Lenjadri
Lenyadri (në gjuhën marathi लेण्याद्री, Leṇyādri) përfaqëson një seri prej rreth 30 shpellash shkëmbore budiste, të vendosura pranë Junnar-it në distriktin Pune në shtetin indian të Maharashtras. Shpella 7 është tempull i famshëm hindu kushtuar zotit Ganesha. Është një nga faltoret Ashtavinayak, një set prej tetë faltoresh të shquara të Ganesha-s në Maharashtra-n perëndimore. Njëzet e gjashtë nga shpellat janë të numëruara individualisht. Shpellat janë të drejtuara nga jugu dhe janë të numëruara njëra pas tjetrës nga lindja në perëndim.[1][2][3] Shpellat 6 dhe 14 janë chaitya-griha (kapela), ndërsa pjesa tjetër janë vihara (banesa për murgjërit). Këto të fundit janë në formën e banesave dhe qelave. Ka gjithashtu mjaft cisterna shkëmbore uji; dy nga to kanë mbishkrime. Modeli i shpellave, në përgjithësi, është i ngjashëm në model dhe formë. Ato përgjithësisht kanë një ose dy anë me dy banka të gjata.[1][2][3] Shpellat datojnë nga shekulli i I deri në shekullin e III të e.s.; faltorja e Ganesha-s e vendosur në shpellën 7 daton nga shekulli i I i e.s.,[1][4] megjithëse data e shndërrimit në një faltore hindu është e panjohur. Të gjitha shpellat u ngritën nga budizmi Hinayana.[1]
Emrat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Emri aktual "Lenyadri" fjalë për fjalë do të thotë "shpella malore". Rrjedh nga fjala 'Lena' që në gjuhën marathi do të thotë "shpellë" dhe 'adri' nga sanskritishtja që do të thotë "mal" ose "gur".[5] Emri "Lenyadri" shfaqet në shkrimin hindu, Ganesha Purana ashtu si dhe në Sthala Purana, i lidhur me legjendën e Ganesha-s.[1] Quhet gjithashtu Jeernapur dhe Lekhan parvat ("mali Lekhan").[6] Kodra është e njohur gjithashtu si Suleman Pahar ("kodra e Sulemanit") ose Ganesh Pahar ("kodra e Ganeshës"). Një mbishkrim i lashtë e quan vendin Kapichita (Kapichitta). Shpellat janë të njohura edhe si Ganesh Lena ose shpellat Ganesh.[1]
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lenyadri gjendet në distriktin Pune të shtetit indian të Maharashtras. Lenyadri është një vendbanim i braktisur, pa vendbanime të afërta.[7] Gjendet rreth 4.8 km nga Junnar-i, qendra e talukas Junnar.[8][9] Është e vendosur në bregun veri-perëndimor të lumit Kukadi, që rrjedh mes Golegaon-it dhe Junnar-it.[6] Arrihet gjithashtu nga Nanaghat-i, që ishte fillimisht në rrugën tregtare midis Aparantaka-s ose Konkan-it verior dhe Dekanit dhe duke zbritur në fushat e qytetit Junnar, i datuar rreth 100 vjet para erës sonë. Kodra rrethore, ku janë vendosur shpellat Lenyadri, ngrihet rreth 30.5 metra mbi fushat në Hatkeshwar dhe Suleiman.[3] Lenyadri është tempulli i vetëm Ashtavinayaka në një mal dhe brenda kompleksit të shpellave budiste.[10]
Shpella 7: Tempulli i Ganeshës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Arkitektura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tempulli i Ganeshës gjendet në shpellën 7, gërmimi më i madh përreth Junnarit, rreth 30.5 m. mbi fushat. Esencialisht është një Vihara budiste (një vendbanim për murgjërit, më së shumti me dhoma meditimi) në projekt, një holl pa shtylla me 20 dhoma me përmasa të variueshme; 7 në çdo krah dhe 6 në murin e mbrapëm. Holli është i madh dhe mund të hyet nga një derë qendrore, nën një verandë me shtylla. Holli është 17.37 m i gjatë; 15.54 m i gjerë dhe 3.38 m i lartë. Në të dy anët e hyrjes gjenden dy dritare.