Shpellat Udayagiri dhe Khandagiri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shpella nr-12 në formën e gojës së një tigri, Udayagiri

Shpellat Udayagiri dhe Khandagiri janë shpella pjesërisht natyrore dhe pjesërisht artificiale me rëndësi arkeologjike, historike dhe fetare pranë qytetit të Bhubaneswarit në shtetin indian të Odishas. Shpellat janë vendosur në dy kodra të afërta, Udayagiri dhe Khandagiri, të përmendura si Kumari Parvat në mbishkrimin Hathigumpha. Ato kanë një numër shpellash të skalitura në mënyrë të rafinuar. Besohet se shumica e këtyre shpellave janë skalitur si blloqe rezidenciale për murgjit xhainistë gjatë mbretërimit të Kharavela-s. Udayagiri do të thotë "kodra e ngritjes së diellit" dhe ka 18 shpella ndërsa Khandagiri ka 15 të tilla.

Pamje nga lart e shpellave Udayagiri nga korda Khandagiri

Shpellat Udayagiri dhe Khandagiri, të quajtura lena në mbishkrimet indiane, janë krijuar kryesisht gjatë mbretërimit të Kharavela-s për bujtjen e asketikëve xhainistë. Grupi më i rëndësishëm i tyre është Ranigumpha në Udayagiri që është një manastir me dy kate.

Numri i shpellave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shpellat Udayagiri nga kodra Khandagiri
Rani Gumpha (shpella nr-1), Udayagiri

B.M. Barua, bazuar në linjën 14 të mbishkrimit Hathigumpha, deklaroi se se ishin skalitur një tërësi prej 117 shpellash nga Kharavela dhe të tjerë në kodrën Kumari (Udayagiri). Marshall ka numëruar më shumë se 35 shpella në të dyja kodrat, ndërsa M. M. Ganguli ka numëruar vetëm 27 të tilla. Numri i shpellave ekzistuese në Udayagiri është 18, ndërsa Khandagiri ka 15.[1] Emrat vendor të shpellave ekzistuese janë renditur më poshtë sipas numërimit të Archaeological Survey of India (A.S.I.).

Shpellat e famshme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Udayagiri
Ganesha Gumpha (shpella nr-10), Udayagiri

Në Udayagiri, Hathigumpha (shpella 14) dhe Ganeshagumpha (shpella 10) janë veçanërisht të famshme për shkak të thesareve artistike të skulpturave dhe relieveve të tyre ashtu si dhe për shkak të rëndësisë së tyre historike. Rani ka Naur (Pallati-shpellë i mbretëreshës, shpella 1) është gjithashtu një shpellë e skalitur gjerësisht dhe e zbukuruar në mënyrë të rafinuar me friza skulpturore. Khandagiri ofron një pamje të shkëlqyer mbi Bhubaneswar nga maja e saj. Shpella Ananta (shpella 3) paraqet figura të skalitura grash, elefantësh, atletësh dhe patash duke mbajtur lule.

Mbishkrimet brahmi të shpellave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mbishkrim në Udaigiri

Mbishkrimi Hathigumpha[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shpella Hathigumpha ("shpella e elefantit") ka mbishkrime Hathigumpha, të shkruara nga Raja Kharavela, mbreti Kalinga në Indi, gjatë shekullit të II p.e.s.. Mbishkrimi Hathigumpha konsiston në shtatëmbëdhjetë linja të gdhendura thellë në gërmat Brahmi mbi ballin e shpellës natyre Hathigumpha në krahun jugor të kodrës Udayagiri. Ajo paraqet ediktin shkëmbor të Ashoka-s në Dhauli, që gjendet gjashtë milje largë.

