Arkitektura Çalukja perëndimore

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Harta e perandorisë Kalyani Chalukya në shtetin modern indian të Karnatakas

Arkitektura Kalyani Chalukya e njohur edhe si Arkitektura Perëndimore Chalukya ose Arkitektura e Vonë Chalukya, është stili i veçantë i zbukurimit arkitekturor në traditat fetare shaivite, vaishnavite dhe xhainiste që evoluan gjatë sundimit të perandorisë Kalyani Chalukya në rajonin Tungabhadra të Karnatakas qendrore, në shekujt e XI dhe të XII. Ndikimi politik i perandorisë Kalyani Chalukya e arriti kulmin e tij në rrafshirën e Dekanit gjatë kësaj periudhe. Qendra e aktiviteteve kulturore dhe ndërtuese qëndronte në rajonin Tungabhadra, ku punishtet e mëdha mesjetare ndërtuan shumë monumente.[1] Këta monumente janë variante rajonale të tempujve dravidian, të konsideruar si pjesë e traditës Karnata dravida.[2][3] Arkitektët chalukyan ndërtuan tempuj të të gjitha përmasave gjatë kësaj periudhe dhe që kanë mbetur edhe sot, të njohur si një stil kalimtar dhe që ofron lidhje arkitekturore midis stilit Badami Chalukya dhe atij të perandorisë më të vonë Hoysala. Monumentet më të shquara nga ndërtimet e shumta që datojnë nga kjo periudhë janë Tempulli Mahadeva në Itagi në distriktin Koppal, Tempulli Kasivisvesvara në Lakkundi në distriktin Gadag, Tempulli Mallikarjuna në Kuruvatti në distriktin Bellary dhe Tempulli Kalleshvara në Bagali në distriktin Davangere.[4][5] Monumente të tjera të shquara për ndërtimin e tyre mjeshtëror përfshijnë Tempulli Kaitabheshvara në Kubatur dhe Tempulli Kedareshvara në Balligavi, të dy në distriktin Shimoga, Tempulli SiddhesvaraHaveri, Tempulli Amrtesvara në Annigeri të distriktit Dharwad, Tempulli i Sarasvatit në Gadag dhe Tempulli DoddabasappaDambal, të dy në distriktin Gadag.[6] Monumentet e mbijetuara të mbretërisë Kalyani Chalukya janë tempujt e ndërtuar në traditat fetare shaivite, vaishnavite dhe xhainiste. Asnjë nga ndërtimet ushtarake, civile, ose oborrtare nuk ka mbijetuar; duke qenë të ndërtuara me baltë, tulla dhe dru, këto struktura mund të mos u kenë rezistuar pushtimeve të përsëritura.[7] Qendra e këtyre zhvillimeve arkitekturore ishte rajoni që përfshinte distriktin modern të Dharwadit; ajo përfshinte edhe zonat e distrikteve moderne të Haverit dhe Gadagut.[8][9] Në këto distrikte, kanë mbijetuar rreth pesëdhjetë monumente si dëshmi të përhapjes së ndërtimeve të punishteve arkitekturore Kalyani Chalukya. Ndikimi i këtij stili përtej rajonit Basavakalyani në veri-lindje të rajonit Bellary në lindje të rajonit të Mysores në jug. Në rajonin Bijapur–Belgaum në veri, stili u përzie me atë të tempujve Hemadpanti. Megjithëse pak tempuj Kalyani Chalukyan mund të gjenden në rajonin e Konkanit, prania e Vargut të Ghatëve Perëndimorë me gjasa parandaloi përhapjen e stilit në drejtim të perëndimit.[8]

Evoluimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tempulli DoddabasappaDambal, me një plan stelar me 24-cepa dravida me shtatë nivele, shekulli i XII

Megjithëse plani bazë i stilit Kalyani Chalukya zyri fill nga stili më i vjetër dravida, shumë nga veçoritë e tij ishin unike dhe të veçanta për të.[10][11] Një nga këto veçori dalluese të stilit arkitekturor Kalyani Chalukya ishte një artikulim që mund të gjendet akoma përgjatë Karnatakas moderne. Përjashtimi i vetëm nga ky motiv mund të gjendet në zonën rreth Basavakalyanit, ku tempujt paraqesin një artikulim nagara (indiano-verior) që ka karakteris e tij unik.[12]

Tempulli Mahadeva në Itagi të distriktit Koppal, viti 1112, një shembull i artikulimit dravida me një strukturë të sipërme nagara

Në dallim me ndërtesat më të hershme Badami Chalukya, monumentet e të cilëve ishin të grupuar rreth metropoleve të Pattadakalit, Aiholes dhe Badamit, këta tempuj të perandorisë Kalyani Chalukya janë mjaft të shpërndarë, duke pasqyruar një sistem shqëndërzuar të qeverisjes vendore.[1] Tempujt Kalyani Chalukya janë më të vegjël nga ata të Chalukya-ve më të hershëm Badami, një fakt i dallueshëm në lartësinë e reduktuar të strukturave të sipërme që ngrihen mbi faltore.[1]

Tempulli Kaitabhesvara në Kubatur, me plan katër nivelësh, viti 1100

Arti Kalyani Chalukya evoluoi në dy faza, e para zgjati afërsisht çerek shekulli ndërsa e dyta nga fillimi i shekullit të XI der në fund të sundimit të Dinastisë Kalyani Chalukya në vitin 1186. Gjatë fazës së parë, tempujt u ndërtuan në rajonin Aihole-Banashankari-Mahakuta (i vendosur në zemër të territoreve më të hershme Badami Chalukya) dhe në Ron të distriktit Gadag. Pak punishte të përkohshme i ndërtuan ata në Sirval të distriktit Gulbarga dhe në Gokak të distriktit Belgaum. Strukturat në Ron kanë ngjashmëri me tempujt Rashtrakuta të Kuknurit në distriktin Koppal dhe në Mudhol të distriktit Bijapur, dëshmi që të njëjtat punishte e vazhduan aktivitetin e tyre nën dinastinë e re Karnata.[13] Faza e mëvonshme dhe e maturisë e arriti kulmin në Lakkundi (Lokigundi), një seli kryesore e oborrit perandorak.[14] Nga mesi i shekullit të XI, artizanët nga shkolla e Lakkundit lëvizën në jug të lumit Tungabhadra. Në këtë mënyrë ndikimi i shkollës së Lakkundit mund të shihet në disa tempuj të distriktit Davangere dhe në tempujt në Hirehadagalli dhe Huvinahadgalli të distriktit Bellary.[15] Ndikimi i Arkitekturës Kalyani Chalukya mund të dallohen në shollat gjeografikisht të largëta të arkitekturës së perandorisë Hoysala në Karnatakan jugore dhe në dinastinë Kakatiya në Andhra Pradeshin e sotëm.[16] Arkitektura Kalyani Chalukya e quajtur ndonjëherë edhe stili Gadag i arkitekturës, është konsideruar një pararendëse e Arkitekturës Hoysala të Karnatakas jugore.[17] Ky ndikim ndodhi për shkak se ndërtuesit e hershëm të përdorur nga dinastia Hoysala erdhën nga qendrat e shquara të artit mesjetar Chalukya.[18][19] Monumente të tjera në këtë stil u ndërtuan jo vetëm nga Dinastia Kalyani Chalukya, por edhe nga vasalët e tyre.

Tempulli Amrtesvara në Annigeri u ndërtua në distriktin Dharwad në vitin 1050 me artikulim dravida. Ky ishte tempulli i parë i bërë me gurë steatiti

Komplekset Tempullore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Projekti bazë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tempulli Siddhesvara në Haveri, një plan katror me artikulim dhe strukturë të sipërme dravida, shekulli i XI

Një tempull tipik Kalyani Chalukya mund të shqyrtohet nga tre aspekte – plani bazik i dyshemesë, artikulimi arkitekturor dhe skulpturat. Projekti bazë i dyshemesë është i përcaktuar nga madhësia e faltores, madhësia e shenjtërores, shpërndarja e masës së ndërtimit dhe nga pradakshina (kalim përqark), nëse ka një të tillë.[20] Artikulimi arkitekturor i referohet komponenteve zbukuruese që i japin formë murit të jashtëm të faltores. Këto përfshijnë projeksione të dala e të futura, si dhe paraqitje që mund të prodhojnë një larmi motivesh dhe konturesh, si të shkallëzuar, ashtu dhe stelar (në formë ylli), ose katror.[21] Nëse është i shkallëzuar (i quajtur edhe "diamandi i shkallëzuar i projektimit të këndeve"), këto komponente formojnë pesë ose shtatë projeksione në secilën anë të faltores, ku të gjitha përveç qendrores janë kënde të projektuara (projeksione me dy faqe të plota të krijuara nga dy të futura, majtas dhe djathtas, që janë në kënde të drejta me njëra-tjetrën). Nëse është katror (i quajtur edhe "katror me projeksione të thjeshta"), këto komponente formojnë tre ose pesë projeksione në një anë, vetëm dy nga të cilat janë kënde të projektuara. Modelet stelarë normalisht formojnë 8, 16, ose 32 cepa ylli dhe janë të nën-ndarë në komponente të ndërprera dhe të pandërprera stelare. Në një projekt stelar 'të ndërprerë', konturi stelar është i ndërprerë nga projeksione drejtëkëndore (kënd-drejt) në drejtimet kardinale, duke rezultuar në cepa ylli që janë tejkaluar.[22]Arkitekturën Indiane gjenden dy lloje bazë artikulimi arkitekturor: indiano-jugori dravida dhe indiano-veriori nagara.[23] Shtatoret janë përfaqësime në miniaturë që qëndrojnë vetë, duke përfshirë komponente arkitekturore mbi gjysëm-kolona, ndërtesa, skulptura kulla të plota. Ato janë përgjithësisht të kategorizuara si "skulptura figurative" ose "veçori të tjera dekorative".[24] Me raste, figura të pasura skulpturore mund të errësojnë artikulimin e një faltoreje, kur paraqitjet e hyjnive dhe figurave mitike janë me shumicë.[25]

