Gjon Simoni
JETA DHE VEPRIMTARIA MUZIKORE
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjon Simoni u lind në Shkodër më 8 shkurt 1936 në një familje me tradita në kulturën shqiptare. Vdiq në Tiranë aksidentalisht më 2 korrik 1999. U aktivizua që në moshë të vogël në jetën muzikore të qytetit të lindjes duke kontribuar si organist në kishën katolike, kontribut të cilin më pas e vazhdoi edhe në Tiranë. Në vitin 1962-1966 ndjek studimet e larta në Konservatorin Shtetëror të Tiranës (sot Akademia e Arteve) për Kompozicion dhe Teori Muzike. Diplomohet me vlerësim shumë të mirë. Emërohet në Gjirokastër ku punon në periudhën 1966-1969 si Shef muzike. Më pas punon si redaktor i programeve muzikore deri në vitin 1980. Në vitin 1980 emërohet Shef i katedrës së Kompozicionit dhe pedagog i orkestracionit pranë Akademisë së Arteve në Tiranë. Në vitet 1993-1994 vijon aktivitetin profesional në Greqi ku jep mësim në shkollën e muzikës dhe mësime private në qytetin Kardhica. Në vitin 1996-1997 emërohet Dekan i Fakultetit të Muzikës pranë Akademisë së Arteve në Tiranë. Pas vitit 1997 e deri sa vdiq shërben si pedagog i lëndës së orkestracionit në Akademi. Në vitin 1995 merr titullin "Profesor". Është nderuar me çmime të ndryshme si dhe tituj ndër të cilët: "Artist i Merituar" në vitin 1989.[1]
Krijimtaria muzikore e Gjon Simonit është e pasur dhe e larmishme, ajo është luajtur në të gjitha aktivitetet e rëndësishme muzikore të Shqipërisë dhe jashtë saj. Në fushën e zhvillimit të mendimit teorik ka dhënë kontribute të rëndësishme si në mediat shqiptare, ashtu edhe në konferenca e seminare të ndryshme jashtë vendit. Ndërkaq kontributi i tij shtrihet edhe në zhvillimin dhe rivlerësimin e krijimtarisë së kompozitorëve shqiptarë të gjysmës së parë të shekullit XX. Punoi për plotësimin dhe për përfundimin e veprës së kompozitorit Tonin Harapi. Në vitin 1999 është nderuar me diplomë nderi nga International Biographical Centre Cambrigde England.
Veprat e tij muzikore (përzgjedhje)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Muzikë dhome
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Tri pjesë për kuartete klarinetash (1995)
- Duet për violë dhe kontrabas (1995)
- Suitë këngësh korçare, për kuartet harqesh (1996)
Muzikë për orkestër
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Suitë për orkestër harqesh me motive nga opera "Mrika" e Prenk Jakovës (1981) [2]
- "Migjeniana", suitë për harqe (1984)
- Suitë nga baleti "Bijtë e Shekullit të Ri" (1985)
- Tre numra nga cikli "Motive Migjeniane" (1986)
- "Stinët e Valëve" koncert për orkestër (1988)
- "Simfoni e Vogël për Harqe" (1990)
- Korale dhe fugë për orkestër harqesh (1994)
- Koncert për piano e orkestër në 3 kohë (1986)
- Baleti "Migjeniana" (vënë në skenë për herë të parë pas vdekjes nga Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit të Tiranës në vitin 2007)
- Ave Maria (1991)
- Fantazi greke për piano dhe orkestër (1994)
- Vepër për harqe (1996)
- "Requiem për Nënë Tereza" (1998)
Muzikë instrumentale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Variacione mbi një temë popullore për flaut dhe orkestër (1975)
- Romancë për flaut dhe orkestër (1976)
- Valle festive për piano dhe orkestër (1976)
- Koncert për violinë dhe orkestër në 3 kohë (1988-1989)
- Kuartet fagotësh (1999) vepra e fundit e tij (e padëgjuar nga autori). Ky koncert është luajtur në 3 korrik 1999 (pas vdekjes së autorit)
Vepra vokale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- "Çelni ju lule, çelni" popullore e përpunuar (1977)
- Këngë popullore e përpunuar me motive të jugut (1977)
- Dy këngë popullore të përpunuara (1977)
- "Xhamadani me gajtan" popullore e përpunuar (1993)
- "De Profundis" kantatë me tre kohë për solist, kor dhe orkestër simfonike
- "Ave Maria" (1991)
- Tre variacione mbi një këngë popullore për solist dhe orkestër
- "Stabat Mater" për solo dhe kor "a cappella" ( 1995)
- "Lule borë" përpunim
- "Për mue paska kenë kismet" përpunim
Muzikë filmash[3]
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Filma për fëmijë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- "Ketri ndihmon shokun" Film vizatimor (1979)
- "Llustra llustra" (1979)
- "Arushi hap tokë të re" (1979)
- "Arushi kërkon babanë" (1981)
- "Ah lepurushi lepurushi" (1982)
- "Orët e Gentit" film vizatimor (1986)
- "Qyteti më i ri" (1974)
Filma artistikë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- "Një vit i gjatë" Film artistik (1987)
- "Kthimi i Ushtrisë së Vdekur" Film artistik (1989)
- "Një djalë dhe një vajzë" Film artistik (1990)
- "Apasionata" (1984)
- "Adoleshentët" ( 1990)
Gjatë periudhës 1986-1999 ka përpunuar rreth 150 këngë popullore dhe mbi 300 orkestrime të këngëve të muzikës së lehtë si dhe ka realizuar mbi 50 aranxhime të pjesëve vokale instrumentale nga literatura shqiptare dhe botërore. Ka orkestruar operën e kompozitorit Pjetër Gaci "Toka jonë" dhe "Përtej mjegullës". Ka bërë shumë shkrime dhe artikuj, kritika letrare artistike të veprave në gazeta të ndryshme si dhe në organe periodike.
Botime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Teksti "Orkestracioni" për studentët e Akademisë së Arteve
- Tekst për shkolla të mesme
- "Simfonia e një jete" për Kardinal Mikel Koliqin botimi 2001 pas vdekjes, Napoli, Itali
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Njeriu, Artisti, Profesori..., Roland Çene, 2006
- ^ Gjon Simoni Suite nga opera "Mrika" e P. Jakoves (Aria e Mares)
- ^ Rekorde në AQSHF për veprat e Gjon Simonit Arkivuar 4 mars 2016 tek Wayback Machine, 2012