Grupi i tempujve Bhutanatha në Badami
15°55′15″N 75°41′16″E / 15.92083°N 75.68778°E
Grupi i tempujve Bhutanatha në Badami (në gjuhën kanada ಭೂತನಾಥ ದೇವಾಲಯಗಳ ಗುಂಪು, ಬಾದಾಮಿ) janë tempuj hindu të shekujve tw VII deri në të XII në lindje të liqenit Agastja në Badami, shtetin Karnataka të Indisë. Ai përbëhet nga dy nëngrupe – një i quajtur Grupi Lindor Bhutanatha ose Grupi kryesor Bhutanatha nga shekujt e VII-VIII kryesisht në stilin arkitekturor dravida; tjetri i quajtur Grupi Verior Bhutanatha ose Grupi Mallikarxhuna nga shekulli i XI deri në të XII kryesisht në Arkitekturën Nagara.[1][2] I Pari ilustron arkitekturën Badami Chalukya, ndërsa i dyti bashkë me tempullin e afërt Jellama Arkitekturën Chalukya perëndimore.[3]
Grupi kryesor Bhutanatha
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Grupi kryesor Bhutanatha (700–725 i e.s.) është kompleksi më i vjetër i tempujve hindu në lindje të liqenit Agastya Tirtha. Tempulli më i vjetër në këtë grup është tempulli i madh kryesor. Ai ka një gudha-mandapa me katër kolona masive qendrore (pjesërisht tetëkëndore, kubike dhe të rrumbullakta në njërin krahë). Kjo mandapa lidh njw shenjtërore të vogël me plan katror me njw Shiva linga. Mbi shenjtëroren është superstruktura tre-katëshe (tritala) në stilin dravida. Pjesa e poshtme përbëhet nga një padabandha dhe kumbha. Muret e vimanas kanë karna me shtylla të stilit Brahmakanta. Nasisi i mureve pikturon koka kinarash (sipas [[mitologjia hindu|mitologjisë hindu, muzikantë qiellorë të lidhur dashurinë, gjysmë njeri dhe gjysma tjetër ose kalë ose shpend) dhe gandharvash (sipas mitologjisë hindu hyjni minore, zakonisht të paraqitur si këngëtarë ose muzikantë). Kati i dytë i superstrukturës përsërit katin e poshtëm më të madh, dhe kati i tretë është sa gjysma e të dytit në përmasa, duke përsëritur gjithashtu të njëjtit elementë në një formë ritmike. Një katror vedi i kryesuar me njw shikhara të shkurtër pëfundon superstrukturën.[4]
Imazhi i nikeve në murin e faltores dhe të hollit tashmë janë të zbrazëta megjithëse disa elemente dekorative si makharat (qenie mitike) me bishta të gjatë mbeten akoma.[5] Mandapa ka xhali (dritare rrjetw të çpuara për të futur dritën nw mantapën e brendshme).[1] Në të dy krahët e pragut të derës së faltores është një imazh i hyjneshës Ganga mbi mjetin e saj, makara, në të djathtë, ndërsa në të majtë, ai i hyjneshës Jamuna duke kalëruar njw breshkë. Nuk ka bllok dedikues mbi lintel.[1] Vepra të tjera arti të gjetura në afërsi përfshijnë Ganeshën dhe Mahishasuramardinin. Një veçori e dallueshme këtu është mbishkrimi në murin e jashtëm tw tempullit, që shpall një dhuratw nga njw familje Paingara për Shridharbutesvarën (me gjasa një epitet i hyjnisë). Ky mbishkrim mund të datohet rreth fundit të shekullit të IX. Kjo sugjeron se tempulli kryesor ishte në përdorim aktiv në këtë kohë.[4]
Shtyllat e verandës kanë një prerje transversale katrore që i shndërrohet në një prerje transversale tetëkëndore. Jashtë, ndodhet një ghat i shkallëzuar për të kushtuarit dhe pelegrinët. [4] Faltoret e vogla janë shtuar më vonë, me gjasa përgjatë gjysmës së dytë të shekullit të VIII, por janë të rrënuara. Në lindje të kompleksit, mbi një masë shkëmbore, janë katër relieve të shaivite me hollësi të pazakonta arkitekturore – Këto janë mbresa të katër stile arkitekturore tw shenjtërores së Shivës me superstrukturën pançakuta të vendosur mbi njw plan katror. Këto mund të datohen nga fundi i shekullit të VII ose fillimi i shekullit të VIII, duke ndihmuar nërcaktimin se ky kompleks tempullor ishte një kompleks shaivit që nga fillimi. [4]
Në veri të tempullit kryesor ndodhet një faltore e vogël që, sipas mendimit të Henry Cousens-it në 1923, fillimisht i ishte kushtuar Vishnut. Në një pikë, tempulli u përshtat nga ndjekësit e Lingajatizmit që ndërtuan një holl të jashtëm dhe vendosën një dem Nandi (mjeti i Shivës) dhe një Shiva linga brenda shenjtërores.[5]
Pamje nga Grupi kryesor Bhutanatha
|
---|
|
Grupi Mallikarxhuna