Tempulli Kalleshvara në Bagali (987 i e.s.); Mandapa e hapur me kolona të zbukuruara, disa nga të cilat kanë relieve dekorative mbi piedestal

Kategoritë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tempulli Yellamma në Badami, faza e hershme ndërtuese, shekulli i XI

Tempujt chalukyan ndahen në dy kategori – e parë përfshin tempujt me një mantapa (një sallon apo holl me kolona) të përbashkët dhe dy faltore (të njohura si dvikuta) ndërsa e dyta përfshin tempujt me një mantapa dhe një faltore të veçant (ekakuta). Të dy llojet e tempujve kanë dy ose më shumë hyrje që të fusin në sallonin kryesor. Ky format dallon nga të dy dizajnet e tempujve indiano-veriorë, që kanë një mantapa të vogël të mbyllur që të çon në shenjtërore dhe tempujt indiano-jugorë që përgjithësisht kanë një mantapa të madhe të hapur me kolona.[26] Arkitektët chalukyan mbajtën veçori nga të dy stilet, ai verior dhe jugor. Megjithatë, në paraqitjen e përgjithshme të tempullit kryesor dhe të faltoreve dytësore, ata anuan nga stili verior dhe u prirën të ndërtojnë një faltore kryesore me katër të tilla dytësore, duke e bërë strukturën një panchayatna ose kompleks me pesë-faltoresh.[27] Tempujt chalukyan u ndërtuan, pothuajse gjithmonë, të drejtuar nga lindja.[28] Shenjtërorja është e lidhur nga një vestibul (ardha mantapa ose para-dhomë) me mandapan e mbyllur (e quajtur edhe navaranga), e cila është e lidhur me mandapan e hapur. Herë pas herë mund të ketë dy ose më shumë mandapa të hapura. Në tempujt shaivit, drejtpërdrejt përballë me shenjtëroren dhe përballë mandapas së mbyllur është nandi mantapa, që bujt një imazh të madh të Nandit, demi ndihmës i Shivës. Faltorja zakonisht nuk ka pradakshina.[29] Kolonat që mbajnë tavanin e mandapas janë trungje monolitikë nga baza deri te qafa e kapitelit. Në këtë mënyrë, lartësia e mandapas dhe madhësia e përgjithshme e tempullit ishin të kufizuara nga gjatësia e trungjeve shkëmbore që arkitektët ishin të aftë të siguronin nga guroret.[30] Lartësia e tempullit ishte po ashtu e shtrënguar nga pesha e strukturës së sipërme mbi mure dhe meqë arkitektët chalukyan nuk përdornin llaç, nga përdorimi i muraturës në të thatë dhe lidhja e gurëve pa morseta ose material ngjitës.[30] Mungesa e llaçit lejonte disi ajrimin në pjesët më të brendshme të tempullit nëpërmjet muraturës poroze të përdorur në mure dhe tavane. Sasia modeste e dritës që hynte në tempuj vinte në sallonet e hapura nga të gjitha drejtimet, ndërsa ndriçimi i zbehtë në mandapën e mbyllur të brendshme vinte nëpërmjet derës së saj të hapur. Vestibuli merte edhe më pak dritë, duke e bërë të nevojshme pasjen e ndonjë forme artificiale ndriçimi (zakonisht llampa vaji) madje edhe gjatë ditës. Ky burim artificial drite ndoshta i shtonte "mister" imazhit të hyjnisë së adhuruar në shenjtërore.[31]

Tempulli Kasivisvesvara, mandapa e brendshme e mbyllur me kolona të lëmuara, në formë kambane si torno rrotulluese në Lakkundi, viti 1087

Zhvillimet e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

kolona të plota ose gjysma në stilin Gadag në Tempullin e Sarasvatit në Gadag

Nga shekulli i XI, veçoritë e sapo përfshira ishin të bazuara po në projekte të stilit tradicional dravidaArkitekturës Badami Chalukya, siç gjenden në Tempujt Virupaksha dhe Mallikarjuna në Pattadakal, ose ishin përpunime të mëtejshme të këtij artikulimi. Veçoritë e reja prodhuan një kompleks komponentesh arkitekturore të pranëvëna, të dukshme në dekorimin më të mbingarkuar, siç mund të shihet në Tempullin Mallikarjuna në Sudi të distriktit të Gadagut dhe Tempullin Amrtesvara në Annigeri të distriktit Dharwad.[32] Arkitektët në rajonin e Karnatakas duket se janë frymëzuar nga zhvillimet arkitekturore në Indinë veriore. Kjo dëshmohet nga fakti se ato përfshinë kulla dekorative në miniaturë (kulla multi-aediculare që paraqesin struktura sipërore) të stileve Sekhari dhe Bhumija, të mbajtura nga gjysëm-kolona, pothuajse njëkohësisht me këto zhvillime në tempujt e Indisë veriore. Kullat miniaturë përfaqësonin faltoret, që nga ana tjetër përfaqësonin hyjnitë. Paraqitjet skulpturore të hyjnive zakonisht ishin të përmbajtura megjithëse jo jo të pazakonta. Ide të tjera veriore që ata përfshinë ishin trungjet e kolonave që dukeshin si proksione muri.[33] Ndërtime të mirënjohura që përfshijnë këto veçori gjenden në Tempullin Kasivisvesvara dhe Tempullin Nannesvara, të dy në Lakkundi.[34] Në shekullin e XI, projektet e tempujve filluan të përdornin gurë steatiti, një formë guri e errët në të gjelbërt ose në të blujtë, megjithëse tempujt si Tempulli Mallikarjuna në Sudi, Tempulli Kallesvara në Kuknur dhe tempujt në Konnur dhe Savadi u ndërtuan me gurin e mëparshëm tradicional ranor në artikulimin dravida.[32] Steatiti gjendet me shumicë në rajonet e Haverit, Savanurit, Byadgit, Motebennurit dhe Hangalit. Blloqe të mëdha arkaike ndërtimi prej steatiti të përdorur nga mbretëria Badami Chalukya ishin të vendosur me blloqe më të vegjël steatiti dhe me muratura më të vogla.[35] Tempulli i parë që u ndërtua me këtë material ishte Tempulli Amrtesvara në Annigeri të distriktit Dharwad në vitin 1050. Kjo ndërtesë do të ishte prototipi për strukturat e mëvonshme, më të artikuluara si Tempulli Mahadeva në Itagi.[36] Steatiti u përdor edhe për skalitje, gdhendje apo modelime të përbërësve që mund të quhen "chubby".[37] Megjithatë, realizimi i përbërësve arkitekturorë krahasuar me tempujt më të hershëm prej steatiti ishte shumë më i rafinuar, duke rezultuar në forma madhëshore dhe dekorime të pasura.[38] Puset e shkallëzuar janë një tjetër veçori që e përfshinin disa nga këta tempuj.[39]

Plan stelar me njëzet e katër cepa i Shikharas së Tempullit Dodda Basappa në Dambal, shekulli i XII

Përpunimet e mëvonshme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bumi i ndërtimit të tempujve në shekullin e XI vazhdoi edhe në shekullin e XII me shtimin e veçorive të reja. Tempulli Mahadeva në Itagi dhe Tempulli Siddhesvara në Haveri janë ndërtimet standarde që i përfshijnë këto zhvillime. Bazuar në planin e përgjithshëm të Tempullit Amrtesvara në Annigeri, Tempulli Mahadeva u ndërtua në vitin 1112 dhe ka të njëjtët përbërës arkitekturor si pararendësi i tij. Megjithatë ka disa ndryshime në artikulimin e tyre; çatia sala (çatia nën majëzën e kullës) dhe kullat minuaturë mbi gjysëm-kolona janë të skalitura dhe jo të modeluara.[40] Dallimi midis dy tempujve, të ndërtuar pesëdhjetë vjetë larg njëri-tjetrit, është më modelimi më i ngurtë dhe dekorimi i gjetur në shumë përbërës të Tempullit Mahadeva. Skalitjet epshore të shekullit të XI u zëvendësuan me një skalitje më të kursyer.[41] Me përparimin e zhvillimeve, ndërtuesit chalukyan e modifikuan kullën e pastër dravida duke e reduktuar lartësinë e çdo kati të shkallëzuar dhe duke e shumë-fishuar numrin e tyre. Nga baza deri në krye, katet pasues bëhen më të vegjël në perimetër dhe kati më në majë është i kryesuar nga një kurorë që mban kalasa, një majëz në formën e një ibriku. Secili kat është në kaq pasurisht i dekoruar sa karakteri zanafillor dravida u bë pothuajse i padushëm. Te kulla nagara arkitektët modifikuan panelet qendrore dhe kamaret në çdo kat, duke formuar një fashë pak a shumë të vazhduar vertikale dhe duke stimuluar fashat vertikale mbi qendrën e çdo faqeje të stilit verior të kullës.[35] Përbërësit e rinj dhe të vjetër u pranëvendosën por të futur veçmas.[40] Disa kulla janë thelbësisht një kombinim i strukturave jugore dravida dhe atyre veriore nagara dhe që quhet "Vesara Shikhara" (e quajtur edhe Kadamba Shikhara).[29] Plani karakteristik verior i diamantit të shkallëzuar të këndeve të projektimeve u adoptua në tempujt e ndërtuar me një artikulim tërësisht dravida.[37] Katër struktura të shekullit të XII të ndërtuara sipas këtij plani janë këto: Tempulli Basaveshwara në Basavana Bagevadi, Tempulli Ramesvara në Devur dhe tempujt në Ingleshwar dhe Yevur, të gjithë në afërsi të rajonit Kalyani, ku tempujt nagara ishin të zakonshëm. Ky plan u krijua në Indinë veriore vetëm në shekullin e XI, një shenjë se idetë arkitekturore udhëtonin shpejtë.[42]

