Greta Thunberg

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Aktivistja dhe ambientalistja Greta Thunberg me shenjën "Skolstrejk för klimatet" (Grevë shkollore për klimën)

Greta Tintin Eleonora Ernman Thunberg[1] është një aktiviste adoleshente për mbrojtjen e klimës nga Suedia. Në vitin 2018, ajo ishte inicuese e protestave të nxënësve të shkollave në Suedi, të cilët nuk ndoqën procesin mësimor për të protestuar kundër ndryshimeve klimatike. Para zgjedhjeve parlamentare të vendit me 9 shtator 2018, ajo u nis për në grevë çdo ditë gjatë orëve të mësimit për 3 javë, para parlamentit, në Stokholm.[2]

E lindur më 3 Janar 2003, Greta u bë e njohur në mbarë botën falë aktivizmit të saj dhe fjalimit në dhjetor 2018, në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, të mbajtur në qytetin e KatovicësPoloni.

Më 4 dhjetor 2018, në fjalimin e saj Thunberg adresoi rëndësinë e ndryshimeve klimatike duke thënë:[3]

"Ajo çfarë unë shpresoj të arrijë në këtë konferencë është që të gjithë ne të kuptojmë se po përballemi me një rrezik të vazhdimësisë së ekzistencës sonë. Kjo është kriza më e madhe me të cilën njerëzimi është përballur ndonjëhere. Duhet fillimisht ta kuptojmë dhe më pas sa më shpejtë të jetë e mundur, të bëjmë diçka për ndalimin e emetimeve dhe për të shpëtuar aq sa ka mbetur për tu shpëtuar."

"Efekti Greta"[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shtator 2019 climate strike ne Gjeneve

Thunberg ka frymëzuar një numër të madh të bashkëmoshatarëve të saj në moshë shkollore në atë që është përshkruar si "Efekti Greta". [4] Në përgjigje të qëndrimit të saj të hapur, politikanë të ndryshëm gjithashtu kanë pranuar nevojën për tu përqëndruar mbi ndryshimin e klimës. Sekretari britanik për mjedisin, Michael Gove, tha: "Kur ju dëgjova, ndjeva admirim të madh, por edhe përgjegjësi dhe faj. Unë jam i brezit të prindërve tuaj, dhe e pranoj që nuk kemi bërë gati sa për të adresuar ndryshimin e klimës dhe krizën më të gjerë mjedisore që ne ndihmuam për të krijuar ". Politikani i punës Ed Miliband, i cili ishte përgjegjës për prezantimin e Akti i Ndryshimit të Klimës 2008, tha: "Ju na zgjuat. Ne ju falënderojmë. Të gjithë të rinjtë që kanë dalë në grevë kanë mbajtur një pasqyrë për shoqërinë tonë ... ju na keni mësuar të gjithëve një mësim vërtet të rëndësishëm. Ju keni qëndruar larg nga turma. "

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Alle Infos & News zu Greta Thunberg | RTL.de". rtl.de (në gjermanisht). Marrë më 2019-12-15.
  2. ^ http://dritare.net/ambjentalistja-15-vjecare-qe-kerkon-politika-te-reja-ne-suedi/
  3. ^ https://www.theguardian.com/environment/2018/dec/04/leaders-like-children-school-strike-founder-greta-thunberg-tells-un-climate-summit
  4. ^ Stampa:Ite citoni web