Mikel Koliqi
Eminenca e tij Kardinal Mikel Koliqi | |
Emri | Mikel |
Mbiemri | Koliqi |
Lindur më | 25 dhjetor 1900 |
Lindur në | Shkodër, Perandoria Osmane |
Vdiq më | 28 janar 1997 |
Vdiq në | Shkodër, Republika e Shqipërisë |
Kombësia | Shqiptar |
Shtetësia | osmane, shqiptare |
Profesioni | Klerik Katolik, Arqipeshkv i Shkodrës, Kardinal |
Mikel Koliqi (Shkodër, 25 dhjetor 1900 - 28 janar 1997) ka qenë prift, muzikant dhe kardinali i parë shqiptar i Kishës Katolike.
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Familja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind më 25 dhjetor 1900, i biri i Shan Koliqit dhe Ages së Cuk Simonit, nga lisi i tamblit ishte nip Parrucejsh,[1] familje reshpere shkodrane fort e kamur. Ndërsa lisi i gjakut i tij kishte origjinën prej Lotajve të Shalës së Dukagjinit, e rënë në krahinën e Anamalit rreth vitit 1700 së pari, e pastaj u vendosën Shirokë. Prej një të pari i mbeti llagëpi Kolaj, të cilës iu vendos prapshtesa -iqi prej tregtisë të vazhdueshme me Malin e Zi.[2] Ishte i pari ndër fëmijët, pas tij vinte Ernesti, Leci, Guljelmi, Margerita, Viktori dhe Terezina.[3]
Shkollimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mësimet fillore i mori në vendlindje në Kolegjin Ksaverian të drejtuar nga etërit jezuitë. Për shkollimin e mesëm, jezuitët e nisën në kolegjin "Cesare Arici" në Breshia. Më pas u regjistrua në kolegjin Vilorez në Monza më 1919, më 1924 u regjistrua në një shkollë teknike në Bari. Më pas vijoi studimet në Politeknikun e Milanos, ku edhe ndjeu thirrjen për rrugën e fesë dhe e la politeknikun. Më 1931 kreu studimet për teologji e filozofi në seminarin arqipeshkvnor në Milano. Më 30 maj të atij viti u shugurua meshtar në Kishën e Jezuitëve të Shkodrës nga arqipeshkvi Imzot Lazër Mjeda dhe u emërua famullitar në dioqezën e Shkodrës.[4]
Muzika
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 1932 themelo korin e Katedrales të quajtur "Scuola Cantorum". Kompozoi dhe realizoi në skenë tri melodrama të Dom Ndre Zadejës. Kompozoi edhe 30-40 pjesë të ndryshme korale.
Publicistika
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga viti 1938 e deri më 1944 qe redaktor i së përkohshmes Veprimi katolik shqiptar dhe drejtor i Kumona e së diellës.[4]
Përndjekja nga diktatura komuniste
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 3 shkurt 1945 arrestohet nga autoritetet komuniste dhe dënohet me dy vjet burgim ngaqë kishte dëgjuar radio të huaja. Arsyeja e vërtetë ka qenë më me gjasë veprimtaria politike e të vëllait, Ernestit, gjatë pushtimit italian. Më pas u lirua për t'u arrestuar sërish më 1946, i dënuar me 5 vjet burgim. Më pas u lirua dhe arrestua sërish më 1951, kur u dërgua në kampet e punës në Gradishtë, Kuç, Gjazë, Beden, Orman, Savër, Ballsh e Zejmen. Dënimet e tij të bërë së bashku shumojnë në 21 vjet heqje lirie dhe 21 vjet punë të detyruar.
U lirua më 1986 për arsye moshe.
Urdhërimi kardinal
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 11-24 korrik 1995 u urdhërua kardinal xhakua i Kishës së të Tërshenjtëve në Via Appia Nuova pranë Romës dhe më pas u ngrit kardinal nga Papa Gjon Pali II, duke u bërë kështu i pari kardinal shqiptar.[4]
Ndërroi jetë më 28 janar 1997, u varros në kriptën e Katedrales së Shkodrës.[5][6]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Camaj M., Fjala qet fjalën - Në rasën e gjashtëdhetëvjetorit të lindjes së Ernest Koliqit, "Shêjzat",
- ^ Hamdi, Bushati (1999). Shkodra dhe motet: (traditë, ngjarje, njerëz...). Shkodër: Idromeno. fq. 202.
- ^ Demo, Elsa (22 janar 2009). "Viktor Koliqi i fshehti dhe i ndjeshmi vëlla shkrimtar: "Hylli i Dritës" rizbulon pas gjysmë shekulli vëllain shkrimtar të Ernest Koliqit". Shekulli. Tiranë: Shekulli (2529): 20–21.
- ^ a b c Elsie, Robert (2013). "A Biographical Dictionary of Albanian History" (në anglisht). I.B. Tauris. fq. 247. ISBN 9781780764313. Marrë më 2 mars 2018.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ "Mikel Koliqi". catholic-hierarchy.org (në anglisht).
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ "Historiku i Katedrales së Shkodrës". Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2020. Marrë më 2 mars 2018.