Projektet yjorë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

NJë zhvillim madhor i kësaj periudhe ishte shfaqja e faltoreve yjore (në formë ylli) në pak tempuj të ndërtuar prej guri tradicional ranor, si tempulli i Trimurtit në Savadi, Tempulli Paramesvara në Konnur dhe Tempulli Gauramma në Hire Singgangutti. Në të tre këto raste, faltorja është një yll me 16 cepa të pandërprerë, një plan dysheme i pahasur diku tjetër në Indi dhe që i dallon tërësisht këta tempuj nga planet yjore me 32 cepa të ndërprerë të faltoreve bhumija në Indinë e Veriut.[43] Plani yjor gjeti populloritet në ndërtimet prej steatiti si Tempulli Doddabasappa në Dambal po ashtu. Planet bashkëkohëse yjore në Indinë e veriut ishin të gjithë të tipit me 32 cepa të ndërprerë. Nuk njihet asnjë tempull me plan yjor me 6, 12, ose 24 cepa diku në Indi, me përjashtim të tempullit unik në Dambal, që mund të përshkruahet edhe si me plan me 24 cepësh i pandërprerë, ose me plan 48 cepash me cepa të mëdhenj prej 90 gradësh që alternohen me cepa më të vegjël e të shkurtër prej 75 gradësh.[44] Nivelet e sipërme të kullës me shtatë nivele duken si rrota të dhëmbëzuara me 48 dhëmbëza.[45] Tempulli Doddabasappa dhe ai Someshvara në Lakshmeshwara janë shembuj të variteve të skajshëm të një artikulimi bazë dravida. Këta tempuj provojnë se arkitektët ishin të vetëdijshëm për krijimin e kompozimeve të reja të përbërësve arkitekturorë nga metodat tradicionale.[46] Në fillim të shekullit të XIII, karakteristikat e shekullit të XII mbetën popullore; megjithatë, shumë pjesë që më parë ishin të thjeshta u bënë të dekoruara. Ky ndryshim vërehet në Tempullin Muktesvara në Chaudayyadanapura dhe Tempulli Santesvara në Tilavalli, të dy në distriktin Haveri. Tempulli Muktesvara me vimanan e tij elegante u rinovua në mes të shekullit të XIII.[47] Në Tempullin e Tilavallit, të gjithë përbërësit arkitekturor janë të zgjatur, duke i dhënë atij një pamje të qëllimisht të mbingarkuar. Të dy tempujt janë ndërtuar me një artikulim dravida.[47] Përveç artikulimeve ekzotike dravida, disa tempuj të kësaj periudhe kanë artikulim nagara, të ndërtuar në planin katror të diamantit të shkallëzuar të natyrshëm në kullat nagara. Të shquar mes tempujve me stil diamanti të shkallëzuar janë Tempulli i Ganeshas në Hangal, Tempulli Banashankari në Amargol (që ka një faltore dravida dhe një faltore nagara) dhe një faltore e vogël që është pjesë e ansamblit të Tempullit Mahadeva.[45] Në Hangal, arkitektët ishin të aftë ta pajisnin faltoren me një kullë sekhari, ndërsa gjysma e poshtme mori një artikulim nagara dhe paraqet kulla miniaturë sekhari. Stili i punimit me një plan katror gjendet në Muttagi dhe Tempullin Kamala Narayana në Degoan.[45]

Rajoni Kalyani[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Zbukurim në tavanin e Tempullit Kaitabheshvara në Kubatur, viti 1100, distrikti Shimoga

Tempujt e ndërtuar brenda dhe rreth rajonit Kalyani (në distriktin Bidar) ishin mjaft të ndryshëm nga ata të ndërtuar në rajonet e tjera. Pa përjashtim, artikulimi ishte nagara dhe projekti i tempullit si rregull ishte si diamant i shkallëzuar ashtu dhe yjor.[22] Ngritjet që përputhen me këto plane ishin të ngjashme pasi format yjore ishin prodhuar duke rrotulluar këndin e projektimeve të planit standard të shkallëzuar në shtesa prej 11.25 gradësh, duke rezultuar në një plan me 32 cepa të ndërprerë në të cilin tre cepa ylli janë tejkaluar në qendër të çdo faqe të faltores.[22] Shembuj të planeve diamante të shkallëzuar që mbijetojnë në Karnataka janë Tempulli Dattatreya në Chattarki, Tempulli Someshvara në Kadlewad dhe Tempulli Mallikarjuna dhe Siddhesvara në Kalgi të distriktit Gulbarga. Faltorja nagara në Chattarki është një diamant i shkallëzuar i projektimeve këndore me pesë projektime për faqe.[22] Për shkak të planit diamant i shkallëzuar, kolonat e murit kanë dy faqe plotësisht të shfaqura, me një bllok të lartë baze të dekoruar me një motiv të pasqyruar të përsëritur dhe dy imazhe të mëdha në pjesën e sipërme të murit. Format dhe dekorimet në pjesën e mbetur të kolonave në mur kanë një ngjashmëri befasuese me kolonat që mbajnë tavanin.[48] Tip tjetër është plani katror me projeksione të thjeshta të dala dhe të futura, por me një mundësi të kullave si sekhari ashtu dhe bhumija. Plani nuk ka ndonjë element shtesë, përveç atyre që rrjedhin nga plani dysheme. Projeksionet e futura janë të thjeshta dhe kanë vetëm një imazh të madh muri. Karakteristika e rëndësishme e këtyre tempujve nagara në rajonin Kalyani është se ata jo vetëm dallojnë nga tempujt dravida në rajonin verior të Karnatakas, por edhe nga tempujt nagara në veri të rajonit Kalyani. Këto dallime janë të shfqura në artikulimin, format dhe zbukurimet e përbërësve individualë, duke u dhënë atyre një vend të veçantë në arkitekturën chalukyane. Tempujt që bëjnë pjesë në këtë kategori janë Tempulli Mahadeva në Jalsingi dhe Tempulli Suryanarayana në Kalgi në distriktin e sotëm Gulbarga.[48] Plani dhe artikulimi nagara i këtyre tempujve janë të njëjtë si ata në veri të rajonit Kalyani, por detajet janë të ndryshme, duke dhënë një pamje të ndryshme.[12]

Elementet Arkitekturore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Krijimet dekorative Kalyani Chalukya të përqëndruara te kolonat, panelet e derës, trarët (torana), gjiret në formë kubeje të tavaneve,[49] dekorimet e murit të jashtëm si Kirtimukha,[50][51] dhe kullat miniaturë mbi gjysëm-kolona.[30] Megjithëse forma artistike e këtyre artizanëve nuk kishte ndonjë veçori dalluese nga një largësi, një shqyrtim i afërt tregon shijen e tyre për dekorimin. Një shumicë skalitjesh, fashash punimi rrumbullak, basorelievesh figurative dhe panelesh skulpturore janë të ngjeshur shumë afër.[52] Dyert janë të zbukuruara mjeshtërisht por kanë një kornizë arkitekturore që konsiston në gjysëm-kolona, një trabeacion të modanatuar dhe një kulm kornize. Shenjtërorja merë dritë të shpërndarë nëpërmjet të hapurave të dritares pranë derës; këto veçori u trashëguan dhe modifikuan nga ndërtuesit Hoysala.[29] Dekorimet e murit të jashtëm janë të realizuara mirë. Artizanët chalukyan e shtrinin sipërfaqen e murit nëpërmjet gjysëm-kolonave. Kullat dekorative në miniaturë të tipeve të shumë-fishta janë të mbajtura nga këto gjysëm-kolona. Këto kulla janë të tipit me nivele dravida dhe në stilin nagara ato u bënë në latina (mono aedicule) dhe variatet e saj; bhumija dhe sekhari.[53]

Dekorim Kirtimukha në Tempullin Kasivisvesvara në Lakkundi

Vimana[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tempulli xhainist në Lakkundi shënon një hap të rëndësishëm në zhvillimin e zbukurimit të murit të jashtëm në Arkitekturën Kalyani Chalukya dhe një Tempullin Muktesvara në Chavudayyadanapura artizanët futën një strehë të dyfishtë projektim të lakuar (chhajja), e përdorur shekuj më vonë në tempujt Vijayanagara.[33] Tempulli Kasivisvesvara në Lakkundi mishëron një zhvillim më të pjekur të Arkitekturës chalukyane në të cilën kulla ka një linjë plotësisht të shpalosur ngjitëse nikesh. Artizanët përdorën stilin verior të majëzave dhe e shpalosën atë në një kontur të modifikuar dravida. Kullat miniaturë si të tipeve dravida ashtu dhe nagara janë përdorur si zbukurime në mure. Me zhvillimin e mëtejshëm, ndarja midis kateve në kullë u bë më pak e dallueshme, deri sa ato pothuajse e humbën individualitetin e tyre. Ky zhvillim është i shembullzuar në Tempullin Dodda Basappa në Dambal, ku struktura zanafillore dravida mund të identifikohet vetëm pasi të lexosh sipërfaqen e zbukuruar që mbulon sipërfaqen e çdo kati.[27] Muret e vimanas poshtë kullës dravida janë të dekoruar me gjysëm-kolona të thjeshta me relieve skulpturore midis tyre. Ka sipërfaqe plotësisht të dekoruara me projeksione të shpeshta të futura dhe të dala me kamare (nike) më të thella dhe skulptura konvencionale.[52] Dekorimi i mureve është i pakët krahasuar me atë të Arkitekturës më të vonshme Hoysala. Muret, që janë të përthyer në qindra projeksione dhe kamare, prodhojnë një efekt të mbresëlënës dritash dhe hijesh,[52] një fjalor artistik i trashëguar nga ndërtuesit Hoysala në dekadat në vazhdim.[54]