[1][3] Holli është trajtuar tashmë si një sabha-mandapa ("holl mbledhjeje") i tempullit të Ganeshas. 283 shkallë të ndërtuara (nga besimtarët) me mur guri mbi tetë sheshpushime të drejtojnë për te hyrja.[7][11] Shkallët besohet se përfaqësojnë kanaqësitë sensuale, që ka kaluar Ganesha.[8] Veranda ka gjashtë kolona dhe dy gjysëm-kolona, që mbajnë "një arkitra nga i cili projetkon strehët të relievuara me një qemer që qëndron mbi trarë dhe mahi".[1] Kolonat kanë trup tetëkëndor dhe "mbi banka dhe pjesën tjetër të kryesuara nga një ghata e përmbysur, amalaka e kompresuar midis dy qepra katrore, piramidë e përmbysur dhe e shkallëzuar dhe në fund e kurorëzuar nga një kllapë" me tigra, elefantë dhe dema.[1][2] Në një periudhë më të vonshme, dy dhomat qendrore të muri të mbrapëm kanë qenë kombinuar duke e thyer ndarjen e ndërmjetme për të bujtur imazhin e Ganesha-s.[1] Hyrja e vjetër gjithashtu u zgjerua gjatë shndërrimit në tempullin e Ganesha-s. Ka dy hyrje të tjera më të vogla për te holli. Të gjitha hyrjet mbajnë shenja të zgavrave për fiksimin e dyerve prej druri, të shtuara gjatë shndërrimit.[2] Holli ka edhe gjurmë të stukos dhe pikturave,[1] të dyja të shtuara gjatë shndërrimit dhe të rinovuara në kohë më të vona - me gjasa deri në shekullin e XIX.[12] The Gazetteer e rajonit të Bombeit (1882) përmend se holli ishte i suvatuar dhe i lyer me të bardhë. Pikturat paraqesin fëmijërinë e Ganesha-s, pregatitjet e martesës, betejën me demonët dhe më tej, bashkë me skena të hyjnive të tjera hindu si Devi, Krishna, Vishnu dhe Shiva.[2] Disa nga dhomat të pajisura me dyer druri u përdorën si depo. Gjatë shndërrimit, në murin e majtë u shtuan nëntë përmendore Sati, secila në formën e një shtylle të gjatë me një majë të harkuar dhe në të djathtë të çdo shtylle një dorë e ngritur sipër bërrylit, me pëllëmbë të hapur, që nënkupton bekimin. Ndërsa tre panelet ishin të thjeshtë, përmendoret e tjera ishin të skalitura. Të gjitha janë të prishura por një nga to sugjeron se subjekti i saj mund të ketë qenë flijimi i Sati-t mbi zjarrin mortor të burrit të saj.[2]
- Ikona
Forma në të cilën adhurohet Ganesha këtu quhet Girijatmaja. Emri është interpretuar si "i lindur në mal"[11][13] ose si "Atmaja e Girija-s", i biri i Parvati-t, e cila vetë është e bija e malit Himavan, një personifikim i maleve Himalajave. Veçoritë e ikonave të Ganesha-s, të shfaqura në murin e mbrapëm të shpellës. Megjithëse tempulli është i drejtuar nga jugu ogur-mbarë, - sipas një tradite vendore – hyjnia është i drejtuar nga veriu, me shpinën nga adhuruesit e tij dhe fytyrën nga krahu tjetër i malit. Sunduesit Peshwa u përpoqën më kot ta vendosnin fytyrën e Ganesha-s nga krahu tjetër.[7][11][14] Ikona qendrore ishte e mbuluar me armaturë druri me pllaka tunxhi, të dhëna si dhurat nga Brahminët e Junnar-it.[2] Aktualisht armatura nuk është e pranishme. Pasi u hoq, Ganesha mund të shihet me trupin e tij të kthyer nga krahu i majtë, i drejtuar nga lindja, me një nga sytë e tij të dukshëm. Ikona është e mbuluar me sindor dhe është formuar/skalitur drejtëpërdrejtë në murin e prej guri të shpellës. Si të gjithë tempujt Ashtavinayaka, imazhi qendror i Ganesha-s besohet se është svayambhu (vetë-ekzistues), një formacion shkëmbor që në mënyrë natyrore i ngjan fytyrës së një elefanti.[15]
