Gjuhët keltike

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Keltik
Flitët në Irlandë, Irlandë Veriore, Skoci, Uells, Bretanjë, Kornuall, Ishulli i Njeriut
Flitët në Evropa veriore
Taksonomia
Filogjeneza Gjuhët indo-evropiane
 Gjuha keltike
Kodet e klasifikimit
ISO 639-5 cel
Celtic expansion in Europe.png

Gjuhët keltike janë gjuhët që rrjedhin nga proto-keltishtja, një degë e gjuhës proto-indoevropiane. Dikur të shtrirura në një pjesë e gjerë të Evropës, sot mbijetojnë vetëm në Bretoninë, n'Irlandë dhe në Britaninë e Madhe.

Kurse në kohët e lashta, gjuhët keltike më të përhapura në Evropë : vendet me popujtë që folën gjuhët keltike ishin Franca (në ato kohë, ai vend ishte Galia), Belgjika, Zvicra, Austria, Gjermania Jugore, Çekia, Sllovakia, Hungaria, Sllovenia, Italia Veriore (por Venecia ishte një ishull jo-keltik, por venetik, në det keltik), Spanja Veriperëndimore, Portugali Verior e Qendror, Britania dhe Irlandi. Kishte dhe fisë keltik në Rumani, në Bullgari, në Anadolli (Galatia), në Kroaci (Iapodes), në Bosni (Scordisci, Dindari, Celegeri), në Serbi e në Kosovë.

Mes gjuhëve keltike, ka një ndarje filogjenike sipas trajtimi i fonës *kw nga proto-keltishtja. Gjuhët "P-Keltik" e ndryshuan për p, por jo në gjuhët "q-keltik" (kw-keltik). Fona "*p" ishte e munguar në proto-keltisht. Por me nje fonë *p të re ishte krijuar në gjuhët "p-keltike" nga *kw. Për shëmbull, fjala për "katër" ishte kʷetwóres në proto-indoevropiane, kʷetwares në proto-keltisht, petuar në Galisht e peduar në Brithonik ("P-Keltik"), por cethair në Irlandishtja e Vjetër ("Kw-Keltik"; kw u bë k më pas).

Gjuhë keltike të njohura në kohët e lashta përfshijnë:

  • Brithonikja -- "P-Keltik" gjuhë të Britanisë, është stërgjyshi i Uellsishtes, të Bretones, e të Kornikes.
  • Galishtja -- "P-Keltik" gjuhë, folur nga galët e Francës (Galisë), Zvicrës, Gjermanisë Jugore, dhe Belgjikës. Më pas të pushtimit galik në Itali Veriore, dialekti Galishtja Cispadane (ose Galishtja Cisalpine) u zgjeroi në Itali Veriore (Galia Cisalpine/Padane për romakët).
    • Lepontikja -- dialekt divergjent në Itali Veriore. Statusi i saj është i kontestuar.
    • Galatishtja -- dialekt divergjent në Anadolli Qendrore (Galatia për grekët e romakët), rreth Ankaras
  • Norikja -- Një gjuhë "P-Keltik" në Austri e Slloveni
  • Keltoiberiane -- Një gjuhë "Kw-Keltik" në Spanjë
  • Galajkiane -- Një "Kw-Keltik" në Spanjë veriperëndimore e në Portugal
  • Irlandishtja e Vjetër (ose Gaelikja) -- Gjuha "Kw-Keltik" të Irlandit, dhe stërgjyshi i Irlandishtes së sotme. Një dialekt verior edhe është stërgjyshi të Gaelikes Skoceze e të Manezes.

Disa gjuhë romance që zëvendësuan gjuhë keltike u ndikuan nga gjuhët keltike -- prandaj në gjuhësi historikale ato gjuhë kanë substratë keltik. Kanë shumë fjalë keltike, dhe ndikime në fonologji, sintaks e mbase morfologji. Gjuhët romance që gjuhësorë historikale mendojnë janë me substrat keltik perfshijnë : frëngjisht, arpitan, oqitan, katalanisht, spanjisht, asturianisht, portugisht, galoitalike, romanço, ladine e friuliane. Ndikimet janë më të forta në frëngjisht, arpitan, romanço e galoitalike.