Mandapa[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mandapa e hapur e Tempullin Mahadeva në Itagi, distrikti Koppal, viti 1112

Një veçori e rëndësishme e artit të çatisë Kalyani Chalukya është përdorimi i tavaneve kube (për mos tu ngatërruar me tipet evropiane që janë ndërtuar me kunja me bashkime radiale) dhe tavanet katrore. Të dy tipet e tavaneve zunë fill nga katrori i formuar në tavanë nga katër trarët që qëndrojnë mbi katër kolona. Kubeja sipër katër kolonave qendrore normalisht është më tërheqësja.[26] Kubeja është e ndërtuar me gurë të vendosur rreth mbi rreth, secili rreth i shtrirë horizontalisht është më i vogël se i mëposhtmi. Kreu është i mbullur me një bllok të vetëm guri. Rrathët nuk janë të ngjitur por mbahen në vend nga pesha e stërmadhe e e çatisë sipër tyre që i shtyn poshtë.[26] Hapësirat trekëndore të krijuara, në lartësimet kubeore në qendrën e katrorit, janë të mbushura motive gjeometrike. Në rastin e tavaneve katrorë, tavani është i ndarë në kompartamente me imazhe rozetash zambaku ose imazhe të tjera nga mitologjia hindu.[26]

Një shtatore në Tempullin Siddhesvara në Haveri, shek. i XI

Kolonat janë një pjesë e rëndësishme e Arkitekturës Kalyani Chalukya dhe u prodhuan në dy tipe kryesore: kolonat me blloqe të alternuara katrore dhe një seksion cilindrik i skalitur me një bllokë të thjeshtë katror baze, si dhe kolonat në formë kambane tornoje rrotulluese. Tipi i parë është më i fuqishëm dhe i fortë sesa tipi në formë kambane, që është prej guri steatiti dhe ka një cilësi të tijën.[30] Në trungun e kolonës përdoreshin punime krijuese, të skalitura thjeshtë në format e kërkuara duke përdorur një torno. Në vend të rrotullonin me mundim një trung kolone për të arritur lëmimin përfundimtar, punëtorët shtuan prekjen fundore në një trung vertikal duke përdorur vegla të mprehta. Disa kolona liheshin pa u lëmuar, siç dëshmohet nga prania e hullive të lëmuara të bëra nga skaji me majë i veglës. Në raste të tjera, lëmimi rezultonte në kolona me veti tepër pasqyruese si kolonat në tempujt në Bankapura, Itagi dhe Hangal.[30] Ky përpunim i kolonave arriti zenitin e tij në tempujt në Gadag, veçanërisht Tempulli i Sarasvatit në qytetin e Gadagut.[55] Punime të shquara Kalyani Notable Chalukya janë panelet dekoruese të derës që shtrihen gjatë lartësisë së derës dhe mbi të për të formuar një kornicë trabeacioni. Këto dekorime duken si fasha të gdhendura në mënyrë delikate, kolonëzë të modeluara dhe rrotulla të shënuara me figura të vogla. Fashat janë të ndara nga kanale të ngushta e të thella dhe hulli që shtrihen gjatë kreut të derës.[26] Plani i tempullit shpesh përfshin një kornizë të rëndë me lakime të dyfishta, që projektohen së jashtmi nga çatia e mandapas së hapur. Kjo synonte të reduktonte nxehtësinë, duke bllokuar rrezet e nxehta të djellit dhe duke parandaluar rrjedhjen e ujit të shiut midis kolonave.[56] Pjesa e poshtme e kornizës duket si punim druri për shkak të punimit me nervatura. Herë pas here, shihet një kornizë e drejtë e sheshtë.[56]

Skulpturat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Balustër Yali në Tempullin Tripurantakesvara, Balligavi, distrikti Shivamogga

Skulptura figurative në friza dhe panele gjatë kësaj periudhe ndryshoi. Heronjtë nga epika hindu Ramayana dhe Mahabharata, të paraqitur shpesh në tempujt e hershëm, u bënë më të rrallë, të kufizuar në vetëm një frizë të ngushtë; ka një rritje korresponduese në paraqitjen e zotave hindu në tempujt më të vonë.[57] Paraqitja e hyjnive sipër kullave në miniaturë në kamare, me një trabeacion dekorativ sipër, është i zakonshëm në tempujt e shekullit të XII, por jo në më të vonshmit.[41] Figurat e njerëzve të shenjtë dhe vajzave duke kërcyer normalisht ishin të skalitura për niket dhe kamaret e thella. Përdorimi i figurave të kllapave që paraqesin vajza duke kërcyer u bën të zakonshme në kolonat nën trarë dhe korniza. Midis skulpturave të kafshëve, elefanti shfaqet më shpesh se kali: përmasat e tij të mëdha ofronin fushat të gjera zbukurimi.[57] Skulpturat erotike janë të rralla në tempujt chalukyan; Tempulli Tripurantakesvara në Balligavi është një përjashtim në këtë rast. Aty, skulptura erotike është kufizuar në një fashë të ngushtë frizash që shtrihen rreth pamjes së jashtme të tempullit.[58]

Reliev skulpturor në Tempullin Mahadeva në Itagi, distrikti i Koppalit

Në atë që ishte një largim nga tradita, skulpturat Kalyani Chalukya të zotave kanë forma të ngurta dhe përsëriteshin në shumë tempuj.[56] Kjo ishte në kundërshtim me pozat natyrore dhe informale të përdorura në tempujt më të hershëm në rajon. Përveç teprimeve rastësore në pozë, çdo hyjni kryesore kishtë pozën e saj personale në varësi të mishërimit ose formës së paraqitur. Në përputhje me skulpturat në pjesët e tjera të Indisë, këto figura ishin të lirshme në vend se të përcaktuara në musukulaturën e tyre dhe veshja ishte e redukturar në pak linja të dukshme në trupin e skulpturës.[56]

Kullë në miniaturë (aedicule) dekorative në stilin dravida në Tempullin Siddhesvara në Haveri

Skulpturat kalyani chalukyane të hyjnive ishin të realizuara mirë; të përfaqësuara më së miri nga ajo e hyjneshës hindu Sarasvati në Tempullin e Sarasvatit në qytetin e Gadagut.[59] Shumë nga veshja në bustin e skulpturës është zbukurim që përfshin stoli prej perlash rreth qafës së saj. Një grup kaçurrelash formojnë flokun e saj, disa nga të cilat varen në supet e saj. Sipër këtyre gërshetave të përdredhura dhe mbrapa kokës është një lidhje kurorë prej stolish, skajet e lakuara të të cilës formojnë një aureolë.[60] Nga mesi e poshtë, statuja është e veshur në çfarë duket se është materiali më delikat; përveç modelit të qëndismave të përvijuara mbi të, është e vështirë të tregosh se ku fillon dhe ku mbaron veshja.[61] Nga shekulli i XI, artikulimi arkitekturor përfshinte ikono midis kolonave të ngjitura në mur, kulla miniaturë të mbajtura nga kolona muri në kamaret e mureve.[33] Këto kulla miniaturë të tipeve jugore dravida dhe veriore bhumija dhe sekhari ishin kryesisht të përdorura për të stërholluar tipet e artikulimit dravida. Miniaturat në kolona murore ishin të dekoruara me një trabeacion floreal në krye, një formë dekorimi normalisht e përdorur për paraqitjen e zotave.[38] Këto stërhollime vërehen në Tempullin Amrtesvara në Annigeri. Këto miniatura u bënë të zakonshme në shekullin e XII dhe ndikimi i këtij artikulimi verior shihet në Tempullin Kasivisvesvara në Lakkundi dhe në Tempullin e afërt Nannesvara.[33] Kullat në miniaturë përmbajnë detaje të rafinuara dhe më elegante, duke treguar se idetë arkitekturore udhëtonin shpejt nga veriu në jug.[62] Dekorimi dhe zbukurimi kishte evoluar nga një formë modanature në një formë të skalitur, ndonjëherë mprehtësisht duke dhënë një efekt tre-përmasor. Dekorimet gjethnajore ndryshuan nga masive në të holla dhe një ndryshim në kullat miniaturë shihet në gjysëm-kolonat e dyfishta. Miniaturat e shekullit të XI konsistonin në një kornizë (kapota), një dysheme (vyalamala), një balustër (vedika) dhe një çati (kuta) me një modanaturë epshore, ndërsa në shekullin e XII, kullat në miniaturë të detajuara dravida me shumë nivele të vegjël (tala) u bënë në modë.[41] Disa tempujt të shekullit të XII si Tempulli Kallesvara në Hirehadagalli kanë kulla në miniaturë që nuk qëndrojnë mbi gjysëm-kolona por në vend të tyre mbaheshin nga ballkone, që kanë nike nën të që normalisht përmbajnë një imazh hyjnor.[63]

Chaturmukha, një imazh me katër fytyra i Brahmas në Tempullin xhainist në Lakkundi, shek. XI

