Arkitektura Rashtrakuta

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Territori kryesor i perandorisë Rashtrakuta

Dinastia Rashtrakuta, e cila sundoi Dekanin nga Manyakheta në distriktin Gulbarga të Karnatakas në periudhën midis viteve 753 – 973 krijuan stilin dravidian dhe Rekhanagara të monumenteve arkitekturore. Dinastia Rashtrakuta kontribuoi shumë në trashëgiminë arkitekturore të Dekanit. Historiani i artit Adam Hardy e kategorizon aktivitetin e tyre ndërtues në tre shkolla: Ellora, rreth Badamit, Aihole dhe Pattadakali si dhe në Sirval afër Gulbargas.[1] Kontributi i dinastisë Rashtrakuta në art dhe arkitekturë është pasqyruar në tempujt e shkëlqyer shpellorë në Ellora dhe Elephanta, zona të zëna edhe nga murgjit xhainistë, të vend-ndodhura në Maharashtran moderne. Pattadakali, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s dhe tempujt Navalinga janë tipe strukturore të Arkitekturës Rashtrakuta.

Trashëgimia arkitekturore në Maharashtra[redakto | përpunoni burim]

Tempull shpellor xhainist me tre kate në Ellora
Tempulli Kailasanath në Ellora, Maharashtra

Shpellat Ellora fillimisht ishin pjesë e një kompleksi prej 34 shpellash budiste me gjasa të krijuara në gjysmën e parë të shekullit të VI, detajet strukturore të të cilave tregojnë ndikim pandyan. Tempujt shpellorë u zunë nga hindutë në periudhat e mëvonshme.[2] Mbretëria Rashtrakuta i rinovoi këto shpella budiste dhe rikushtuan faltoret shkëmbore. Amoghavarsha I u lidh me Xhainizmin dhe gjenden pesë shpella xhainiste në Ellora që i përkasin kësaj periudhe.[3] Vepra më e gjerë dhe më madhështore e mbretërisë Rashtrakuta në Ellora është krijimi i Tempullit monolitik Kailasa, një arritje e shkëlqyer që konfirmon statusin e "Balharas" si "një nga katër mbretërit kryesor të botës".[4] Muret e tempullit kanë skulptura të mrekullueshme nga mitologjia hindu duke përfshirë Ravanan, Shivan dhe Parvathin ndërsa tavani ka piktura.

Projekti i Tempullit Kailasanath u porosit nga mbreti Krishna I pasi sundimi Rashtrakuta ishte zgjeruar në Indinë e Jugut nga Dekani. Stili arkitekturor i përdorur është Karnata Dravida sipas Adam Hardy-t. Ai nuk përmban ndonjë nga Shikharat e zakonshme në stilin Nagara dhe u ndërtua në të njëjtën linjë si Tempulli VirupakshaPattadakal në Karnataka.[5][6] Sipas historianit të artit Vincent Smith, arritjet në Tempullin Kailasanath janë konsideruar një përsosje arkitekturore e tempullit monolitik shkëmbor dhe meriton të konsiderohet një nga mrekullitë e botës.[7] Sipas historianit të artit Percy Brown, si një arritje e artit, Tempulli Kailasanath është konsideruar një një vepër e pakrahasueshme e Arkitekturës shkëmbore, një monument që gjithmonë i ka emocionuar dhe mahnitur vizitorët.[8] Ndërsa disa studiues kanë pohuar se arkitektura në Elephanta është e atribueshme dinastisë Kalachuri, të tjerë pohojnë se ajo u ndërtua gjatë periudhës Rashtrakuta.[9] Disa nga skulpturat si ajo e Natarajas dhe Sadashivas shkëlqejnë në bukurinë dhe mjeshtërinë ashtu si dhe ajo e skulpturave të Elloras.[10] Skulpturat e famshme në Elephanta përfshijnë atë të Ardhanarishvaras dhe Maheshamurthy-t. Kjo e fundit, një shtatore me tre fytyra e zotit Shiva, është 8 m e lartë dhe konsiderohet një nga skulpturat më të rafinuara në Indi. Është thënë se, në botën e skulpturës, pak vepra që paraqesin një hyjni janë aq të balancuara.[11] Tempuj të tjerë të famshëm në rajonin e Maharashtras janë Dhumer Lena dhe Tempujt shpellorë Dashvatara në Ellora (i famshëm për skulpturat e tij të Vishnut dhe Shivaleelas) dhe Tempulli Jogeshvari afër Bombeit.