Mbishkrime të tjera minore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pranë mbishkrimit Hathigumpha të Kharavela-s, ka disa mbishkrime të tjera minore Brahmi në kodrat Udayagiri dhe Khandagiri, që u deshifruan herët nga profesor R. D. Banergy gjatë viteve 1915-16[2] dhe B. M. Baraua.[3] Sadananda Agrawal ka dhënë sqarime të mëtejshme rreth tyre si:

I- Mbishkrimi në shpellën Mancapuri (Kati i sipërm)

Ky mbishkrim është gdhendur në një hapësirë të ngritur midis derës së dytë dhe të tretë të shpellës. Teksti përkthehet si më poshtë: ‘Nga bekimet e Arhatëve, mbretëresha kryesore e Kharavela-s, monarku Cakravarti i Kalinga-s, mbesa e madhe e Hathisiha-s (Hasti Simha) dhe vajza e Lalāka-s ose Lalārka-s u bë shkak të skalitej shpella për sramanat e Kalinga-s’.

II- Mbishkrimi në shpellën Mancapuri (Kati i sipërm)-A

Ky mbishkrim është skalitur mbi një fashë të lartë midis portës së tretë dhe të katërt nga e majta dhe përmban një linjë të vetme. Teksti i përkthyer është si më poshtë: ‘Kjo është shpella e Aira Mahameghavahana Maharaja Kudepasiri-t, sunduesi i Kalinga-s.[shpjegimi 1]

Pamje nga shpellat Udayagiri
III- Mbishkrimi në shpellën Mancapuri 'B' (kati i poshtëm)

Ky mbishkrim ka qenë skalitur mb murin e djathtë të verandës, në të djathtë të hyrjes së dhomës së krahut të djathtë të krahut kryesor, që konsiston në një linjë. Teksti i përkthyer është si vijon: ‘[Kjo është] shpella e princit Vaḍukha’.

Në terrenin paleografik profesor Banergy e konsideron këtë mbishkrim pak më të hershëm se mbishkrimi i mbretit Kudepasiri. Sipas Sadananda Agrawal-it, princi Badukha mbetet një figurë e errët në histori, por Badukha duket se qe djali ose vëllai i Kudepasiri-t.

IV- Mbishkrimet në Sarpagumpha (mbi derë)

Ky mbishkrim konsiston në një linjë, që është gdhendur mbi derën e shpellës Sarpagumpha. Teksti i përkthyer është si vijon: ‘Dhoma dhe veranda/ose dhoma anësore e cūlakama-s’.

Megjithatë Dr. Sahu e interpretoi Ajeya-n të bashkuar nga një Sandhi duke e kualifikuar Koṭha-n këtu nga vënia në dukje e pathyeshmërisë. Por ai injoroi lidhëzën ca që ndjek Koṭha-n dhe Jeya-n.

V- Mbishkrimi në Sarpagumpha (në të majtë të derës)

Teksti i përkthyer është si vijon: ‘[Pavjoni është] dhuratë e Kamma-s dhe Halakhina-s’.

Me shumë gjasa Halakhiṇa ishte gruaja e Kamma-s. Chūlakamma – i gjetur në mbishkrimin nr.IV dhe Kamma e këtij mbishkrimi tregojnë përcaktime zyrtare më shumë se emra të përveçëm. Kamma mund të meret si ministër i punëve (Karma saciva) dhe Cūlakamma duket se është një kuadro i ri i ministrit në departamentin e punëve.

VI- Mbishkrimi i shpellës Haridas

Ky mbishkrim përmban një linjë të skalitur mbi një nga tre hyrjet e dhomës kryesore të shpellës nga veranda. Teksti i përkthyer është si vijon: ‘Dhoma dhe veranda (ose dhoma anësore) janë dhuratë e cūlakama-s’.

Punim artistik nga shpellat
VII- Mbishkrimi Vyāghragumphā

Shkrimi është skalitur mbi murin e jashtëm të dhomës së brendshme. Teksti është si vijon: ‘Shpella e Bhūti-t, gjykatësi i qytetit’.

VIII- Mbishkrimi i shpellës Jambesavara

Ky mbishkrim ka qenë skalitur mbi hyrjet e dhomës së brendshme të shpellës. Teksti i përkthyer është si vijon: ‘Shpella e Mahamāda Nākiya-s dhe Bāriyā-s.

X- Mbishkrimi Tatowāgumphā (shpella 1)

Ky mbishkrim është regjistruar mbi një nga hyrjet e dhomës së brendshme. Teksti i përkthyer është si vijon: ‘Shpella e Kusuma-s, padamulika’.