Hyjnitë e tempujve[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mbretërit Kalyani chalukyan shaivit (adhurues të zotit hindu Shiva) i kushtuan shumicën e tempujve të tyre këtij zoti. Ata ishin megjithatë tolerant për besimet vaishnavite ose xhainiste dhe i kushtuan disa tempuj përkatësisht Vishnut dhe tirthankarave xhainiste. Ka disa raste, ku tempujt fillimisht të kushtuar një hyjnie u shndërruan në tempuj të një tjetër besimi. Në këto raste, hyjnia zanafillore kryesuesuese mundet që në disa raste të identifikohet nga detaje të rëndësishme. Ndërsa këta tempuj ndanin të njëjtin plan bazë dhe ndjeshmëri arkitekturore chalukyane, ata dallojnë në disa detaje, si dukshmëria dhe lartësimi i vendit ku ata vendosnin hyjnitë e tyre.[26]

Imazhe të tirthankarit xhain në shenjtërore, dekorimi i kornizës dhe trabeacionit të derës në Tempullin xhainist në Lakkundi

Si me të gjithë tempujt indian, hyjnia në shenjtërore ishte treguesi më i rëndësishëm i kushtimit të tempullit. Shenjtërorja (Garbhagriha ose qella) e një tempulli shaivit do të përmbante një Shiva linga, simboli i përbotshëm i hyjnisë.[64] Një statujë e Gaja Lakshmit (bashkëshortja e hyjnisë hindu Vishnu) ose një statujë e Vishnut të hipur mbi Garudan, ose madje thjeshtë Garuda, nënkuptojnë një tempull vaishnavit. Megjithatë, Gaja Lakshmi, për shkak të rëndësisë së saj në rajonet kannada-folëse,[26] gjendet në trabeacionin e hyrjes së mandapas (salloni me kolona) së të gjithë tempujve pavarësisht sektit. Skalitjet në trabeacionin e projektuar në derën e shenjtërores, përmbajnë imazhin e një lingaje ose ndonjëherë të Ganapatit (ose Ganeshas), djali i Shivës në rastin e tempujve shaivitë ose të një shenjti xhainist të ulur ose në këmb (Tirthankari) në rastin e tempujve xhainistë.[26] Nikja e madhe me qemer në bazën e kullës (Shikhara) përmban po ashtu një imazh tregues të sektit ose besimit që i është kushtuar.[26] Sipër trabeacionit, në një arkitra të thellë dhe të punuar mjeshtërisht mund të gjenden imazhe të trimurtit hindu (triada e hyjnive hindu) Brahma, Shiva dhe Vishnu nën spërdredhjet e motiveve gjeometrike. Shiva ose Vishnu zënë qendrën në varësi të sektit që tempulli i është kushtuar.[26] Herë pas here, Ganapati dhe vëllai i tij Kartikeya (Kumara, Subramanya) ose Shaktit, kundër-pjesët femërore, mund të gjenden në të dy skajet e këtij relievi. Në dy skajet e skalitjeve në fundin e derës së faltores në tempujt e hershëm gjenden hyjneshat lumore Ganga dhe Yamuna.[30]

Vlerësimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ndikimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kullë dekoruese në miniaturë e stilit nagara në Tempullin Siddhesvara në Haveri

Sundimi i dinastisë Kalyani Chalukya përfundoi në fundin e shekullit të XII, por trashëgimia e saj arkitekturore u trashëguar nga ndërtuesit e tempujve në Karnatakan e jugut, një rajon atëherë nën sundimin e perandorisë Hoysala.[65] Arkitektura Hoysala është pak a shumë e rrjedhur nga një varian i Arkitekturës Kalyani Chalukya që u shfaq nga punishtet e Lakshmeshwaras.[66] Ndërtimi i Tempulli ChennakesavaBelur ishte projekti i parë i rëndësishëm i pajtuar nga mbreti Hoysala , Vishnuvardhana në vitin 1117. Ky tempull përfaqëson më së miri shijen chalukyane që e trashëguan artizanët hoysalan. Duke shmangur mbingarkimin me dekorime, këta artistë lanë hapësira të pa-skalitura ku nevojitej, megjithëse kornizat e tyre të rafinuara të dyerve janë spektakolare. Këtu, në muret e jashtme, skulpturat nuk janë të zmadhuara, megjithëse të artikuluara dhe të përmbajtura estetikisht.[18][67] Arkitektët Hoysala përdorën steatit në mënyrë pothuajse të përgjithshme si material ndërtimi, një prirje që filloi në mes të shekullit të XI me tempujt chalukyan.[32] Veçori të tjera artistike të përbashkëta midis dy dinastive Kanareze janë Salabhanjikat e zbukuruara (figurat e kllapave të kolonës), kolonat torno të rretulluara dhe makara torana (trabeacioni me figura përbindëshish mitologjikë).[18] Kulla mbi faltore në një tempull Hoysala është një formë e ngjeshur modanature e stilit të kullave chalukyane.[68] Kur perandoria Vijayanagara sundonte në shekujt e XV dhe të VI, punishtet e saj parapëlqenin granitin para steatitit si material ndërtimi për tempujt. Megjithatë, një zbulim arkeologjik brenda qendrës mbretërore në Vijayanagara ka treguar përdorimin e steatitit për puset e shkallëzuar. Këta puse të shkallëzuar janë realizuar tërësisht prej steatit të lëmuar të vendosur simetrikisht, me shkallët dhe vendpushime te uji në të katërt krahët. Ky dizajn tregon ngjashmëri të fortë me depozitat e tempujve të periudhës Kalyani Chalukya–Hoysala.[69]

Studimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pus i shkallëzuar (muskin bhanvi) në Tempullin Manikesvara në Lakkundi

Ndryshe nga tempujt badami-chalukyan të shqyrtuar në studime të detajuara nga Henry Cousens (1927), Gary Tartakov (1969) dhe George Michell (1975), Arkitektura kalyani-chalukyane vuajti neglizhimin megjithë rëndësinë dhe përdorimin e saj më të gjerë. Megjithatë së fundmi, studiuesit e kanë kthyer vëmendjen te rajoni i Karnatakas moderne për tu përqëndruar në një kronologji më të gjatë, duke shqyrtuar një zonë gjeografike më të madhe, duke bërë studime të detajuara të mbishkrimeve dhe duke i dhënë më shumë rëndësi monumenteve individuale që datojnë nga shekulli i XI deri në shekullin e XIII.[3] Studimi i parë i detajuar i arkitekturës Kalyani Chalukya u bë nga M. A. Dhaky (1977), i cili përdori si pikë fillimi dy mbishkrime mesjetare që pohonin se arkitektët ishin mjeshtra të formave të ndryshme tempullore. Ky studim përqëndrohej në veçanti në pasuritë e faltoreve murore në miniaturë (aedicules) të Perandorisë Kalyani Chalukya. Një depërtim i rëndësishëm i arritur nga kjo vepër ishte se arkitektët e këtij rajoni mësuan rreth formave të tempujve nga rajone të tjera. Këto forma atyre u dukeshin "ekzotike", por ata mësuan ti riprodhojnë pak a shumë me mjeshtërisht, në varësi të shtrirjes së familjaritetit të tyre me rajonet me tradita të tjera ndërtimi.[70] Kjo përpjekje e vetëdijshme eklektike për të çliruar përdorimin e elementeve nga rajonet e tjera në Indi u vu në pah po ashtu edhe nga Sinha (1993).[71] Një vepër themelore nga Adam Hardy (1995) e shqyrtoi traditën e ndërtimit të tempujve të Karnatakas përgjatë një periudhe prej 700 vjetësh, nga shekulli i VII deri në shekullin e XIII shqyrtoi më shumë se 200 tempuj të ndërtuar nga katër dinasti; Badami Chalukya, Rashtrakuta, Kalyani Chalukya dhe Hoysala. Studimi mbulonte monumentet në stilin dravida dhe nagara si dhe dallimet midis traditës dravida në Karnatakan moderne dhe atë të rajonit fqinj Tamil Nadu ashtu siç bëri të mundur të interpretonte shumë detaje arkitekturore si pjesë e një skeme më të madhe.[3][71] Tempujt dhe mbishkrimet e mbretërisë Kayani Chalukya janë të mbrojtur nga Archaeological Survey of India (ASI) dhe drejtoria e Arkeologjisë dhe Muzeve të qeverisë së Karnatakas.[72][73] Sipas fjalëve të historianit S. Kamath (2001), "Kalyani Chalukyat lanë pas disa nga monumentet me mjeshtrinë më të lartë artistike. Krijimet e tyre kanë një vend nderi në artin dhe tradiën indiane".[17]

Një dritare me vrima që sjell dritë në mandapan e Tempullit Manikesvara në Lakkundi

Tempuj të shquar[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tempulli Mahadeva në Itagi kushtuar Shivës është midis tempujve më të mëdhenj të ndërtuar nga Dinastia Kalyani Chalukya dhe ndoshta më i famshmi. Mbishkrimet e lartësojnë atë si 'Perandori i tempujve'.[74] Këtu, tempulli kryesor, shenjtërorja e të cilit ka një linga, është i rrethuar nga trembëdhjetë faltore dytësore, secila me lingan e vetë. Tempulli ka dy faltore të tjera, kushtuar Murthinarayanas dhe Chandraleshwarit, prindërit e Mahadevas, komandanti Chalukya që shenjtëroi tempullin në vitin 1112.[75] Tempulli Siddheshwara në Haveri ka skulptura të hyjnive nga besime të shumë-fishta. Tempulli me gjasa i shenjtëruar së pari si një tempull vaishnavit, më vonë u mor nga xhainistët dhe menjëherë pas tyre u bë një tempull shaivit.[28] Salloni i tempullit përmban skulptura të Uma Mahesvaras (Shiva me bashkëshorten e tij Parvati-Uma), Vishnu dhe bashkëshortja e tij Lakshmi, Surya (zoti i diellit), Naga-Nagini (hyjneshë gjarpër) dhe djemtë e Shivës, Ganapati dhe Kartikeya. Shiva është paraqitur me katër krahë, duke mbajtur atributet e tij: damaru (tamburi), aksamala (vargu i ruzareve) dhe trishula (tridenti) në tre krahë. Krahu i tij majtas poshtë qëndron te Uma, që është e ulur në prehrin e Shivës, duke e përqafuar atë me krahun e saj të djathtë ndërsa i ka ngulur sytë në fytyrën e tij. Skulptura e Umas është e dekoruar mjeshtërisht me kurora, vathë të mëdhenj dhe kaçurrela.[76] Disa tempuj, në një largim nga norma, i janë kushtuar hynive të tjera nga Shiva ose Vishnu. Këto përfshijnë faltoren e Suryas (të portretizuar si 'Suryanarayana') në kompleksin tempullor Kasi Vishveshwara dhe një tempull xhainist kushtuar Mahaviras, të dy në Lakkundi; Tempulli Taradevi (i ndërtuar në një stil [[Arkitektura budiste|arkitekturor budist) në Dambal të distriktit të Gadagut; Tempulli Mahamaya kushtuar një hyjneshe tantrike në Kuknur të distriktit të Koppalit dhe Tempulli i Durgas në Hirekerur të distriktit të Haverit.[77]