Legjenda
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas shkrimit Ganapatya, Ganesha Purana, Ganesha u mishërua si Mayuresvara ose Mayureshwar, i cili kishte gjashtë krahë dhe një lëkurë të bardhë. Si mjet transporti kishte një pallua. Ai kishte lindur nga Shiva dhe Parvati në Treta yuga, me qëllimin për të vrarë demonin Sindhu.[16] Njëherë Parvati (Girija) i kërkoi burrit të saj Shiva për kë po meditonte. Ai i tha se ai po meditonte mbi "mbajtësin e gjithë universit" - Ganesha dhe e inicioi Parvati-n me Ganesha Mantra "Gam". Duke dashur të ketë një djal, Parvati iu nënshtrua agjërimit duke medituar mbi Ganesha-n, për dymbëdhjetë vjet në Lenyadri. E kënaqur nga vetëmohimi i saj, Ganesha e bekoi atë me mirësi që ai të lindëte si djali i saj. Në këtë mënyrë, në ditën e katërt hënore të dy javëve të muajit hindu Bhadrapada (dita Ganesh chaturthi), Parvati adhuroi një imazh balte të Ganesha-s, që u bë i gjallë. Kështu, Ganesha lindi nga Parvati në Lenyadri. Më vonë, ai u quajt Gunesha nga Shiva. Shiva i dha atij një mirësi që kushdo ta kujtonte atë përpara se të fillonte një punë, do ta përmbushte me sukses atë detyrë. Për 15 vjet Gunesha u rrit në Lenyadri. Sindhu, i cili e dinte se vdekja e tij do të vinte nga duart e Gunesha-s, dërgoi demonë si Krur-i, Balasur-i, Vyomasur-i, Kshemma, Kushal-i dhe shumë të tjerë, për të vrarë Gunesha-n, por të gjithë ata u vranë nga ai. Në moshën gjashtë vjeçare, zoti arkitekt Vishwakarma e adhuroi Gunesha dhe e pajisi atë me armë Pasha (laku), Parashu (sëpata), Ankusha (ganxhë) dhe Padma (zambaku). Një herë, Gunesha i vogël trokiti një vezë te një mango, nga e cila doli një pallua. Gunesha i hipi palloit dhe mori emrin Mayuresvara. Mayuresvara më vonë vrau Sindhu-n dhe gjeneralët e tij të ushtrisë në Morgaon, tempulli më i rëndësishëm Ashtavinayaka.[14][16][17]
Adhurimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lenyadri është një nga tetë tempujt e rëndësishëm të Ganesha-s kolektivisht të quajtura Ashtavinayaka. Ndërsa disa besojnë se rendi i vizitimit të tempujve në një pelegrinazh Ashtavinayaka është i parëndësishëm, zakonisht Lenyadri vizitohet i gjashti nga tetë tempujt Ashtavinayaka.[18] Shpellat përfshijnë tempullin e vendosur në kontrollin e Archaeological Survey of India (ASI). Sardar Deshpande është prifti përgjegjës për aktivitetet në tempull.[9] Ai nuk qëndroi në Lenyadri. Priftërinjtë aty pohojnë se janë Brahminë Yajurvedi.[3][7] Festivalet e Ganesh Jayanti dhe Ganesh Chaturthi celebrohen në tempull, kur pelegrinët mbushin gjihthë tempujt Ashtavinayak.[4][19]
vihara të tjera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Shpella 1
Shpella 1 është e ndarë në katër pjesë: një verandë, një dhomë e mesme, një qelë dhe një gjysëm qele. Veranda ka një bankë përgjatë murit të djathtë. Pjesa ballore e saj me gjasa kishte dy kolona katërkëndore, gjurmët e njërës prej të cilave shihen në tavan. Një tra shkëmbor ishte i pranishëm mbi kolona, sipër nervaturave të trarit dhe modelit të qemerit duhet të kenë ekzistuar. Në një nike poshtë verandës është një çisternë e mbushur me dhe. Një derë me një dritare të vogël në të majtë të çon në dhomën e mesme. Dhoma e mesme ka një bankë përgjatë murit të djathtë. Në drejtimin e mbrapëm të dhomës së mesme, në të majtë, është gjysëm-qela dhe në të djathtë, qela. Gjysëm-qela ka një bankë përgjatë murit të djathtë dhe në të majtë ka një dritare katrore që e lidh atë me shpellën 2. Një derë me hulli për të vendosur një kornizë druri, të çon në qelë që ka një bankë përgjatë murit të saj të djathtë.[2]
