Kalaja e Skelës
Gjurmët e Kalasë së Vlorës | |
---|---|
Vendndodhja | Vlorë, Qarku i Vlorës, Shqipëri |
Koordinatat | 40°27′18″N 19°29′07″E / 40.4550725°N 19.4853687°E |
Organi drejtues | DRKK Vlorë |
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Kriteret | I |
Nr. i referencës | VL032 |
Kalaja e Skelës është një monument i trashëgimisë kulturore në rrethin e Vlorës, në qarkun e Vlorës, Shqipëri [1] Kalaja është ndërtuar nga Sulejmani i Madhërishëm në vitin 1531. Kalaja ka qënë rreth 4 kilometra larg nga qyteti. Kështjella e Skelës ka ekzistuar e plotë dhe e mirëmbajtur deri në fillim të shekullit XX. Për fat të keq ajo u shkatërrua në vitin 1906, gurët e mureve të saj u përdorën si material për të ndërtuar rrugën Vlorë-Skelë. Në vitin 1978, gjatë punimeve për hapjen e themeleve për ndërtimin e Pallatit të Sportit në Vlorë, punëtorët hasën në gjurmët e mureve të kalasë shumëshekullore. Megjithatë, gjurmët u mbuluan dhe, ato çka kishin mbetur nga kështjella, humbën nën themelet dhe muret e pallatit të sportit Flamurtari [2].
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Historianit turk Evlia Çelebiu ka dëshmuar se kalaja kishte formë tetë-këndore, 15 metra e lartë dhe gjatësinë e një brinje e kishte 90 metra, largësinë mes dy këndeve e kishte 205 metra dhe rrethohej nga një kanal 9 metra i gjerë, që e lidhte atë me detin [2].
Nga një studim më i detajuar rezulton se historia e këtij objekti është edhe më e hershme. Sipas historianëve vlonjatë, pararendësja e tij është e ashtuquajtura “Kështjella veneciane”. Vlora e mesjetës shtrihej përgjatë Skelës së sotme, pranë kështjellës tetë-këndore të rrënuar. Ajo përkon me kështjellën “Castrum Avellonen” e kohës së mesme, të shekullit XIII dhe kishte prejardhje bizantine. Madje, këtu historianët zbulojnë një fakt interesant, që lidhet me një dokument të 7 shtatorit të vitit 1284, kur, Mbreti Karl Anzhu, lavdëron kështjellarët e Vlorës për kujdesin që kishin treguar për mbrojtjen e kështjellës. Në këto kushte, saktësohet se në vitin 1466, Vlora ishte e kërcënuar prej flotës evropiane dhe për këtë arsye, turqit forcuan kështjellën e dikurshme Kështjellën veneciane. Osmanët e mbajtën atë qendër, si pikë detare me rëndësi për të mbrojtur kufijtë perëndimorë të perandorisë nga çdo kërcënim apo sulm që mund të vinte [2].
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I VLORËS (PDF). Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 5 korrik 2018. Marrë më 15 korrik 2017.
- ^ a b c "Historia e 'humbjes' së Kalasë së Skelës- Kalaja me vlera të rralla historike". ata.gov.al. Agjencia Telegrafike Shqiptare. 4 shkurt 2014. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 2 shkurt 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ky artikull në lidhje me Shqipërinë është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |