Grete Mostny

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Grete Mostny (17 shtator 1914 – 15 dhjetor 1991) ishte një çifute austriake e cila u bë një udhëheqëse e antropologjisë kiliane. Ajo u lind në Austri, por duhej të largohej për shkak të ngritjes në pushtet të nazistëve. Ajo shkoi në Belgjikë për të përfunduar studimet e saj, para se të nisej për në Kili. Në fund të luftës, ajo u ftua përsëri në Austri, por preferoi që të bëhet një kiliane e natyralizuar. Ajo udhëhoqi një numër të hulumtimeve arkeologjike si dhe Muzeun Kombëtar Kilian të Historisë Natyrore.

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mostny lindi në Linz në 1914. Ajo u regjistrua në Universitetin e Vjenës, por asaj i duhej të lë vendin dhe studimet në vitin 1937 për shkak të ngritjes në pushtet të nazistëve. Ajo deri në atë kohë kishte përfunduar disertacionin e saj në rrobat e Egjiptit të lashtë dhe një pjesë të provimeve të saj, por asaj i duhej të kompletojë doktoraturën e saj në Bruksel, në Belgjikë, në vitin 1939. Ajo kishte marrë tashmë pjesë në kërkimet arkeologjike, edhe në Luxor edhe në Kajro të Egjiptit. Ajo u largua me të vëllanë e saj, Kurt, dhe nënën e saj në Kili.[1] Kili pranoi një numër të madh të refugjatëve gjerman në vitin 1939. Në Kili, tashmë ishte formuar një komunitet i rëndësishëm gjerman, por kjo ishte gjithashtu një burim i anti-simitizmit.[2]

Në fund të luftës, ajo ishte e ftuar përsëri në Austri, por ajo ka preferuar që të bëhet një kiliane e natyralizuar në vitin 1946.[1]

Ajo udhëhoqi një numër të madh të kërkimeve arkeologjike në Amerikën e Jugut. Në vitin 1954 ajo ishte e përfshirë kur muzeu i saj mori në dorëzimi Mumjen Plomo. Kjo mumje ishte mbetja e një fëmije që gjendej në mal, ku ishte sakrifikuar nga Inkasit.[1]

Mostny mori nga Humberto Fuenzalida Villegas (es) dhe e udhëhoqi Muzeun Kombëtar Kilian të Historisë NatyroreSantiago nga viti 1964 deri në vitin 1982.[1]

Mostny vdiq nga kanceri në Santiago, në vitin 1991.

Trashëgimia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Universiteti i Vjenës në regjistrin e të dhënave të saj të biografisë e mban si një studente të dëbuar dhe viktimë e Nazizmit.[1] Universiteti jep një çmim për disertacion në nder të Grete Mostny.[3] Çmimin është për një disertacion në fakultetin e Studimeve Historike dhe Kulturore dhe atë e ka dhënë që nga viti 2013. Disertacioni i Mostny është ruajtur në formë qeramike në një minierë kripe në Hallstatt.[4]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b c d e Grete Mostny, Memorial for the victims of National Socialism, University of Vienna, Retrieved 9 November 2015
  2. ^ Frank, Ben G. (23 September 2010). A Travel Guide to the Jewish Caribbean and Latin America. Pelican Publishing. ff. 407–.  978-1-4556-1330-4. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Grete-Mostny-Dissertationspreis for Barbara Hausmair, 2014, uni-konstanz.de, Retrieved 9 November 2015
  4. ^ Grete-Mostny-Dissertationspreis, University of Vienna, Retrieved 9 November 2015