#Wikipedia_is_not_a_democracy - Nëse je në gjendje t'i lexosh. Flm. -- Mr.Pseudo ▩ 17 gusht 2015 18:50 (CEST)
Internet Archive Bot
[Redakto nëpërmjet kodit]Përshëndetje, redaktorë!
Sapo ndryshova 1 lidhje të jashtme te artikulli Gjimnazi "Drita". Ju lutem, shpenzoni pak kohë për të shqyrtuar redaktimin tim. Nëse keni ndonjë pyetje ose dëshironi që t'i injoroj lidhjet apo faqet krejtësisht në të ardhmen, ju lutem, vizitoni këtë faqe për informacione të mëtejshme. Ndër të tjera, aty mund të gjeni dhe informacion se si mund të rregulloni problemet që mund të kem shkaktuar. Kam bërë këto ndryshime:
- U shtua ky version i arkivuar i faqes https://web.archive.org/web/20160326122551/http://gjimnazidrita.com/Gjimnazi/historiku.html për lidhjen http://www.gjimnazidrita.com/Gjimnazi/historiku.html.
Gjithë të mirat!—InternetArchiveBot (Raportoni probleme) 6 dhjetor 2022 12:49 (CET)
Internet Archive Bot
[Redakto nëpërmjet kodit]Përshëndetje, redaktorë!
Sapo ndryshova 1 lidhje të jashtme te artikulli Gjimnazi "Drita". Ju lutem, shpenzoni pak kohë për të shqyrtuar redaktimin tim. Nëse keni ndonjë pyetje ose dëshironi që t'i injoroj lidhjet apo faqet krejtësisht në të ardhmen, ju lutem, vizitoni këtë faqe për informacione të mëtejshme. Ndër të tjera, aty mund të gjeni dhe informacion se si mund të rregulloni problemet që mund të kem shkaktuar. Kam bërë këto ndryshime:
- U shtua ky version i arkivuar i faqes https://web.archive.org/web/20160114065725/http://gjimnazidrita.com/index.html për lidhjen http://www.gjimnazidrita.com/index.html.
Gjithë të mirat!—InternetArchiveBot (Raportoni probleme) 14 dhjetor 2022 12:31 (CET)