Jump to content

Goranët

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Gorani)

Goranët janë popullsi që flasin gorançe, një dialekt sllav që përngjet me maqedonishten. Goranët jetojnë në krahinën e Gorës, që sot ndahet mes shteteve të Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë, krahinë nga ku e marrin dhe emrin. Gora si krahinë me 55 fshatra, ka pasur si qendër administrative Vranishtin deri në vitin 1923, që në dokumentet arkivore kjo qendër është trajtuar me emrin e “Kazaja e Gorës dhe Opojës” në të cilën kjo e fundit ka 19 fshatra.

Goranët në Shishtavec, Shqiperi

Veshja e popullit të Gorës, kanë të njëjtën formë dhe përmbajtje me veshjet e krahinave të Opojës, Lumës, Tetovës e më gjerë. Kjo tregon se veshja gorane, i ka të gjitha elementet e saj të veshjes së popullsisë të krahinave shqiptare. Sipas studiuesit Qemal Mataj, Gora bënte pjesë në territorin verilindor të shtetit të Arbërit edhe trojeve të kësaj krahine, dhe ishte nën sundimin serb, i cili ushtroi sllavizimin e emrave të fshatrave të Gorës. Si në mjaft krahina të Shqipërisë, që kanë qenë objekt i pushtimit serb, edhe në krahinën e Gorës e më gjërë, ishte bërë një imponim i tillë nga këta pushtues me ndryshimet, që u kanë bërë emrave shqip me emra sllave, duke përdorë parashtesat dhe prapashtesat sllave. Të tilla ndryshime kanë bërë edhe në fshatrat e krahinës së Gorës, si p.sh. në fshatin Borje janë bërë ndryshime në emërtimin e fshatit dhe të vendeve përreth tij dhe konkretisht Boro (Borje), Pishë (Pishec), Lisi (Lisena), Ulan (Ulançe) Rras (Rrasannçista), Mal (Malina), Kashtë (Kashtarnik), Damat (Damatova) et. Ndryshime emrash, kanë pësuar edhe emrat e fshatrave të krahinës së Gorës, siç janë Brrut (Brot), Sapot (Zapot), Orgust (Orgosta), Rrap (Rapç), Shishe (Shishtavec), Kola (Kollovoz) etj. Pavarësisht nga këto ndryshime, që janë bërë një pjesë e emrave të fshatrave të Gorës, kanë mundur t’i rezistojnë imponimit të pushtuesit serb, si emrat e fshatrave Pakisht, Oreshkë, Orçikël, Kukalan, Vranisht etj[1].

Fakte të tjera që vërtetojnë përkatësinë shqiptare të goranëve janë mbiemrat (emrat e fiseve). Disa emra fisesh të fshatrave të Gorës janë :

  1. Zapod : Ferri, Mangaj, Krasniqi, Shllaku, Mataj, Alinci etj.
  2. Pakisht : Bajraktari, Purova, Meçkaj, Hoxha etj.
  3. Kosharisht : Hasanaj, Murataj, Mustafaj etj.
  4. Orçikël : Gashi, Hoda, Krasniqi, Mujaj etj.
  5. Orgjost : Qevani, Osmanaj, Kalimashi, Seferi, Hoxha etj.
  6. Cërnalevë : Durmishi, Hodaj, Hoxha, Hajdari, Xhaferi etj.
  7. Oreshkë : Memishi, Nuredini, Sejranaj etj.
  8. Shishtavec : Kingji, Bala, Bela, Basha, Kasta, Çeliku, Grisha, Çaka, Uka, Ballabani, Përnari, Biçaku, Sokoli, Haxhiaj, Hoxha etj.
  9. Peć  : Ceku, Kolić, Uka, Kastratić, Krasnić, Morić etj.

Siç shihet, në të nëntë fshatrat e Gorës (në Shqipëri) shumica e emrave të fiseve, janë shqipe dhe në asnjë fshat të kësaj krahine, nuk ka asnjë emër sllav.

Fakte të ngjashme dallohen dhe në zonën e Gorës që sot është në shtetin e Kosovës. Në zonën e Opojës e Dragashit kemi emra fisesh si : Bajzovci (nga emri shqip bajzë i shpendit Fulica), Baljevci (nga antroponmi shqip Balë,-a), Bibarovci (nga antroponimi shqip Bib nga lat. Bibius, Vibius), Bufle (nga shq. buf,-i „hut” zool. noctua, nottola, ulula, alocco,) ; Cakovci (khs. emrat shq. Cak, u/ Cakë/a ), Cekovci (khs. mbiemrin shq. Ceka), Ćafševci (khs. shq. Qaf'-lesh ) ; Krčovci (khs. variantin shqip të emrit Kërçovë të qytetit, sllav. Kičevo) ; Kokljevci (khs. mbiemrat e shqiptarëve Koka, Kokaj); Kolješevci (khs. mbiemrat e shqiptarëve Kolaj, Kolshi, Koleci etj.); Lekovci (khs. mbiemrat e shqiptarëve Leka, Lekaj), Likovci (khs. antroponimin e shqiptarëve Lik dhe emrat e vëllazërive Likaj, Liku etj.) ; Ljokanovci (khs. mbiemrin e shqiptarëve Lokaj), Luminci (khs. antroponimin e shqiptarëve Lum dhe emrat e vëllazërive Lumaj, Lumi dhe emrin Luma të lumit e të regjionit) ; Malezinci (nga emri i një vendi të quajtur Mali i Zi, që ishte në këtë regjion); Rendovci (nga fjala shqipe rendës „vrapues”) ; Shatinci (nga fjala shqipe shat, fshat „katund”) ; Shukekinci (nga trajta e shkurtër shqipe Shuk e antroponimit të shqiptarëve Pashk) ; emrat e vëllazërive aktuale Doda e Kuši në Restelicë, Kokle në Zlipotok, Buza, Čapar, Karpać, Koljo, Lika, Lila, Ljuša, Paljoš e Ziza në Brod[2]. Goranët kanë marrë pjesë dhe në lëvizjet për çlirimin e Kosovës, dhe në luftë kundra serbëve në vitet 1912-1913[3].

Thuhet se gjatë luftës në Kosovë, disa nga Goranët kanë qenë në anën e Jugosllavisë.[4]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ http://pashtriku.beepworld.de/files/Histori/shpalime/qemal_mataj_goranet.27.06.08.htm
  2. ^ http://pashtriku.beepworld.de/files/Histori/histori_2011/skender_gashi_goranet_boshnjaket_11.10.11.htm
  3. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 17 dhjetor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  4. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 10 qershor 2020. Marrë më 10 qershor 2020.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)