Jump to content

Gjumi mbi borë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gjumi mbi borë është roman i shkrimtarit shqiptar Ridvan Dibra, botuar më 2016.

Romani rrëfehet prej perspektivës oneirike. Romani ka dy linja: linja e parë rrëfen ngecjen e mësuesit në borë, kurse linja e dytë që shfaqet si digresion, tregon historinë vetjake të mësuesit në fshat.[1]

Narratori, një mësues fshati, ka ngecur në borë dhe mundohet t'i bëjë ballë gjumit, nga frika se po të flejë, mund të shqyhet nga ujqit ose mund të ngrihet për vdekje. Ndërkohë ai rrëfen historinë e lidhjes së tij me fshatin dhe banorët e tij.[1]

Pasi mbaron storja, shfaqet autori dhe komenton veprën e vet.[1]

Ledia Dushi ka lëvduar gjuhën e Dibrës në roman, të cilën e ka quajtuar "fort poetike". Sipas Dushi, ajo i mundëson atij "një mënyrë të shkruari të kthjellët, edhe pse të kursyer në dukje, dhe e prerë deri në krijimin e një imazhi të kjartë"[2]

  1. ^ a b c Apolloni, Ag (8 nëntor 2016). "Frekuencat e romanit "Gjumi mbi borë"". Zëri. Marrë më 10 nëntor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Ledia Dushi (26 nëntor 2016). "Ridvan Dibra: Shkruesi i Vetëve apo Shpikësi i Vetmisë". Gazeta Mapo. Arkivuar nga origjinali më 18 maj 2017. Marrë më 10 nëntor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)