Tempujt Mallikarjuna dhe Kasivisvanatha në stilet Dravida dhe Nagara

Trashëgimia arkitekturore në Karnataka[redakto | përpunoni burim]

Tempulli xhainist Narayana në stilin dravidian

Karnataka tempujt e tyre më të famshëm janë Tempulli Kashivishvanatha dhe tempulli xhainist Narayana në Pattadakal, një sit i trashëgimisë botërore të UNESCO-s.[12][13] Tempuj të tjerë të mirë-njohur janë Tempulli Parameshwara në Konnur, Tempulli Brahmadeva në Savadi, Settavva, Kontigudi II, Tempujt Jadaragudi dhe Ambigeragudi në Aihole, Tempulli Mallikarjuna në Ron, Tempulli Andhakeshwara në Hooli, Tempulli Someshwara në Sogal, Tempujt xhainistë në Lokapura, Tempulli Navalinga në Kuknur, Tempulli Kumaraswamy në Sandur, tempuj të shumtë në Shirival në Gulbarga,[14] dhe Tempulli Trikuteshwara në Gadag që më vonë u zgjerua nga Dinastia Kalyani Chalukya. Studimi arkeologjik i këtyre tempujve tregon se disa kanë planimetri stelare (shumë-këndëshe) që do të përdorej gjerësisht më vonë nga Dinastia Hoysala në Belur dhe Halebidu.[15] Një nga traditat më të pasura në arkitekturën indiane mori formë në rajonin e Dekanit gjatë kësaj kohe që Adam Hardy e quan stili Karnata dravida në dallim nga stili tradicional dravida.[16]

Tempulli Virupaksha në stilin dravidian

Pattadakali[redakto | përpunoni burim]

Një grup monumentesh në Pattadakal, një sit i trashëgimisë botërore të UNESCO-s, gjendet në distriktin Bijapur të Karnatakas. Tempujt e këtij grupi janë tempuj të rafinuar strukturor të kësaj periudhe dhe janë tempujt xhainë, Dolmen, Kadasiddheswara, Jambulingeswara, Galaganatha, Chandrashekhara, Sangameswara, Kasivisëeswara, Mallikarjuna, Virupaksha dhe Papanatha.[17] Uniciteti i këtij vendi rrjedh nga prania e stilit Dravidian ose jugor dhe Nagara ose veriore (indo-arjane) të arkitekturës tempullore. Nga dhjetë tempujt në Pattadakal, gjashtë janë në stilin dravidian dhe katër në stilin Rekhanagara. Tempujt më të famshëm janë Virupaksha, Tempulli xhainist Narayana dhe Tempulli Kashivishvanatha në Pattadakal. I mirë-njohuri Virupaksha, më i hershmi i tempujve në serinë chalukyane, u ndërtua nga mbretëresha Lokamahadevi në vitin 745 për të përkujtuar fitoren e burrit të saj (Vikramaditya II 733 – 746) mbi Dinastinë Pallava të Kanchit. Tempulli është shumë i ngjashëm me tempullin Kailashnatha në Kanchi që shërbeu si model për këtë tempull. Tempulli Virupaksha nga ana tjetër shërbeu si frymëzim për Tempullin Kailashnatha të ndërtuar nga Dinastia Rashtrakuta në Ellora.

Tempulli Sangameshvara në stilin dravidian

Tempulli Virupaksha është i pasur me skulptura si ato të Lingodbhavas, Natarajas, Ravananugrahas dhe Ugra-narasimhas. Archaeological Survey of India (ASI) ka pohuar se vimana e lartë me mandapa aksiale dhe nën-faltore periferike rreth oborrit, rrethuar nga një mur me hyrje gopura përballë dhe mbrapa ishin të gjitha të dizajnuara dhe përfunduara në një kohë. Adoptimet nga Tempulli bregdetar në Mahabalipuram në formën e kutas dhe kokat e tyre kanë një pamje befasuese nga larg.[17]

Tempulli Sangameshvara

Tempulli Sangameshvara i ndërtuar nga mbreti Vijayaditya Satyashraya është i papërfunduar, megjithëse mjaft tërheqës. Është tempulli më i vjetër i ndërtuar nga Vijayaditya Satyashraya (697 – 733) dhe në vimanan e tij paraqet një masë të madhe të tempujve bashkohës Pallava në elementet e qetë, si në tempujt Virupaksha dhe Mallikarjuna. Tempulli ka plan katror nga baza deri te shikhara ngjashmërisht me Tempullin Virupaksha, nuk ka sukanasika por vimana është me tre kate. Kati më i ulët është i rrethuar nga dy mure, një i brendshëm dhe një i jashtëm, kati i dytë është një projeksion i sipërm i murit të brendshëm, ndërsa muri i jashtëm rrethon cirkumambulatorin rreth shenjtërores.[17]