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Grupi Mallikarxhuna është pranë Grupit kryesor Bhutanatha, por i vendosur në anën veriore tw liqenit. Ai përbëhet nga mjaft tempuj. Këta happen nga jugu dhe janw të dalluar nga superstruktura e tyre e shquar piramidale famsana e stilit Nagara midis shekullit të XI dhe të XII. Tempulli më i madh, me gjasa njw tempull i Vishnut, pa një periudhë kur këta tempuj të rrënuar kishin dalë nga përdorimi, dhe ishin ri-kushtuar me një ‘’Shiva linga’’ ndërsa ruante mbetjet e artit të tij historik. Këta tempuj paraqesin motive ndërtimore Kaljani Chalukya. Tempulli më i madh ka një mandapa të hapur drejtkëndore me tetë kolona, që çon në një mandapa të brendshme, antarala dhe garbhagriha – e gjitha mbi njw plan katror. Të gjithë tempujt në këtë grup kanë mure më thjeshtë, strehë me kënde mbi një holl mandapa të hapur. Punimi artistik që gjendet në këtë grup i përfshin të dy, si Vishnun edhe Shivën.[6]
Pamje nga Grupi Mallikarxhuna
|
---|
|
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Badami
- Aihole
- Tempujt shpellorë në Badami
- Arkitektura Badami Chalukya
- Arkitektura Çalukja perëndimore
- Arkitektura shkëmbore e Indisë
- Arkitektura dravidiane
- Arkitektura e tempujve hindu
- Arkitektura e Karnatakas
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c Henry Cousens (1996) [1926]. The Chalukyan Architecture of Kanarese Districts (në anglisht). Nju Delhi: Archaeological Survey of India. fq. 55. OCLC 37526233.
- ^ Hardy, Adam (1995). Indian Temple Architecture: Form and Transformation-The Karnata Dravida Tradition 7th to 13th Centuries (në anglisht). Abhinav Publications. fq. 321. ISBN 81-7017-312-4.
- ^ Hardy, Adam (1995). Indian Temple Architecture: Form and Transformation-The Karnata Dravida Tradition 7th to 13th Centuries (në anglisht). Abhinav Publications. fq. 322. ISBN 81-7017-312-4.
- ^ a b c d M.A. Dhaky; Michael W. Meister (1983). Encyclopaedia of Indian Temple Architecture: Volume 1 Part 2, South India Text & Plates (në anglisht). University of Pennsylvania Press. fq. 57–9. ISBN 978-0-8122-7992-4.
- ^ a b Henry Cousens (1996) [1926]. The Chalukyan Architecture of Kanarese Districts (në anglisht). Nju Delhi: Archaeological Survey of India. fq. 56. OCLC 37526233.
- ^ Michell, George (2011). Badami, Aihole, Pattadakal (në anglisht). Jaico Books. fq. 60. ISBN 978-81-8495-600-9..
Bibliography
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Henry Cousens (1996) [1926]. The Chalukyan Architecture of Kanarese Districts (në anglisht). Nju Delhi: Archaeological Survey of India. OCLC 37526233.
- M. A. Dhaky; Michael W. Meister (1983). Encyclopaedia of Indian Temple Architecture: Volume 1 Part 2, South India Text & Plates (në anglisht). University of Pennsylvania Press. ISBN 978-0-8122-7992-4.
- James Fergusson; Richard Phené Spiers (1910). History of Indian and Eastern Architecture (në anglisht). John Murray.
- James Fergusson (1967). History of Indian and Eastern Architecture, Volume 2 (në anglisht). Munshiram Manoharlal.
- James Fergusson (1876). History of Indian and Eastern Architecture Volume 3 (në anglisht). J. Murray.
- Hardy, Adam (1995). Indian Temple Architecture: Form and Transformation-The Karnata Dravida Tradition 7th to 13th Centuries (në anglisht). Abhinav Publications. ISBN 81-7017-312-4.
- Stella Kramrisch (1996). The Hindu Temple, Volume 1 (në anglisht). Motilal Banarsidass.
- Stella Kramrisch (1976). The Hindu Temple, Volume 2 (në anglisht). Motilal Banarsidass. ISBN 978-81-208-0224-7.
- George Michell (1977). The Hindu Temple: An Introduction to Its Meaning and Forms (në anglisht). Harper & Row. ISBN 978-0-06-435750-0.
- George Michell (1989). The Penguin Guide to the Monuments of India: Buddhist, Jain, Hindu (në anglisht). Penguin Books. ISBN 978-0-14-008144-2.
- George Michell (2000). Hindu Art and Architecture (në anglisht). Thames & Hudson. ISBN 978-0-500-20337-8.
- K.M. Suresh (2003). Temples of Karnataka: Volumes 1 & 2 (në anglisht). Bharatiya Kala Prakashan. ISBN 978-81-8090-013-6.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikimedia Commons has media related to Grupi i tempujve Bhutanatha. |
- Bhutanath group of temples, Badami, ASI Dharwad