Jump to content

Gjon Mark Gjomarkaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gjon Mark Gjonmarkaj(1938-2003) ka lindur në vitin 1938. Eshte i biri i Markut dhe Martës Gjonmarkaj. Babi i tij, Mark Gjonmarkaj, ka bërë rezistencë kundër komunizmit, deri në vetëflijim, u vra në vitin 1947. Ai u internua në moshën gjashtë vjecare. Gjoni ishtë njohës i gjuhës italiane, franceze dhe gjermane. Gjuhën italiane e ka mësuar me mësues Padër Gardianin (edhe ai i internuar). Frengjishten e mësoi me Z.Zef Gjeta (ish-Kryetar i Bashkisë së Shkodrës në vitin 1944).[1]

Ndërsa, gjermanishten e mësoi në mënyrë autodidakte. Ka punuar në shumë kampet e punës. Në vitin 1956, u regjistrua në Shkollën e Mesme “18 Tetori” dhe cilësohej si nxënës i shkëlqyer. Për shkak të statusit të tij si i internuar nuk mundi të vazhdojë studimet universitare. Pas 46 vitesh u kthye në Shkodër, në shtëpinë e tij. Gjoni u emërua kryetari i Caritas-it në Shqipëri, i cili ndihmojë në ndihma humanitare në të gjithë vendin. Aty ka ndihmuar në rregullimin e kishave, në vecanti në hapjen e shkollve të reja dhe riparimin e tyre. Më pas, u zgjodh deputet nga Parta Republikane në Mirditë. Gjon Mark Gjonmarkaj ndërroj jëtë më 19 Tetor 2003.

  1. ^ Kalvari i grave në burgjet e komunizmit. Tiranë: Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. 2017. fq. 111–113. ISBN 978-9928-168-71-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)