Jump to content

Gjon Radovani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gjon Radovani (lindur në 8 mars 1961) është një arkitekt shqiptar nga Shkodra dhe ish-zëvendës ministër pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban në Shqipëri.[1] Ai është bashkëthemelues dhe drejtor i studios arktitekturore: “Architektur Stadtplanung Design” në Stutgart, si dhe anëtar i “Dhomës së Arktitektëve të Landit Baden-Württemberg”.[2]

Edukimi dhe karriera

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Plani i muzealizimit të Kampit të Tepelenës, projektuar nga Gjon Radovani. Foto nga Loreta Cuka

Gjoni ka studiuar në Universitetet e Heidelberg-ut dhe Shtutgartit për arkitekturë dhe matematikë. Është diplomuar në vitin 1997 për arkitekturë duke marrë titullin “Diplom Ingenieur der Architektur”, e më pas “Master of Science” dhe “Freier Architekt”, titull i dhënë nga Dhoma e Arkitektëve të Baden-Württemberg në Gjermani. Arkitekti shkodran është themelues dhe kryetar i shoqatës humanitare, artistike dhe shkencore “Claim for Dignity“ si dhe i shoqatës artistike “Art Union – Albania”. Në vitin 1997, ai krijoi studion “SPACE – architektur stastplanung design” me seli ne Stuttgart – Gjermani dhe zhvillon projekte te shumta ne Gjermani, Itali, Afrikë te Jugut dhe Shqipëri.[3]

Radovani ka hartuar Planin Urbanistik të qendrës së qytetit të Shkodrës si dhe projektimin, menaxhimin e realizimin e disa ndërtesave polifunksionale në qendër të qytetit të Shkodrës. Arkitekti shqiptar Radovani ka projektuar kishën e shenjtorit të parë jo klerik me ngjyrë në historinë e Kishës, dedikuar Benedict Samuel Tshiman-gadzo Daswa. Kjo kishë e pelegrinazhit është projektuar në Tchachanini, provinca e Limpopo në Afrikën e Jugut.[4] Që nga dhjetori i vitit 2017 Radovani mbulon si këshilltar dhe koordinator për PNUD-in një projekt të quajtur “Kujtesë për të shëruar dhe parandaluar”.[5]

Aktiviteti politik

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në aktivitetin e tij politik vlen të përmendet kontributi i Radovanit në krijimin e Këshillit të Parë të të Huajve në rang europian në vitin 1992. Gjithashtu nga kjo periudhë deri në vitin 1996, z. Radovani ishte përfaqësues i zgjedhur me votë i të huajve në Këshillin Bashkiak të qytetit Heidelbergut.

Muzealizimi i Kampit të Tepelenës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me nismën e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit(AIDSSH), arkitekti Gjon Radovani ka përgatitur konceptualizimin dhe projektimin e ndërtimit të një memoriali në oborrin e ish-kampit të përqëndrimit në Tepelenë.[6] Ky projekt synon transformimin e kompleksit të ish-kampit të përqëndrimit Tepelenë në një muzeu kombëtar të kampeve të detyruara të punës. Gjatë një interviste televizive me moderatoren Jonida Shehu, Gjoni foli për zanafillën e këtij bashkëpunimi:

Para dy vitesh drejtoresha e AIDSSH, Genta Sula më kërkon ndihmë për projektimin e një memoriali ose të një muzeumi në kampin e Tepelenës. Unë u përfshiva në projekt dhe fill pas përfundimit të mandatit mora rolin e këshilltarit për PNDU-in pranë projektit Kujtesë për të shëruar dhe për të parandaluar
  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 5 shtator 2018. Marrë më 10 shtator 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 23 shtator 2018. Marrë më 10 shtator 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  3. ^ http://www.universitetipolis.edu.al/?q=sq/node/1770
  4. ^ https://www.voal.ch/afrika-e-jugut-nje-shqiptar-e-nderton-kishen-e-pelegrinazhit-per-shenjtin-e-pare-me-ngjyre/
  5. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 19 shtator 2018. Marrë më 10 shtator 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  6. ^ http://www.gsh.al/2017/09/01/gjon-radovani-si-do-behet-muzeu-i-kampit-te-tepelenes/