- Shpella 2
Shpella 2 është e ngjashtme me shpellën 1 në projekt. Veranda ka dy kolona dhe dy gjysëm-kolona, një bankë midis secilës kolonë dhe gjysëm-kolonë me perde mbrapa, që kanë një model qemeri. Mbi kolonat qëndron trari shkëmbor në formë qemeri, sipër të cilit është tavani. Pjesët e kolonave dhe gjysëm-kolonave janë thyer. Përballë, mbi projektimin e trarit ka imitime të mahive. Një derë me hulli për një kornizë druri, të çon në një dhomë të mesme, me një bankë përgjatë murit të majtë. Pozicioni i gjysëm-qelës është i shkëmbyeshëm me projektin e shpellës 1. Secila ka një bankë.[2]
- Shpella 3
Shpella 3 ka një verandë të hapur dhe një qelë. Veranda ka një bankë përgjatë murit të mbrapëm. Një derë të çon në një qelë, e cila ka një stol në një kamare majtas. Përballë kamares, poshtë stolit, ka shirita vertikalë. Midis shpellës 2 dhe 3 ndodhet një stol përballë në një kamare.[2]
- Shpella 4
Shpella 4 ka një verandë të hapur dhe një qelë. Veranda ka një bankë, përgjatë murit të mbrapëm. Një derë me hulli të çon në një qelë, që ka një bankë përgjatë murit të djathtë. Një dritare e prishtur është në të majtë të derës dhe në të djathtën e saj, një zgavër e vogël, që mund të ketë qenë përdorur për të larë këmbët përpara hyrjes në qelë.[2]
- Shpella 5
Shpella 5 gjendet 3.7 metra më poshtë në të majtë të shpellës 4. Është e ndarë në 3 pjesë: veranda, një holl i mesëm dhe shtatë qela me madhësi të ndryshme, tre në murin e mbrapëm dhe dy në çdo mur anësor. Kështu është e njohur si një saptagarbha layana (banesë me shtatë qela). Veranda kishte dy kolona dhe dy gjysëm-kolona me kapitele ibrik të periudhës Satakarni (90 p.e.s.-300 i e.s.), nga të cilat vetëm gjysëm-kolona e thyer djathtas dhe një gjurmë e bazës së kolonës së djathtë kanë mbetur. Përballë verandës, një oborr i hapur me dy shkallë që të çojnë në verandë. Në të djathtë të oborrit është një çisternë. Në murin e mbrapëm të verandës, në të majtë të derës së hollit të mesëm, pranë tavanit të rrënuar të verandës, është një linjë e vetme shkrimi, përkrahë tridentit budist në fillim dhe një svastike në fund. Mishkrimi përkthehet si: "Një dhuratë e merituar e shpellës me shtatë qela dhe çisternës nga një gildë e tregëtarëve të drithit". Dera ka gjithashtu dritare në të dy anët e saj. Përgjatë hollit të mesëm përballë qelave është një bankë. Një bankë është ndërtuar gjithashtu në murin e mbrapëm të qelave.[2]
- Shpella 8
Shpella 8 është një banesë e vështirë për tu arritur. Ajo konsiston në një verandë me një qelë dhe një gjysëm-qelë në murin e saj të mbrapëm, të dyja hyen nëpërmjet verandës. Qela ka një derë të rrënuar, një dritare të vogël, një zgavër me bankë dhe një zgavër. Gjysëm-qela ka një të hapur përballë dhe një bankë mbrapa.[2]
- Shpella 9