Tempujt në Lakkundi

Lakkundi në distriktin Gadag është një fshat i vogël në rrugën Hospet nga Hubli. Është një nga mrekullitë arkitekturore të periudhës Kalyani Chalukya (rreth shekullit të X). Aktualisht Lakkundi ka rreth 50 tempuj të përmasave dhe kohëve të ndryshme. Të gjithë tempujt janë bërë me gurë të gjelbër shisti dhe muret e jashtëm dhe hyrjet janë të gjerësisht të dekoruara. Shikhara është në një stil të ndërmjetëm dhe parapeti si dhe ndarja artistike e murit me gjysëm-kolona është tipike e stilit indiano-jugor. Është i njohur gjithashtu edhe për Puset e shkallëzuar dhe mbishkrimet historike.

  • Tempulli Kashivisvanatha

Një vëmendje e madhe i është kushtuar ndërtimit të Tempullit Kasivesvesvara në Lakkundi, që i është kushtuar Shivës. Ky tempull ka një veçori unike: një faltore të vogël të Surya (zoti i diellit) përballë faltores kryesore në perëndim. Midis tyre ndodhet një platformë e përbashkët, që fillimisht duhet të ketë qenë një mandapa e hapur. Në këtë mënyrë, Tempulli Kashivisvanatha ka një hyrje në krahun lindor dhe jugor të mandapas. Porta hyrëse dhe kullat janë të mbuluara me relieve të stërholluara. Shikhara është në stilin verior indian dhe duket si një torno që ka qenë përdorur për të bërë kolona komplekse të rrumbullakta.[78]

  • Brahma Jainalaya

Brahma Jaina Basti i ndërtuar nga mbretëresha Attimabbe është më i madhe dhe më i vjetri nga tempujt e shumtë xhainistë në Lakkundi. Ky tempull i është kushtuar Mahaviras, shenjtori më i adhuruar i Xhainizmit. Tempulli ka një shenjtërore garbhagriha dhe stil mandapa me trarë të thellë në mandapa nga ku dalin strehët.[79] Tempulli i madh xhainist, midis shumë tempujve në Lakkundi, gjithashtu pranë Gadagut, është ndoshta një nga shembujt më të hershëm të tempujve në këtë zonë të ndërtuar me një lloj guri me përbërje të imët të quajtur shist ndryshe nga guri ranor i përdorur në këtë rajon.[79] Materiali i ri, për shkak të blloqeve të tij më pak të mëdhenj dhe punueshmërisë, bëri që muret të ishin me përmasa më të vogla dhe skalitjet më delikate dhe tepër të rafinuara. Tempulli, ndoshta i ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit të XI, ka një vimana (kullë) me pesë kate, katrore në plan nga baza deri te shikhara dhe fillimisht kishte një katror të mbyllur navaranga përballë, megjithëse më vonë iu shtua një mandapa e hapur përballë. Kthina qendrore e navarangas është një katror më i madh se tetë periferiket rreth saj. Kati i dytë, si në tempullin xhainist në Pattadakkal, është funksional dhe ka një antarala-mantapa përballë mbi vestibulin e katit më të ulët. Këto e ngrenë lartësinë tërësore të vimanas në mënyrë të konsiderueshme.[79]

Tempulli Mahadeva

Tempulli Mahadeva në Itagi në distriktin Koppal, i ndërtuar në vitin 1112, është një shembull i artikulimit dravidian me një strukturë të sipërme nagara, kushtuar Shivës dhe është midis tempujve më të mëdhenj të ndërtuar nga perandoria Kalyani Chalukya dhe ndoshta më i famshmi. Mbishkrimet e vlerësojnë atë si 'perandori i tempujve'.[74] Këtu, tempulli kryesor, shenjtërorja e të cilit ka një linga, është i rrethuar nga trembëdhjetë faltore minore, secila me lingan e saj. Tempulli ka dy faltore të tjera, kushtuar Murthinarayanas dhe Chandraleshwarit, prindërit e Mahadevas, komandantët Chalukya që e shenjtëruan tempullin në vitin 1112.[75]

Tempulli Siddhesvara

Tempulli SiddhesvaraHaveri, ka një plan katror me artikulim dravida dhe strukturë të sipërme të shekullit të XI, të cilës i janë shtuar disa elemente inovative të shekullit të XII si aediculat, kullat miniaturore zbukuruese mbi gjysëm-kolona.[80] Tempulli është ndërtuar me gurë të butë steatiti.[37] Tempulli ka ngjashmëri të madh me pak tempuj chalukyan në afërsi të Haverit; Tempulli Muktesvara në Chavudayyadanapura, Tempulli Somesvara në Haralhalli dhe Tempulli Siddharamesvara në Niralgi. E gjithë baza e këtij tempulli është fundosur pak këmbë, duke e bërë të nevojshme të zbresësh në mantapan (hollin) e hapur.[28]

Tempulli Dodda Basappa

Tempulli DoddabasappaDambal, një tempull chalukyan i shekullit të XII, është i stilit arkitekturor Kalyani Chalukya. Ka një plan të veçantë të pandërprerë stelar me 24-cepa, dhe me 7 nivele dravidian, për vimanan me kaq shumë cepa yllor sa duket pothuajse rrethor.[81] Secili kënd i drejtë ësthë i ndarë në katër kënde me nga 22.5 gradë, ku më tej çdo kënd është i ndarë përsëri dhe i mbuluar me skalitje të stërholluara.[82]

Tempulli i Shivës Trikuteshwara

Tempulli i Shivës Trikuteshwara në Gadag, i datuar midis viteve 1050 dhe 1200, ka kolona të zbukuruara me relieve të stërholluara me tre Shivalinga të vendosura në shenjtërore. Ato janë të vendosura mbi të njëjtin gurë. Në tempull shihen panele relievesh dhe figurina të skalitura mjeshtërisht. Faltorja e Saraswatit brenda kompleksit të tempullit Trikuteshwara ka kolona të mrekullueshme guri.[83]

Monumentet në Sudi

Sudi është i famshëm për monumentet e rralla të skalitura në gurë si tempulli me kulla binjake me skalitje të mëdha të punuara mirë. Dikur ishte një qytet kyç i mbretërisë Kalyani Chalukya. Përkrahë këtyre strukturave gjendet një kullë (e quajtur Hude në gjuhën vendore) e vendosur në qendër të fshatit Sudi. Mjaft tempuj guri të ndërtuar nga Maha Samanthadhipati Naga Deva në vitin 1100 kanë tërhequr vëmendjen e Karnataka State Archaeological Department, megjithëse pak nga këta tempuj kanë qenë pastruar.

