Gjuha (komunikim)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gjuha është mjeti kryesor i komunikimit të njërëzve dhe ka të bëjë më përdorimin e simboleve për t'u kumtuar mesazhe të tjerëve apo vetvetes. Gjuha na lejon të shprehim ide që nuk kanë të bëjnë me të tashmen. Ne mund të bisedojmë për të shkuarën, për të ardhmen dhe për të tashmen. Një nga pikat ku ne ndryshojmë prej kafshëve të ulta është aftësia jonë e zhvilluar për ta mësuar dhe për ta përdorur gjuhën me lehtësi.

Psikolinguistika është studimi psikologjik i mënyrës sesi i konvertojmë tingujt e gjuhës në simbole që kanë kuptim e që mund të përdoren për të komunikuar me të tjerët. Psikolinguistët merren me proçeset kognitive që aktivizohen kur mësojmë dhe përdorim gjuhën.

Struktura e gjuhës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gramatika. Shumë fjalë mund të gjenden në një fjalor të tipit të madh, por asnjëri nuk do të përpiqej të botonte një listë të të gjithë fjalive të një gjuhe. Ne arrijmë të kuptojmë një fjali megjithëse nuk e kemi dëgjuar asnjerë më parë. Një gjë e tillë arrihet në sajë të njohjes se rregullave të një gjuhe. Ky sistem rregullash i quajtur gramatikë mund të përdoret mund të përdoret pafundimisht për të krijuar dhe kuptuar fjalitë e pafundme. Cdo njohës i zakonshëm i një gjuhe e njeh gramtikën e saj. Termi gramatikë përfshin rregullat për tingujt (fonemat), për strukturën (sintaksën) dhe për kuptimet (semantika) e një gjuhe.

Elementet themelore të gjuhës. Gjuha përbhet nga tinguj kryesorë të të folurit që quhen fonema. Tingulli n është i ngjashëm në fjalët nënë, nëntor dhe natë dhe kështu përfaqëson një fonemë. Disa gjuhë kanë vetëm 15 fonema, ndërsa disa të tjera kanë deri në 85 fonema. [1] Gjuhë të ndryshme kanë fonema të ndryshme dhe është shumë e vështirë të mësosh një gjuhë të huaj, e cila përmban fonema që nuk gjenden në gjuhën amtare. Bashkimi i fonemave formon morfemat, njësitë më të vogla me kuptim, të një gjuhe. Shumë morfema janë fjalë si p.sh., ha, pres, qep. Morfema të tjera janë parashtesa ose prapashtesa të cilat duhet të bashkohen me morfema të tjera për të formuar fjalë me kuptim. 40 fonemat e gjuhës angleze mund të bashkohen për të krijuar 100.000 morfema, t"La Mer (De)" (Smith) cilat mund të bashkohen për të krijuar mbi 500.000 fjalë të gjuhës angleze.

Sintaksa përbën nënsistemin e rregullave gramatikore që rregullon rendin e fjalëve në fjali. Rregullat e sintaksës ndihmojnë për të strukturuar gjuhën duke rregulluar mënyrën sesi emrat dhe foljet formojnë togfjalësha, të cilat nga ana e tyre formojnë fjali. Në një fjali me 5 fjalë ekzistojnë 720 rende të mundshme fjalësh, por vetëm njeri prej tyre është i drrejtë nga ana sintaksore. Ne e mësojmë sintaksën në fëmijërinë e hershmedhe zakonisht arrijmë të identifikojmë kur dicka është gabim megjithëse ne mund të mos jemi të aftë t'i shpjegojmë rregullat. [2]

Semantika përbën kuptimin e gjuhën dhe merret me studimin e saj. Pikëpyetja qëndron sesi mësojmë t'i bashkojmë fjalët me njera-tjetrën për të ndërtuar fjali me kuptim. Ekzistojnë disa teori semantike, Rregullat e sematikës mësohen në moshë shumë të re. Psikolinguistët bëjnë dallim midis strukturës së jashtme dhe strukturës së brendshme të fjalive. Fjalitë mund të kenë strukturë të jashtme të ndryshme, por strukture të brendshme të njëjtë, kuptim të njëjte. P.sh., "Alfredi puthi macen.", "Macja u puth nga Alfredi.". Ne jemi të aftë të lidhim strukturën e jashtme dhe të brendshme të fjalëve me anë të rregullave gramatikore transformuese. [3] Këto rregulla na lejojnë të kapim idetë (strukturat e brendshme) dhe t'i konvertojmë ato në fjali më kuptim (strukturat e jashme). Trajtimi i një gjuhe bëhet në dy mënyra; Botom-up (procesimi nga poshtë lart) dhe Botom-down (procesimi nga lart poshte). Kur duam të komunikojmë dicka ne fillojmë me një mendim me kuptim, zgjedhim shprehjet për të shprehur mendimin, artikulojmë tingujt të cilat përbëjnë fjali. Këtë proces psikolinguistët e quajnë Botom-down. Kur duam të kuptojmë gjuhën që flitet nga një tjetër person, ne fillojnë, zakonisht, të dëgjojmë tingujt e ligjëratës dhe i interpretojmë ato si fjalë me kuptim, të harmonizuara së bashku me fjali dhe që bartin mendime me kuptim. Këtë proces psikolinguistet e quajnë Botom-up .

Zhvillimi gjuhësor i fëmijëve[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bebet e porsalindura shpesh artikulojnë tinguj disa minuta pasi kanë ardhur në jetë. Megjithëse historikisht është menduar se lëshojnë britma të rastit deri në momentin kur fillojnë të flasin. Më 1971 studiuesit përcaktuan katër stade të krijimit të tingujve gjatë vitit të parë të jetës.[4] Stadi i parë ndodh kur bebet fillojnë të qajnë gjatë lindjes. Stadi i dytë i cili fillon rreth muajit të dytë dhe karakterizohet nga gugatja. Rreth muajit të gjashtë bebet fillojnë të murmurasin dhe kjo përben stadin e tretë. Murmuritja mund të përmbajë tinguj nga shumë gjuhë dhe jo vetëm nga ajo amtare. Në stadin e katërt i cili fillon rreth moshës 1- vjecare shfaqen fillesat e lindjes së një model i të folurit. Në moshën 2- vjecare zhvillimi gjuhësor karakterizohet nga të folurit telegrafik dhe përben stadin e peste. Më vonë në moshën 3-4 vjecare fjalitë e ndërtuara nga fëmijet bëhen më komplekse, ato përdorin kohën e shkuar.

Teoritë e zhvillimit gjuhësor[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kudo në botë fëmijët mësojnë t'i krijojnë të gjitha strukturat themelore të gjuhës brenda tre viteve të para të jetës che në moshën 5 - vjecare ato zotërojne një fjalor prej disa mijëra fjalësh. Fëmijët që rriten që herët në mjedise dy-gjuhësore mund t'i mësojnë që të dyja në mënyrë të rrjedhshme dhe pa thekse të huaja. Kur një person rritet bëhet gjithnjë e më e vështir të mësoj e të flasë një gjuhe të huaj rrjedhshëm. Bashkëveprimi social është themelor për përvetsimin e gjuhës së folur dhe për mosharrimin e saj. Duke u nisur nga fakti se foshnjat dhe fë mijët kanë nevojë të jenë pranë njerëzve të tjerë për të përvetsuar gjuhën normalisht B. F. Skinner argumentoi se përforcimi është një element themelor në përvetsimin e një gjuhe.

Teoria biologjike psikolinguistike. Kur psikolinguistët po e kuptonin gjithnjë e më mirë kompleksitetin e gjuhës që përdorin të rriturit, u duk e pamundur që një fëmije të mund të pervetsonte vetëm nëpërmjet imitimit dhe përvetsimit të gjitha rregulat e kërkuara të gjuhës. Kështu ato arritën në konkluzionin se fëmijët janë të programuar biologjikisht për ta përvetsuar gjuhën. Një shkollë mendimi shprehin se fëmijët lindin me një aparat për përvetsimin e gjuhës (APGJ), i cili u mundëson atyre të interpretojnë të folurit e të rriturve dhe të ndërtojnë fjalitë e veta me rregulla të sakta gramatikore.[5]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Bourne, L., Dominowski, R., Loftus, E., & Healy, A. (1986). Cognitive processes. Englewood Cliffs, Nj: Prentice-Hall.
  2. ^ Chomsky, N. (1965). Aspects of the theory of syntax. Cambrige, MA: MIT Press.
  3. ^ Chomsky, N. (1968). Language and mind. New York: Harcourt Brace Jovanovich.
  4. ^ Kaplan, E., & Kaplan, G. (1971). The prelinguistique child. In J. Elliot (Ed.), Human development and cognitive processes. New York:Holt, Rinehart & Winston.
  5. ^ Chomsky, N. (1965). Aspects of the memory of syntax. Cambridge, MA: MIT Press.