Shpella 9 gjendet në të djathtë të shpellës 8 dhe mund të hyet nëpërmjet verandës. Shpella 9 ka verandën e saj dhe një holl. Veranda ka katër kolona të thyera të periudhës Satakarni. Holli ka një derë qendrore më të madhe – me dritare në të dy krahët – dhe një derë anësore, të dyja me hulli për kornizën prej druri. Qëllimi i këtij holli është i panjohur dhe hamendësohet se ka qenë një shkollë ose sallon studimi.[2]
- Shpella 10
Shpella 10 gjendet në një nivel më të lartë se shpella 9 dhe është e vështirë të arrihet pasi façata e saj është rrënuar. Një verandë e hapur me një tavan dhe dysheme të rrënuara të çojnë në një dhomë të mesme nëpërmjet një dere me hulli gjithashtu të rrënuar, që ka dritare në të dy krahët. Muri i djathtë i hollit ka një të hapur me një stol. Një qelë në të majtë të dhomës ka një stol në një lloj nikeje. Një derë nga qela të çon te gjysëm-qela e cila ka një nike dhe stol. Në tavan shihen gjurmë të pikturave. Jashtë verandës në të majtë është një çisternë.[2]
- Shpella 11
Shpella 11 është e vështirë të arrihet me një façatë dhe holl të rrënuar. Në të majtë të një holli është një qelë, më e ulët në lartësi sesa holli. Holli ka një derë me hulli dhe një kamare me një stol mbrapa. Shpella ka gjurmë pikturimi.[2]
- Shpella 12
Shpella 12 është një banesë e vogël që hyet nga një derë nga veranda e shpellës 11. Ka verandën e saj të hapur, që ka një dysheme dhe tavan pjesërisht të rrënuar dhe kamare me banka në të majtë dhe të djathtë të derës së dhomës së mesme. Dhoma e mesme ka një dritare të vogël në të majtë të derës dhe një nike me stol në murin e saj të djathtë. Në murin e mbrapëm të dhomës së mesme në të majtë është një gjysëm-qelë – e cila ka një nike me stol – dhe një qelë me një derë me hulli. Dyshemeja e shpellës ka një veshje me çimento, ndërsa tavani i dhomës së mesme mbanë rrathë koncentrik të pikturuar.[2]
- Shpella 13
Shpella 13 gjendet në një nivel lehtësisht më të lartë se sa shpella 12, është një banesë e vogël me një oborr të hapur dhe nga dy shkallë hyet në një verandë. Në të djathtë të oborrit është një çisternë. Veranda ka një bankë përgjatë murit të saj të djathtë. Façata e verandës ka 2 banka, të shoqëruara nga një kolonë dhe gjysëm-kolonë e thjeshtë tetë-këndore; vetëm disa mbetje të tyre kanë mbijetuar. Në gjysëm-kolonën e djathtë është një gjysëm-hënë e dyfishtë zbukuruese. Një derë me hulli të çon në një dhomë të mesme, që ka një bankë përgjatë murit të djathtë dhe një kamare stoli në të majtë. Në të majtë të derës është një dritare. Në murin e mbrapëm të dhomës së mesme është një qelë (majtas) – me një derë me hulli dhe një bankë – si dhe shihet një gjysëm-qelë (djathtas). Tavani ka gjurmë të pikturimit.[2]
- Shpella 15
Shpella 15 është një banesë e vogël që konsiston në një qelë me një derë të paprovuar dhe një verandë. Megjithëse muret anësore të shpellës ruhen akoma, tavani është gjysëm i rrënuar.[2]
- Shpella 16
Shpella 16 është gjithashtu një banesë e vogël, në një nivel lehtësisht më të lartë se shpella 15. Ka një qelë me një bankë përgjatë murit të djathtë dhe një verandë, e cila të çon në qelë nëpërmjet një dere. Muret anësore ashtu si dhe një pjesë e tavanit janë shembur.[2]
- Shpella 17