Ka një rrokje pas fjalës lenam, që mund të lexohet si ni ose phi. Padamulika fjalë për fjalë do të thotë ai që shërben te këmbët [e mbretit]. Sadananda Agrawal e ka interpretuar Masikanagara-n si Asikanagara dhe e identifikon me qytetin e Adam-it (distrikti Nagpur). Në këndvështrimin e dëshmisë së një qyteti shumë të begat të zbuluar në Adam, profesor A. M. Shastri është i mendimit se vetë Adam-i përfaqëson Asikanagara-n e mbishkrimit Hathigumpha. Vlen të vërehet në kontekstin aktual se një vulë prej terrakote që ka një legjendë, ka qenë zbuluar nga Adam-i,[4] gjendet i vendosur në bregun e djathtë të lumit Wainganga, që lexohet Asakajanapadasa.

XI- Mbishkrimi Ananta Gumpha (A)

Mbishkrimi është regjistruar mbi arkitrarin midis paradhomës së majtë dhe kolonës së pestë. Teksti i përkthyer është si vijon: ‘Shpella e Dohada Śramaṇas’.

Sarpa Gumpha (shpella 13), Udayagiri

Lista e shpellave në Udayagiri[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kodra Udayagiri bie në të djathtë kur hyn në këtë zonë nga Bhubaneswari. Në Udayagiri gjenden 18 shpella. Krahasuar me Khandagirin, Udayagiri ofron faltore shpellore më të bukura dhe në gjendje më të mirë.

1. Rani Gumpha

Rani Gumpha është shpella më e madhe dhe më popullore nga shpellat e Udayagirit dhe Khandagirit. Fjala 'Rani' do të thotë mbretëreshë. Megjithëse nuk është një mrekulli arkitekturore, ka disa skulptura të lashta të bukura. Kjo shpellë ka dy kate, secili prej të cilëve ka tre krahë dhe krahu qendror është më i madh nga të tjerët. Kati i poshtëm ka shtatë hyrje në krahun e mesëm ku kati i sipërm ka nëntë kolona. Pjesa e sipërme e krahut qendror ka imazhe në reliev që paraqesin marshimin fitimtar të një mbreti. Shumë nga qelat kanë imazhe të skalitura dwara pala; disa prej tyre janë të prishura. Zona që lidh krahun qendror me krahun e djathtë dhe të majtë ka disa panele me skulptura kafshësh të egra, pemë të mbushura me fruta, figura njerëzore, gra duke luajtur instrumente muzikore, majmunë dhe elefantë lozonjarë. Kolonat mbajnë toranat (harqet) e dekoruara me skulptura të rëndësishme xhainiste dhe skena mbretërore.

2. Bajaghara Gumpha

Bajaghara Gumpha është shumë e thjeshtë dhe e vogël. Ajo ka shtrate dhe jastëkë guri si dhe ishte e përdorur dukshëm si bujtinë e murgjërve xhainistë në kohët e lashta. Përveç kolonave të thjeshta drejtëkëndore, në këtë shpellë nuk ka skulptura të tjera.

3. Chota Hathi Gumpha

Chota Hathi Gumpha ka përmasa të vogla. Ajo ka gjashtë figura të vogla elefantësh në façatë. Fjala 'chota hathi' do të thotë 'elefant i vogël'.

4. Alkapuri Gumpha

Alkapuri Gumpha ka një reliev skulpturor të një luani duke mbajtur në gojën e tij një pre. Në këtë shpellë gjenden kolona me figura njerëzore (qenie hyjnore) me krahë. Ka dy kate.

5. Jaya Vijaya Gumpha

Jaya Vijaya Gumpha është me dy kate. Ajo ka një imazh në reliev të pemës Bodhi me ombrellë në majën e saj dhe të shoqëruar nga njerëz duke e adhuruar atë.

6. Panasa Gumpha

Panasa Gumpha është një shpellë shumë e vogël dhe e thjeshtë pa ndonjë veçori domethënëse.

7. Thakurani Gumpha

Thakurani Gumpha është me dy kate por është shumë e thjeshtë në stil. Ka pak relieve të vogla skulpturore.

8. Patalapuri Gumpha

Patalapuri Gumpha është pak më e madhe me një verandë me kolona. Gjithësesi, në këtë shpellë nuk veçori të shquara.

Statujë xhaine në majën e kodrave
9. Mancapuri dhe Swargapuri Gumpha

Mancapuri dhe Swargapuri Gumpha është një shpellë me dy kate. Ka një simbol të dëmtuar xhainist që me gjasa përdorej për adhurim. Në këtë shpellë gjenden tre mbishkrime. Një mbishkrim flet rreth mbretëreshës kryesore të Kharavela-s, ndërsa dy të tjerët flasin rreth Kudepasiri-t, pasuesit të Kharavela-s dhe Badukha-s, djali ose vëllai i Kudepasiri-t.

10. Ganesha Gumpha

Ganesha Gumpha është një nga shpellat më të rëndësishme në Udayagiri. Shpella e mer këtë emër për shkak të figurës së skalitur të Ganesha-s në pjesën e pasme të qelës së saj të djathtë. Sigurisht, duhet të ketë qenë skalitur në një periudhë më të vonë dhe nuk mund të jetë punim zanafillor. Shpella ka dy statuja të mëdha elefantësh duke mbajtur gjerdanë në hyrje. Gjithashtu, në hyrje gjenden figura të skalitura të dwara pala-ve. Skalitjet në këtë shpellë rrëfejnë historinë e arratisjes së Bassavadatta-s, princesha e Ujjayini-t, me mbretin Udayan të Kausambi-t në shoqërinë e Vasantaka-s. Sipër kësaj shpelle gjenden rrënojat e një strukture absidale. Besohet se Kalinga Jina legjendar dikur ishte i vendosur këtu. Kalinga Jina ishte idhulli i Rishabhanatha-s, që kishte qenë marr nga Kalinga nëpërmjet Mahapadma Nanda-s. Pas 300 vjetësh, Kharavela e mundi mbretin Sunga, Bahasatimita dhe e solli atë përsëri.

11. Jambesvara Gumpha

Jambesvara Gumpha është një shpellë shumë e thjeshtë dhe e vogël me një kolonë dhe dy gjysëm-kolona. Mbishkrimi tregon se është shpella e Nayaki-t, gruaja e Mahamade-s.

Hathi Gumpha (shpella nr-14), Udayagiri
12. Vyaghra Gumpha

Vyaghra Gumpha është një nga shpellat më të famshme në Udayagiri. Shpella, që është e rrënuar, ka skalitje hyrjeje si një gojë e madhe tigri. Është një nga sitet më të fotografuara në Udayagiri. Fjala 'vyaghra' do të thotë tigër. Mbishkrimi i gjetur aty tregon se kjo shpellë i përket gjykatësit të qytetit, Sabhuti.

13. Sarpa Gumpha

Sarpa Gumpha është jashtëzakonisht shumë e vogël. Gjenden dy mbishkrime në këtë shpellë. Fjala 'sarpa' do të thotë gjarpër.

14. Hathi Gumpha

Hathi Gumpha është një shpellë natyrore. Mbi mur, gjendet mbishkrimi i vendosur nga Kharavela. Është burimi kryesor i historisë së Kharavela-s. Fjala 'hathi' do të thotë elefant.

15. Dhanaghara Gumpha

Dhanaghara Gumpha është një shpellë e vogël që ka dy kolona të gjera dhe skulptura dwara pala të skalitura në hyrje.

16. Haridasa Gumpha

Haridasa Gumpha është një shpellë e vogël me tre hyrje dhe një verandë pjesën ballore. Në të gjendet edhe një mbishkrim.

17. Jagannatha Gumpha

Jagannatha Gumpha është një shpellë e sklaitur pa shumë kujdes me tre hyrje.

18. Rasui Gumpha

Rasui Gumpha është një shpellë jashtëzakonisht e vogël.