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b c Adam Hardy: Indian Temple Architecture: Form and Transformation-The Karnata Dravida Tradition 7th to 13th Centuries; 1995, Abhinav Publications, isbn 81-7017-312-4, fq. 156
  2. ^ Adam Hardy: Indian Temple Architecture: Form and Transformation-The Karnata Dravida Tradition 7th to 13th Centuries; 1995, Abhinav Publications, isbn 81-7017-312-4, fq. 6–7
  3. ^ a b c Hardy, Adam. "Indian Temple Architecture: Form and Transformation, the Karnata Dravida Tradition, 7th to 13th Centuries". Artibus Asiae, Vol. 58, No. 3/4 (1999). JSTOR. ff. 358–62. Marrë më 26 shtator 2009. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Adam Hardy: Indian Temple Architecture: Form and Transformation-The Karnata Dravida Tradition 7th to 13th Centuries; 1995, Abhinav Publications, isbn 81-7017-312-4, fq. 323, 333, 335-6
  5. ^ Tempulli Mahadeva në Itagi është konsideruar më i arriri në vendin Kannada pas Tempullit HoysaleswaraHalebidu (Cousens te Kamath (2001), fq. 117)
  6. ^ Adam Hardy: Indian Temple Architecture: Form and Transformation-The Karnata Dravida Tradition 7th to 13th Centuries; 1995, Abhinav Publications, isbn 81-7017-312-4, fq. 321, 326-7, 330, 335
  7. ^ Henry Cousens: The Chalukyan Architecture of Kanarese Districts; 1996, Archaeological Survey of India, New Delhi, botimi i parë në 1926, oclc 37526233, fq. 27
  8. ^ a b Henry Cousens: The Chalukyan Architecture of Kanarese Districts; 1996, Archaeological Survey of India, New Delhi, botimi i parë në 1926, oclc 37526233, fq. 17
  9. ^ Gerard Foekema: Architecture Decorated With Architecture: Later medieval temples of Karnataka, 1000–1300 AD; 2003, Munshiram Manoharlal Publishers Pvt. Ltd; New Delhi, isbn 81-215-1089-9, fq. 14
  10. ^ Planet zanafillore të tempujve dravida kanë evoluar gjatë shekujve të VI dhe të VII në Karnataka dhe Tamil Nadu nën perandoritë Badami Chalukya dhe Pallava. Gerard Foekema: Architecture Decorated With Architecture: Later medieval temples of Karnataka, 1000–1300 AD; 2003, Munshiram Manoharlal Publishers Pvt. Ltd; New Delhi, isbn 81-215-1089-9, fq. 11
  11. ^ Zhvillimi i artit të pastër dravida ishte rezultat i zhvillimeve paralele të ndërlidhura në rajonet moderne të Karnatakas dhe Tamil Nadusë, brenda një konteksti më të gjerë të artit të Indisë jugore; Adam Hardy: Indian Temple Architecture: Form and Transformation-The Karnata Dravida Tradition 7th to 13th Centuries; 1995, Abhinav Publications, isbn 81-7017-312-4, fq. 12
  12. ^ a b Gerard Foekema: Architecture Decorated With Architecture: Later medieval temples of Karnataka, 1000–1300 AD; 2003, Munshiram Manoharlal Publishers Pvt. Ltd; New Delhi, isbn 81-215-1089-9, fq. 65
  13. ^ Adam Hardy: Indian Temple Architecture: Form and Transformation-The Karnata Dravida Tradition 7th to 13th Centuries; 1995, Abhinav Publications, isbn 81-7017-312-4, fq. 157
  14. ^ Adam Hardy: Indian Temple Architecture: Form and Transformation-The Karnata Dravida Tradition 7th to 13th Centuries; 1995, Abhinav Publications, isbn 81-7017-312-4, fq. 158
  15. ^ Adam Hardy: Indian Temple Architecture: Form and Transformation-The Karnata Dravida Tradition 7th to 13th Centuries; 1995, Abhinav Publications, isbn 81-7017-312-4, fq. 217
  16. ^ Adam Hardy: Indian Temple Architecture: Form and Transformation-The Karnata Dravida Tradition 7th to 13th Centuries; 1995, Abhinav Publications, isbn 81-7017-312-4, fq. 215
  17. ^ a b Suryanath U. Kamath: A Concise History of Karnataka: From Pre-historic Times to the Present; 2001, Jupiter books, Bangalore, botimi i parë në 1980, oclc 7796041, lccn 80905179, fq. 115
  18. ^ a b c Suryanath U. Kamath: A Concise History of Karnataka: From Pre-historic Times to the Present; 2001, Jupiter books, Bangalore, botimi i parë në 1980, oclc 7796041, lccn 80905179, fq. 118
  19. ^ Settar S (12–25 prill 2003). "Hoysala Heritage". Frontline, Volume 20, Issue 08. Frontline, From the publishers of the Hindu. Marrë më 13 dhjetor 2007. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtje CS1: formati i datës (link)
  20. ^ Gerard Foekema: Architecture Decorated With Architecture: Later medieval temples of Karnataka, 1000–1300 AD; 2003, Munshiram Manoharlal Publishers Pvt. Ltd; New Delhi, isbn 81-215-1089-9, fq. 47
  21. ^ Gerard Foekema: Architecture Decorated With Architecture: Later medieval temples of Karnataka, 1000–1300 AD; 2003, Munshiram Manoharlal Publishers Pvt. Ltd; New Delhi, isbn 81-215-1089-9, fq. 35, 47
  22. ^ a b c d Gerard Foekema: Architecture Decorated With Architecture: Later medieval temples of Karnataka, 1000–1300 AD; 2003, Munshiram Manoharlal Publishers Pvt. Ltd; New Delhi, isbn 81-215-1089-9, fq. 63
  23. ^ Gerard Foekema: Architecture Decorated With Architecture: Later medieval temples of Karnataka, 1000–1300 AD; 2003, Munshiram Manoharlal Publishers Pvt. Ltd; New Delhi, isbn 81-215-1089-9, fq. 42
  24. ^ Gerard Foekema: Architecture Decorated With Architecture: Later medieval temples of Karnataka, 1000–1300 AD; 2003, Munshiram Manoharlal Publishers Pvt. Ltd; New Delhi, isbn 81-215-1089-9, fq. 35, 37, 48
  25. ^ Gerard Foekema: Architecture Decorated With Architecture: Later medieval temples of Karnataka, 1000–1300 AD; 2003, Munshiram Manoharlal Publishers Pvt. Ltd; New Delhi, isbn 81-215-1089-9, fq. 37
  26. ^ a b c d e f g h i j Henry Cousens: The Chalukyan Architecture of Kanarese Districts; 1996, Archaeological Survey of India, New Delhi, botimi i parë në 1926, oclc 37526233, fq. 22
  27. ^ a b Henry Cousens: The Chalukyan Architecture of Kanarese Districts; 1996, Archaeological Survey of India, New Delhi, botimi i parë në 1926, oclc 37526233, fq. 19
  28. ^ a b c Henry Cousens: The Chalukyan Architecture of Kanarese Districts; 1996, Archaeological Survey of India, New Delhi, botimi i parë në 1926, oclc 37526233, fq. 85
  29. ^ a b c Suryanath U. Kamath: A Concise History of Karnataka: From Pre-historic Times to the Present; 2001, Jupiter books, Bangalore, botimi i parë në 1980, oclc 7796041, lccn 80905179, fq. 116
  30. ^ a b c d e f Henry Cousens: The Chalukyan Architecture of Kanarese Districts; 1996, Archaeological Survey of India, New Delhi, botimi i parë në 1926, oclc 37526233, fq. 23
  31. ^ Henry Cousens: The Chalukyan Architecture of Kanarese Districts; 1996, Archaeological Survey of India, New Delhi, botimi i parë në 1926, oclc 37526233, fq. 21
  32. ^ a b c Gerard Foekema: Architecture Decorated With Architecture: Later medieval temples of Karnataka, 1000–1300 AD; 2003, Munshiram Manoharlal Publishers Pvt. Ltd; New Delhi, isbn 81-215-1089-9, fq. 50
  33. ^ a b c d Gerard Foekema: Architecture Decorated With Architecture: Later medieval temples of Karnataka, 1000–1300 AD; 2003, Munshiram Manoharlal Publishers Pvt. Ltd; New Delhi, isbn 81-215-1089-9, fq. 51
  34. ^ Gerard Foekema: Architecture Decorated With Architecture: Later medieval temples of Karnataka, 1000–1300 AD; 2003, Munshiram Manoharlal Publishers Pvt. Ltd; New Delhi, isbn 81-215-1089-9, fq. 51, 53
  35. ^ a b Henry Cousens: The Chalukyan Architecture of Kanarese Districts; 1996, Archaeological Survey of India, New Delhi, botimi i parë në 1926, oclc 37526233, fq. 18
  36. ^ Gerard Foekema: Architecture Decorated With Architecture: Later medieval temples of Karnataka, 1000–1300 AD; 2003, Munshiram Manoharlal Publishers Pvt. Ltd; New Delhi, isbn 81-215-1089-9, fq. 49
  37. ^ a b c Gerard Foekema: Architecture Decorated With Architecture: Later medieval temples of Karnataka, 1000–1300 AD; 2003, Munshiram Manoharlal Publishers Pvt. Ltd; New Delhi, isbn 81-215-1089-9, fq. 55
  38. ^ a b Gerard Foekema: Architecture Decorated With Architecture: Later medieval temples of Karnataka, 1000–1300 AD; 2003, Munshiram Manoharlal Publishers Pvt. Ltd; New Delhi, isbn 81-215-1089-9, fq. 52
  39. ^ Kamiya, Takeo (20 shtator 1996). "Architecture of the Indian Subcontinent". Gerard da Cunha-Architecture Autonomous, Bardez, Goa, India. Marrë më 27 tetor 2007. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  40. ^ a b Gerard Foekema: Architecture Decorated With Architecture: Later medieval temples of Karnataka, 1000–1300 AD; 2003, Munshiram Manoharlal Publishers Pvt. Ltd; New Delhi, isbn 81-215-1089-9, fq. 57
  41. ^ a b c Gerard Foekema: Architecture Decorated With Architecture: Later medieval temples of Karnataka, 1000–1300 AD; 2003, Munshiram Manoharlal Publishers Pvt. Ltd; New Delhi, isbn 81-215-1089-9, fq. 56
  42. ^ Gerard Foekema: Architecture Decorated With Architecture: Later medieval temples of Karnataka, 1000–1300 AD; 2003, Munshiram Manoharlal Publishers Pvt. Ltd; New Delhi, isbn 81-215-1089-9, fq. 54–5
  43. ^ Gerard Foekema: Architecture Decorated With Architecture: Later medieval temples of Karnataka, 1000–1300 AD; 2003, Munshiram Manoharlal Publishers Pvt. Ltd; New Delhi, isbn 81-215-1089-9, fq. 53–4
  44. ^ Gerard Foekema: Architecture Decorated With Architecture: Later medieval temples of Karnataka, 1000–1300 AD; 2003, Munshiram Manoharlal Publishers Pvt. Ltd; New Delhi, isbn 81-215-1089-9, fq. 60