Shpella 17 përfshin një seri prej tre banesash të vogla që gjenden përgjatë një rreshti me veranda të përbashkëta. Banesa e parë ka një derë me dritare të rrënuara anash të dy krahëve, që të çon në një dhomë të mesme. Dhoma e mbrapme e banesës së mesme ka një qelë në të djathtë dhe një gjysëm-qelë në të majtë. Një dritare gjendet në të majtë të derës së qelës. Qela tregon gjithashtu edhe gjurmë të pikturave. Gjysëm-qela ka një bankë. Banesa e dytë ka një dhomë të mesme, një gjysëm-qelë në të majtë dhe një qelë, që arrihet nga e djathta e gjysëm-qelës. Dhoma e mesme ka një bankë. Gjysëm-qela ka një hapje në murin e saj të mbrapëm, së bashku me një bankë. Një derë me hulli të çon nga gjysëm-qela te qela, që ka gjithashtu një bankë. Një dritare në qelën e djathtë shikon në dhomën e mesme. Përballë derës është një bankë. Banesa e tretë dhe më e madhe prej të trejave konsiston në një holl të mesëm. Në murin e pasëm të hollit gjenden dy qela dhe dy kamare stolash. Përgjatë mureve të djathtë dhe të pasëm shtrihet një bankë. Qela e djathtë ashtu si dhe qela e majtë kanë dyer me hulli, një dritare në të majtë të derës dhe një bankë përgjatë çdo muri të tyre të mbrapëm. Përballë derës së hollit është një bankë. Përballë verandës së rrënuar janë vrimat për fiksimin e kolonave prej druri. Në të majtë të verandës janë dy çisterna. Midis shpellës 17 dhe 18, gjenden tre çisterna të tjera. Në hapjen e çisternës së parë, një mbishkrim i përkthyer shkruan: "Një dhuratë e merituar e një çisterne nga një argjendar Saghaka, biri i Kudira-s së Kalyana-s". Një tjetër mbishkrim në kamaren e çisternës së dytë i përkthyer lexon: "Një dhuratë e merituar e një çisterne nga Lachhinika (gruaja) e Torika-s së Nadaka-s [dhe] Nadabalika-s, gruaja e Isimulasami-t".[2]
- Shpella 18
Shpella 18 është një holl ngrënieje me një mur ballor dhe një derë me hulli, në të dy krahët e të cilës ka dritare. Një bankë shtrihet përgjatë mureve të pasme dhe anësore. Kalimi për te holli ka 3 shkallë të rrënuara dhe një oborr të hapur përballë, në të majtë të të cilit gjendet një çisternë.[2]
- Shpella 19
Shpella 19 është një qelë pa një mur ballor dhe një bankë shtrihet përgjatë murit të majtë. Tavani tregon shenja të një guri të veshur ose druri nga muri i djathtë deri në fund të bankës. Në të djathtë është një qelë në të njëjtën çati, me gjasa e lidhur me shpellën 19. Qela e vogël ka një bankë përgjatë murit të saj të djathtë dhe derë me hulli. Shpella ka dy çisterna.[2]
- Shpella 20
Shpella 20 është një banesë e vogël, e vështirë për tu arritur pasi façata është shembur. Në të djathtë është një kalim dhe një të majtë një qelë me një bankë përgjatë gjithë murit të majtë.[2]
- Shpella 21
Shpella 21 arrihet nëpërmjet një të çare të vogël nga shpella 20, në mungesë të ndonjë kalimi të drejtëpërdrejtë. Hapësira e saj e banimit ka një verandë mjaftë të madhe. Ka gjithashtu një qelë të brendshme me një kornizë dere me hulli. Bankat ulëse kanë qenë skalitur në hapësirat e cekëta në qelë dhe në verandë.[2]
- Shpella 22
Shpella 22 bashkë me shpellën 21 në të majtë ishte gjithashtu një njësi banimi me një bankë përgjatë gjithë gjatësisë së murit të pasëm. Nga ky holl një dritare shikon një tjetër dhomë më të vogël. Një hyrje përmes një dere me hulli të çon në një korridor të gjatë dhe një murin e pasëm të të cilit është një mbishkrim që paraqet emrin e dhuruesit dhe urdhërit të murgjërve.[2]