Lista e shpellave në Khandagiri[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Cave monastery in Khandagiri

Nomenklatura e sipërme nuk ka domethënie historike por është e pranuar tashmë për lehtësi nga studiuesit. Arti i Udayagirit dhe Khandagirit, duke qenë pothuajse bashkëkohës me atë të Sanchit, ka një ngjashmëri befasuese me të por në të njëjtën kohë ka individualitetin dhe teknikat e saja të përparuara. Kodrat Khandagiri bien në të majtë kur hyn në këtë zonë nga Bhubaneswari. Në Khandagiri gjenden 15 shpella të renditura siç vijon:

1. Tatowa Gumpha

Mbi harkun e hyrjes janë skalitur papagaj dhe prandaj quhet Tatowa Gumpha. Ka gjithashtu dy figura dwarapala.

2. Tatowa Gumpha

Kjo shpellë ka të njëjtin emër me shpellën e parë dhe ka një verandë me gjysëm-kolona me skalitje të mahnitshme.

3. Ananta Gumpha

Shpella ka skulptura grash, elefantësh, patash etj.

4. Tentuli Gumpha

Është një dhomë e vogël shkëmbore me vetëm një kolonë.

5. Khandagiri Gumpha

Është një qelë e skalitur pa shumë vëmendje dhe ka dy kate.

6. Dhyana Gumpha

Është një qelë e skalitur trashësisht.

7. Navamuni Gumpha

Navamuni Gumpha është një qelë e skalitur trashësisht me skulpturat e nëntë tirthankarave xhaine dhe Sasana Devi-t.

8. Barabhuji Gumpha

Barabhuji Gumpha ka dy imazhe në reliev të dymbëdhjetë Sasana Devi-ve të armatosur, prandaj është quajtur Barabhuji (që do të thotë dymbëdhjetë të armatosurit) Gumpha. Në këtë shpellë gjenden gjithashtu edhe pak skulptura tirthankara. Sasana Devi-t janë adhuruar si hyjnitë hindu Durga të sotme. Priftërinjtë në këtë faltore pohojnë se se disa skulptura tirthankara të xhainizmit si Surya.

9. Trusula Gumpha

Trusula Gumpha duket se është konvertuar në kohët e mesjetës. Ka tre skulptura të Rishabha Deva-s që gjendet në posturë në këmbë dhe pamje të bukur. Përveç këtyre skulpturave gjenden edhe skulpturat e 24 tirthankara-ve xhainistë që duken të pa rafinuara.

10. Ambika Gumpha

Në këtë shpellë gjenden pak imazhe në reliev të Sasana Devi-ve.

11. Lalatendu Keshari Gumpha

Në këtë shpellë gjenden imazhet në reliev të Mahavira-s, Parshvanath-it dhe pak tirthankara-ve xhainiste.

Shpellat 12, 13 dhe 15 janë të pa emërtuara. Shpella 14 është shumë e thjeshtë dhe quhet Ekadasi Gumpha.

Biletat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hyrja është falas për qytetarët e Indisë ndërsa për vizitorët e vendeve të SAARC-ut (Bangladeshi, Nepali, Butani, Sri Lanka, Pakistani, Maldivet dhe Afganistani) dhe BIMSTEC (Bangladeshi, Nepali, Bhutani, Sri Lanka, Tailanda dhe Mianmari) çmimi i biletës është 5 rupi, kurse për të huajt e tjerë është 100.00 rupi ose US $2.00 dhe falas për fëmijët nën 15 vjeç. Monumentet rrinë hapur nga lindja e djellit deri në perëndim.

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shpjegime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Kudepasiri duket se qe pasuesi i menjëhershëm i Kharavela-s.

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Nga Archaeological Survey of India
  2. ^ Epigraphic Indica-XIII
  3. ^ Indian Historical Quarterly-XIV
  4. ^ Sadananda Agrawal: Śrī Khāravela, publikuar nga Sri Digambar Jain Samaj, Cuttack, 2000

Bibliografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Sachin Singhal: Orissa tourist road guide and political, Vardhman Publications, ISBN 81-8080-011-3
  • Sadananda Agrawal: Sri Kharavela; Published by Sri Digambar Jain Samaj, Cuttack, 2000.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]