Jump to content

Gjin Gjergji

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gjin Gjergji ishte udhëheqës i kryengritësve të Dukagjinit në fillim të shek. XVII.

Kryesoi të dërguarit e kryengritësve në kuvendin e madh të Dukagjinit që u mblodh në vitet 1601-1602 dhe mori pjesë në kuvendet ballkanike të Kuçit, Prokupit dhe Beogradit. Në planet e luftës për çlirimin e vendit më 1607-1608 ishte parashikuar që, me forcat e malësive, Gjin Gjergji të merrte Shkodrën, dhe të mbyllte shtigjet për të mos lejuar kalimin e ushtrive osmane. Duke çmuar rolin e tij dhe të malësorëve dukagjinas, spanjollët, që synonin të hidheshin në Ballkan, u përpoqën ta bënin për vete, por nuk ia arritën qëllimit.[1]

  1. ^ Studime Historike. 1967. fq. 128. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)