Tempuj që shkrijnë stilin dravidian dhe Nagara
Tempulli Galaganatha

Tempulli Galaganatha, i drejtuar nga lindja, i ndërtuar rreth vitit 750, në stilin e rafinuar arkitekturor rekha-nagara prasada përmban një skulpturë të zotit Shiva duke vrarë demonin Andhakasura. Tempulli, i ndërtuar mbi një plintë me tre modanatura të zbukuruara mjeshtërisht, përfshin një shenjtërore (garbhagriha) që ka një linga dhe një vestibul (antarala), të dy të rrethuar nga një kalim cirkumambulator i mbyllur (pradakshinapatha), një holl (sabha–mandapa) dhe një verandë hyrjeje (mukha-mandapa). Veçoria më befasuese e tempullit është struktura e sipërme veriore (rekha-nagara shikhara) e ruajtur mirë, e kryesuar nga amalaka dhe kalasha. Skulptura e bujtur në këtë pavjon është e Shivës duke vrarë Andhakasuran. Zoti me tetë krahë vesh një kurorë kafkash njerëzore (munda-mala) si një rrip i shenjtë (yajnopavita) dhe është paraqitur pasi shpon demonin me trident (trisula).[18]

Tempulli Papanatha, shkrirje e stileve jugore dhe vesaras veriore
Tempulli Papanatha

Tempulli Papanatha, i ndërtuar rreth vitit 740, ashtu si për të dhënat e ASI-t, është në stilin Vesara. Tempulli u nis në stilin nagara, por më vonë ndryshoi në stilin më të balancuar dravidian. Skulpturat e tij paraqesin skena nga Ramayana dhe Mahabharatha. Plani i tempullit ka një shenjtërore (garbhagriha) të rrethuar nga një kalim cirkumambulator (pradakshinapatha) me pavjone devakoshtha në tre muret e tij, një ardha-mandapa, një sabha-mandapa dhe një verandë hyrëse (mukhamandapa) të pajisur me kakshasana. Një shikhara rekha-nagar (veriore) të zhvilluar mirë me një hark të skalitur mjeshtërisht Chaitya që bujt Natarajan përballë sukanasas është një veçori në këtë tempull.[19] Ky tempull ka shumë ngjashmëri me Tempullin NavabrahmaAlampurAndra Pradeshit, që u ndërtua po ashtu nga e njëjta dinasti.

stili arkitekturor dravidian. Pamje e sipërme e Tempujve Navalinga në Kuknur, Karnataka

Studimet arkeologjike të gjithë tempujve të Pattadakalit tregojnë se disa kishin plan yllor (shumë-këndor) më vonë i përdorur gjerësisht nga Dinastia Hoysala e Belurit dhe Halebidus.[15] Një tjetër monument i shkëlqyer në Pattadakal është Tempulli Navalinga në Kuknur.

Tempulli Navalinga[redakto | përpunoni burim]

Tempulli Navalinga u ndërtua në shekullin e IX, gjatë mbretërimit të mbretit Amoghavarsha I ose djali i tij Krishna II i Dinastisë Rashtrakuta. Tempulli gjendet në qytetin e Kukkanurit, 40 km larg nga Gadagu. I ndërtuar në stilin dravidian të arkitekturës së Indisë së Jugut, secili nga nëntë tempujt e kompleksit ka një linga, simboli i përbotshëm i hynisë hindu Shiva dhe në këtë mënyrë të emërtuar Navalinga (që do të thotë nëntë lingat).[20][21]

Shiko edhe[redakto | përpunoni burim]