  45. ^ a b c Gerard Foekema: Architecture Decorated With Architecture: Later medieval temples of Karnataka, 1000–1300 AD; 2003, Munshiram Manoharlal Publishers Pvt. Ltd; New Delhi, isbn 81-215-1089-9, fq. 61
  46. ^ Gerard Foekema: Architecture Decorated With Architecture: Later medieval temples of Karnataka, 1000–1300 AD; 2003, Munshiram Manoharlal Publishers Pvt. Ltd; New Delhi, isbn 81-215-1089-9, fq. 58–9
  47. ^ a b Gerard Foekema: Architecture Decorated With Architecture: Later medieval temples of Karnataka, 1000–1300 AD; 2003, Munshiram Manoharlal Publishers Pvt. Ltd; New Delhi, isbn 81-215-1089-9, fq. 58
  48. ^ a b Gerard Foekema: Architecture Decorated With Architecture: Later medieval temples of Karnataka, 1000–1300 AD; 2003, Munshiram Manoharlal Publishers Pvt. Ltd; New Delhi, isbn 81-215-1089-9, fq. 64
  49. ^ Një pjesë katrore ose drejtkëndore në një sallon (Gerard Foekema: A Complete Guide To Hoysala Temples; 1996, Abhinav, New Delhi, isbn 81-7017-345-0, fq. 93)
  50. ^ Fytyra e një përbindëshi e përdorur si një dekorim në tempujt hindu (Gerard Foekema: A Complete Guide To Hoysala Temples; 1996, Abhinav, New Delhi, isbn 81-7017-345-0, fq. 93)
  51. ^ Kamiya, Takeo (20 shtator 1996). "Architecture of the Indian Subcontinent". Gerard da Cunha-Architecture Autonomous, Bardez, Goa, India. Marrë më 27 tetor 2007. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  52. ^ a b c Henry Cousens: The Chalukyan Architecture of Kanarese Districts; 1996, Archaeological Survey of India, New Delhi, botimi i parë në 1926, oclc 37526233, fq. 20
  53. ^ Suryanath U. Kamath: A Concise History of Karnataka: From Pre-historic Times to the Present; 2001, Jupiter books, Bangalore, botimi i parë në 1980, oclc 7796041, lccn 80905179, fq. 117
  54. ^ Settar S. "Hoysala Heritage". Frontline, Volume 20 – Issue 08, April 12–25, 2003. Frontline, From the publishers of the Hindu. Marrë më 28 tetor 2007. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  55. ^ Kannikeswaran. "Templenet Encyclopedia – Temples of Karnataka, Kalyani Chalukyan temples". webmaster@templenet.com. Marrë më 16 dhjetor 2006. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  56. ^ a b c d Henry Cousens: The Chalukyan Architecture of Kanarese Districts; 1996, Archaeological Survey of India, New Delhi, botimi i parë në 1926, oclc 37526233, fq. 24
  57. ^ a b Henry Cousens: The Chalukyan Architecture of Kanarese Districts; 1996, Archaeological Survey of India, New Delhi, botimi i parë në 1926, oclc 37526233, fq. 26
  58. ^ Henry Cousens: The Chalukyan Architecture of Kanarese Districts; 1996, Archaeological Survey of India, New Delhi, botimi i parë në 1926, oclc 37526233, fq. 107
  59. ^ Henry Cousens: The Chalukyan Architecture of Kanarese Districts; 1996, Archaeological Survey of India, New Delhi, botimi i parë në 1926, oclc 37526233, fq. 78
  60. ^ Henry Cousens: The Chalukyan Architecture of Kanarese Districts; 1996, Archaeological Survey of India, New Delhi, botimi i parë në 1926, oclc 37526233, fq. 25–6
  61. ^ Henry Cousens: The Chalukyan Architecture of Kanarese Districts; 1996, Archaeological Survey of India, New Delhi, botimi i parë në 1926, oclc 37526233, fq. 24–5
  62. ^ Gerard Foekema: Architecture Decorated With Architecture: Later medieval temples of Karnataka, 1000–1300 AD; 2003, Munshiram Manoharlal Publishers Pvt. Ltd; New Delhi, isbn 81-215-1089-9, fq. 53
  63. ^ Gerard Foekema: Architecture Decorated With Architecture: Later medieval temples of Karnataka, 1000–1300 AD; 2003, Munshiram Manoharlal Publishers Pvt. Ltd; New Delhi, isbn 81-215-1089-9, fq. 59
  64. ^ Gerard Foekema: A Complete Guide To Hoysala Temples; 1996, Abhinav, New Delhi, isbn 81-7017-345-0, fq. 93
  65. ^ Suryanath U. Kamath: A Concise History of Karnataka: From Pre-historic Times to the Present; 2001, Jupiter books, Bangalore, botimi i parë në 1980, oclc 7796041, lccn 80905179, fq. 115, 134
  66. ^ Adam Hardy: Indian Temple Architecture: Form and Transformation-The Karnata Dravida Tradition 7th to 13th Centuries; 1995, Abhinav Publications, isbn 81-7017-312-4, fq. 243
  67. ^ Settar S. "Hoysala Heritage". Frontline, Volume 20 – Issue 08, April 12–25, 2003. Frontline, From the publishers of the Hindu. Marrë më 13 nëntor 2006. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  68. ^ Nilakanta K.A. Sastri: A History of South India From Prehistoric Times to the Fall of Vijayanagar; 2002, Indian Branch, Oxford University Press; botimi i parë në 1955, New Delhi, isbn 0-19-560686-8, fq. 427
  69. ^ Davison Jenkins: New Light on Hampi: Recent Research at Vijayanagara; redaktorë John M. Fritz & George Michell; 2001, MARG, Bombei, isbn 81-85026-53-X, kapitulli “Hydraulic Works”, fq. 89
  70. ^ Gerard Foekema: A Complete Guide To Hoysala Temples; 1996, Abhinav, New Delhi, isbn 81-7017-345-0, fq. 12
  71. ^ a b Gerard Foekema: Architecture Decorated With Architecture: Later medieval temples of Karnataka, 1000–1300 AD; 2003, Munshiram Manoharlal Publishers Pvt. Ltd; New Delhi, isbn 81-215-1089-9, fq. 31
  72. ^ "Alphabetical list of Monuments". Protected Monuments. Archaeological Survey of India. Marrë më 13 qershor 2007. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  73. ^ "Directory of Monuments in Karnataka". Department of Archaeology and Museums–Archaeological Monuments. National Informatics Centre, Karnataka. Marrë më 13 janar 2008. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  74. ^ a b Suryanath U. Kamath: A Concise History of Karnataka: From Pre-historic Times to the Present; 2001, Jupiter books, Bangalore, botimi i parë në 1980, oclc 7796041, lccn 80905179, fq. 117–8
  75. ^ a b Kishan Rao (10 mars 2006). "Emperor of Temples' crying for attention". The Hindu. Marrë më 9 nëntor 2009. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  76. ^ Rao, Nagaraja M.S. "Sculptures from the Later Calukyan Temple at Haveri". Artibus Asiae, Vol. 31, No. 2/3 (1969). Jstor-Artibus Asiae Publishers. ff. 167–78. Marrë më 10 nëntor 2007. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  77. ^ K. Kannikeswaran. "Templenet Encyclopedia, The Ultimate Source of Information on Indian Temples". Kalyani Chalukyan Temples. webmaster@Templenet.com. Marrë më 10 nëntor 2007. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  78. ^ "Kashivisvanatha Temple, Hindu, 12th Century". Marrë më 27 shtator 2009. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  79. ^ a b c "Brahma-Jinalaya Basti, Jain, 11th century". Marrë më 27 shtator 2009. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  80. ^ Gerard Foekema: Architecture Decorated With Architecture: Later medieval temples of Karnataka, 1000–1300 AD; 2003, Munshiram Manoharlal Publishers Pvt. Ltd; New Delhi, isbn 81-215-1089-9, fq. 56–7
  81. ^ "Architecture of the Indian Subcontinent". Marrë më 27 shtator 2009. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  82. ^ "Dodda Basappa temple – 12th century". Marrë më 27 shtator 2009. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  83. ^ "Kalyani Chalukya Temples". Marrë më 27 shtator 2009. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Bibliografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Henry Cousens: The Chalukyan Architecture of Kanarese Districts; 1996, Archaeological Survey of India, New Delhi, botimi i parë në 1926, oclc 37526233
  • Gerard Foekema: Architecture Decorated With Architecture: Later medieval temples of Karnataka, 1000–1300 AD; 2003, Munshiram Manoharlal Publishers Pvt. Ltd; New Delhi, isbn 81-215-1089-9.
  • Gerard Foekema: A Complete Guide To Hoysala Temples; 1996, Abhinav, New Delhi, isbn 81-7017-345-0.
  • Adam Hardy: Indian Temple Architecture: Form and Transformation-The Karnata Dravida Tradition 7th to 13th Centuries; 1995, Abhinav Publications, isbn 81-7017-312-4.
  • Sinha, Ajay J. (1999). "Indian Temple Architecture: Form and Transformation, the Karṇāṭa Drāviḍa Tradition, 7th to 13th Centuries by Adam Hardy". Artibus Asiae. 58 (3/4): 358–362.  3250027. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Davison Jenkins: New Light on Hampi: Recent Research at Vijayanagara; redaktorë John M. Fritz & George Michell; 2001, MARG, Bombei, isbn 81-85026-53-X, kapitulli “Hydraulic Works”.
  • Suryanath U. Kamath: A Concise History of Karnataka: From Pre-historic Times to the Present; 2001, Jupiter books, Bangalore, botimi i parë në 1980, oclc 7796041, lccn 80905179.
  • Rao, M. S. Nagaraja (1969). "Sculptures from the Later Cālukyan Temple at Hāveri". Artibus Asiae. 31 (2/3): 167–178.  3249429. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Nilakanta K.A. Sastri: A History of South India From Prehistoric Times to the Fall of Vijayanagar; 2002, Indian Branch, Oxford University Press; botimi i parë në 1955, New Delhi, isbn 0-19-560686-8.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]