Tempulli Kailasa

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Panoramë e tempullit Kailasha në Ellora (shpella 16)

Tempulli Kailasa është një nga tempujt e lashtë hindu të skalitur në shkëmb që gjendet në Ellora, në shtetin indian Maharashtra. Është një megalit i skalitur në një shkëmb të vetëm i konsideruar një nga tempujt shpellor më të shquar të Indisë, për shkak të përmasave të tij, si trajtimit arkitekturor dhe skulpturor.[1] Tempulli Kailasa (shpella 16) është një nga 34 tempujt shpella dhe manastire të njohur kolektivisht si Shpellat Ellora. Ndërtimi i tij përgjithësisht i atribuohet mbretit të shekullit të VIII të dinastisë Rashtrakuta, Krishna I. Arkitektura e tempullit tregon gjurmë të stilit arkitekturor Pallava.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tempulli Kailasa nga maja e shkëmbit

Ndërtimi i tempullit shpesh i atribuohet mbretit të dinastisë Rashtrakuta Krishna I (mbretëruar në vitet 756-773 të e.s.), bazuar në disa mbishkrime që e lidhin tempullin me Krishnaraja-n. Megjithatë, një identifikim i tillë është problematik, pasi këto mbishkrime nuk janë të lidhura fizikisht me shpellat dhe nuk datojnë nga mbretërimi i Krishnaraja-s.[2]

Pllakatat Baroda (rreth viteve 812-813 të e.s.), numërojnë rreth 40 vjet pas mbretërimit të Krishna-s I, përmendin Krishnaraja-n si padronin e Kailasanatha dhe përmendin po ashtu një tempull të Shivës në Elapura (Ellora). Këto pllakata regjistrojnë dhurimin e një fshati nga Karkaraja II, një sundues i një dege të dinastisë Rashtrakuta të Gujaratit. Sipas këtyre pllakatave, mbreti ndërtoi një tempull kaq të mrekullueshëm sa edhe zotat dhe arkitektët u mahnitën.[2] Shumica e studiuesve besojnë se kjo është një referenë ndaj tempullit Kailasa të Shivës në Ellora. Megjithatë, dhurimi i tokës i bërë nga pasuesi i Krishna-s I nuk përmban një referim të tillë.[3]

Metoda ndërtuese[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tempulli Kailasa është i shquar për gërmimet e tij vertikale—skalitësit filluan nga maja e shkëmbit zanafillor dhe e skalitën poshtë. Metodat tradicionale të ndjekura përpikmërisht nga arkitekti që nluk do të mund të arrinte duke e gërmuar ballas.[4]

Arkitektura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Plani i themeleve të tempullit Kailash

Tempulli tregon gjurmë të stilit arkitekturor Pallava. Sipas Hermann Kulke-s, mbreti i dinastisë Chalukya, Vikramaditya II (që ka mbretëruar në vitet 733–744 të e.s.) mori disa artizanë pallavas në mbretërinë e tij pasi e mundi mbretërinë Pallava. Tempujt e ndërtuar nga këta artizanë ndikuan në ndërtimin e tempullit Kailasa në një kohë të mëvonshme.[5] Hyrja për në oborrin e tempullit përmban një gopuram të ulët.[1] Shumica e hyjnive në të majtë të hyrjes janë shaivaite (ndjekëse të Shivës) ndërsa në të djathtë hyjnitë janë vaishnavaite (ndjekëse të Vishnu-t). Një portëkalim me dy kate hapet për të treguar një oborr në formë U-je. Përmasat e oborrit në bazë janë 82 m X 46 m.[1] Oborri është i shoqëruar me harkada me kolona, tre kate të larta. Harkadat janë të shoqëruara me panele të stërmëdha skulpturorë kamare që përmbajnë skulptura të stërmëdha të një larmie hyjnish. Fillimishtë ura kapërcyese prej guri i lidhnin këto galeri me strukturat qendrore të tempullit, por tashmë janë rrënuar. Brenda oborrit, ndodhet një faltore qendrore kushtuar Shivës dhe një imazh i doriut të tij Nandi (demi i shenjtë). Faltorja qendrore që bujt lingam-in përmban një mandapa me çati të sheshtë të mbajtur nga 16 kolona dhe një shikhara dravidiane.[1] Faltorja përmban kolona, dritare, dhoma të jashtme dhe të brendshme, sallone mbledhjesh dhe një lingam të stërmadh guri në zemrën e saj; është skalitur me nike, suva, dritare ashtu si dhe imazhe të hyjnive, mithuna-t (figura erotike mashkullore dhe femërore) dhe figura të tjera. Si zakonisht në tempujt e Shivës, Nandi është i ulurn në një verandë përballë faltores qendrore. Nandi mandapa dhe tempulli kryesor i Shivës janë secili rreth 7 metra të lartë dhe të ndërtuar në dy kate. Katet e poshtëm të Nandi Mandapa-s janë të dy struktura solide, të dekoruara me relieve të rafinuara. Baza e tempullit ka qenë skalitur për të sugjeruar se elefantët po e mbajnë strukturën lart. Një urë shkëmbore lidh Nandi Mandapa-n me verandën e tempullit. Në premisat e tempullit janë pesë faltore të shkëputura; tre nga këto i janë kushtuar hyjneshës së lumit Ganga, Yamuna dhe Saraswati-t.[1] Në oborr ndodhen edhe dy Dhwajasthambha (kolona me shtiza flamuri). Një skulpturë e shquar është ajo e Ravana-s duke u përpjekur të ngrerë malin Kailasa.[1]

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b c d e f "Section II: Periodic Report on the State of Conservation of Ellora Caves, India, 2003" (PDF). UNESCO. Marrë më 6 mars 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b Lisa Owen: Carving Devotion in the Jain Caves at Ellora; 2012, BRILL, isbn 90-04-20629-9, fq. 135
  3. ^ Lisa Owen: Carving Devotion in the Jain Caves at Ellora; 2012, BRILL, isbn 90-04-20629-9, fq. 136
  4. ^ K.V. Soundara Rajan: Rock-cut Temple Styles; 1998, Somaily Publications, Mumbai, isbn 81-7039-218-7, fq. 142–143
  5. ^ Hermann Kulke & Dietmar Rothermund: A History of India; 2004, Routledge, isbn 978-0-415-32920-0, fq. 120

Bibliografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]