Referencat[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ Adam Hardy: Indian Temple Architecture: Form and Transformation-The Karnata Dravida Tradition 7th to 13th Centuries; 1995, Abhinav Publications, isbn 81-7017-312-4, fq. 111
  2. ^ K. V. Soundara Rajan: Rock-cut Temple Styles'; 1998, Somaily Publications, Bombei, India; isbn 81-7039-218-7, fq. 19, 115–116
  3. ^ Takeo Kamiya. "Architecture of the Indian Subcontinent". Gerard da Cunha-Architecture Autonomous, India. Marrë më 18 prill 2007. 
  4. ^ John Keay: India: A History; 2000, Grove Publications, New York, isbn 0-8021-3797-0
  5. ^ Takeo Kamiya. "Architecture of the Indian Subcontinent,20 September 1996". Gerard da Cunha-Architecture Autonomous, Bardez, Goa, India. Marrë më 10 nëntor 2006. 
  6. ^ Adam Hardy: Indian Temple Architecture: Form and Transformation-The Karnata Dravida Tradition 7th to 13th Centuries; 1995, Abhinav Publications, isbn 81-7017-312-4, fq. 327
  7. ^ Vincent Smith te Mangalore Arthikaje. "Society, Religion and Economic condition in the period of Rashtrakutas". 1998–2000 OurKarnataka.Com, Inc. Arkivuar nga origjinali më 4 nëntor 2006. Marrë më 20 dhjetor 2006. 
  8. ^ Percy Brown & James Fergusson në Arthikaje, Mangalore. "Society, Religion and Economic condition in the period of Rashtrakutas". 1998–2000 OurKarnataka.Com, Inc. Arkivuar nga origjinali më 4 nëntor 2006. Marrë më 20 dhjetor 2006. 
  9. ^ Suryanath U. Kamath: A Concise History of Karnataka: From Pre-historic Times to the Present; 2001, Jupiter books, Bangalore, botimi i parë në 1980, oclc 7796041, lccn 80905179, fq. 93
  10. ^ Arthikaje në Arthikaje, Mangalore. "Society, Religion and Economic condition in the period of Rashtrakutas". 1998–2000 OurKarnataka.Com, Inc. Arkivuar nga origjinali më 4 nëntor 2006. Marrë më 20 dhjetor 2006. 
  11. ^ Grousset në Arthikaje, Mangalore. "Society, Religion and Economic condition in the period of Rashtrakutas". 1998–2000 OurKarnataka.Com, Inc. Arkivuar nga origjinali më 4 nëntor 2006. Marrë më 20 dhjetor 2006. 
  12. ^ Vijapur, Raju S. "Reclaiming past glory". Deccan Herald. Spectrum. Arkivuar nga origjinali më 18 maj 2008. Marrë më 27 shkurt 2007. 
  13. ^ Adam Hardy: Indian Temple Architecture: Form and Transformation-The Karnata Dravida Tradition 7th to 13th Centuries; 1995, Abhinav Publications, isbn 81-7017-312-4, fq. 341
  14. ^ Adam Hardy: Indian Temple Architecture: Form and Transformation-The Karnata Dravida Tradition 7th to 13th Centuries; 1995, Abhinav Publications, isbn 81-7017-312-4, fq. 344-345
  15. ^ a b Arthikaje, Mangalore; Sundara and Rajashekar. "Society, Religion and Economic condition in the period of Rashtrakutas". 1998–2000 OurKarnataka.Com, Inc. Arkivuar nga origjinali më 18 janar 2010. Marrë më 27 shtator 2009. 
  16. ^ Adam Hardy: Indian Temple Architecture: Form and Transformation-The Karnata Dravida Tradition 7th to 13th Centuries; 1995, Abhinav Publications, isbn 81-7017-312-4, fq. 5 (parathënia)
  17. ^ a b c "World heritage sites Pattadakal". Marrë më 27 shtator 2009. 
  18. ^ "Galaganatha". Marrë më 27 shtator 2009. 
  19. ^ "Papanatha temple". Marrë më 27 shtator 2009. 
  20. ^ Kamiya, Takeo (20 shtator 1996). "Architecture of the Indian Subcontinent". Gerard da Cunha-Architecture Autonomous, Bardez, Goa, India. Marrë më 27 shtator 2009. 
  21. ^ Cousens (1926), p. 74

Bibliografia[redakto | përpunoni burim]

  • Anant Sadashiv Altekar: The Rashtrakutas And Their Times; being a political, administrative, religious, social, economic and literary history of the Deccan during C. 750 A.D. to C. 1000 A.D; 1934, Oriental Book Agency, Poona, oclc 3793499.
  • P. N. Chopra, T. K. Ravindran & N. Subrahmanian: History of South India (Ancient, Medieval and Modern) Part 1; 2003, Chand Publications, New Delhi, isbn 81-219-0153-7.
  • Adam Hardy: Indian Temple Architecture: Form and Transformation-The Karnata Dravida Tradition 7th to 13th Centuries; 1995, Abhinav Publications, isbn 81-7017-312-4.
  • Suryanath U. Kamath: A Concise History of Karnataka: From Pre-historic Times to the Present; 2001, Jupiter books, Bangalore, botimi i parë në 1980, oclc 7796041, lccn 80905179.
  • Takeo Kamiya. "Architecture of the Indian Subcontinent". Gerard da Cunha-Architecture Autonomous, India. Marrë më 18 prill 2007. 
  • A. P. Karmarkar: Cultural History of Karnataka: Ancient and Medieval; 1947, Karnataka Vidyavardhaka Sangha, Dharwar, oclc 8221605.
  • John Keay: India: A History; 2000, Grove Publications, New York, isbn 0-8021-3797-0.
  • Pandit Bishweshwar Nath Reu: History of the Rashtrakutas (Rathodas); 1997, Publication Scheme, Jaipur, botimi i parë në 1933, isbn 81-86782-12-5.
  • K. V. Soundara Rajan: Rock-cut Temple Styles'; 1998, Somaily Publications, Bombei, India; isbn 81-7039-218-7.
  • Nilakanta K.A. Sastri: A History of South India From Prehistoric Times to the Fall of Vijayanagar; 2002, Indian Branch, Oxford University Press; New Delhi, botimi i parë në 1955, isbn 0-19-560686-8.
  • Romila Thapar: Penguin History of Early India: From Origins to AD 1300; 2003, Penguin, New Delhi, isbn 0-14-302989-4.