- Shpella 23
Shpella 23 ka dy njësi banimi me një kalim të gjatë me nike të cekëta me stola në murin e majtë. Një derë ofron lidhjen e dhomave. Një nike 0.61 metra në murin e pasëm midis dy dhomave nuk të jep ndonjë sugjerim për qëllimin e saj.[2]
- Shpella 24
Shpella 24 është një shpellë e gjatë me hyrje të vështirë që të çon në një çisternë me orendi ulëse nëpër nike. Te kalimi ka një derë hyrëse, që ka edhe banka për tu ulur.[2]
- Shpella 25
Shpella 25 është më e gjatë se shpella 24, me mjaftë dhoma të mëdha e të vogla. Këto dhoma kanë orendi për tu ulur në nike që paraqesin gërmime të parregullta duke vënë në dukje kushtet e dobëta të shkëmbit, që me gjasa e ndërpreu punën e mëtejshme në këtë shpellë.[2]
- Shpella 26
Kjo shpellë e thjeshtë gjendet poshtë shpellës 6, që është një shpellë-chaitya (kapelë).[2]
Chaitya-t
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Shpella 6
Shpella 6 është chaitya-griha kryesore e shpellave Lenyadri dhe një nga shembujt më të hershëm të një chaitya-griha Hinayana.[1] Projekti i saj është i ngjashëm me atë të chaitya-griha-s së Shpellave Ajanta, megjithëse më e vogël në përmasa. Ka një verandë, kolona dhe gjysëm-kolona me kapitele kafshësh dhe një faltore me 5 shkallë në hyrje. Holli i faltores hyet nga një derë e thjeshtë me hulli me përmasa 1.8 m e gjerë dhe 2.79 m e lartë. Holli është 13.3 m i gjatë; 6.7 m i gjerë dhe 7 m i lartë. Ka një rresht prej pesë kolonash dhe një gjysëm-kolonë në secilin krahë të chaitya-s ose Dagoba-s apo stupas (faltorja qendrore e relikeve), e gjendur në pjesën e mbrapme të hollit. Kolonat e periudhës Satakarni fillojnë me një strukturë piramidale me katër kënde, pastaj në bazë si vazo uji, e ndjekur nga një trung me tetë kënde, sipër një ibriku të përmbysur, pastaj një kapitel në pesë pllaka dhe një majë amalaka ose modeli me rrotë të dhëmbëzuar. Kapiteli ka figura kafshësh si luanë, elefantë, një sfinks dhe tigra. Pjesë të kolonave janë rrënuar. Mbrapa faltores së relikeve, janë gjashtë kolona tetëkëndore, të vendosura në një lakore. "Stupa konsiston në një tambur me një modelim poshtë dhe një qemer sipër, një kube sferike dhe një konsull (me "një projektim të lidhur nga një mur për të mbajtur një strukturë sipër saj")[20] kubeja me një qemer në bazë. Stupa ka tridente budiste të skalitura në të. Një vrimë është skalitur për të fiksuar varëset përballë dhe 5 vrima në krye me gjasa për të fiksuar një ombrellë druri qendrore dhe flamurët anësorë. Një mbishkrim i shekullit të II të e.s. i shoqëruar nga një svastikë në murin e pasëm të verandës shkruan: "Një dhuratë e merituar e një shpelle-kapelë nga i shquari Sulasadata, biri i Heranika-s së Kalyana-s".[1][2] Midis shpellave 5 dhe 6, në një nivel më të lartë është një gërmim fillimisht i krijuar si banesë ose një seli, por i shndërruar në një çisternë duke ndjekur zbulimin e një paqëndrueshmërie në shkëmb. Në të majtë të saj është një bankë.[2]
- Shpella 14
Kjo shpellë, gjithashtu një chaitya-griha, ka një çati të sheshtë. Megjithatë, nuk ka kolona në hollin që është 6.75 m i gjatë; 3.93 m i gjerë dhe 4.16 m i lartë. Ka një verandë me kolona, të cilat kanë formë tetëkëndore. Stupa është në tre shkallë me një bazë me diametër 2.6 m. Streha ka një dizajn qemeri të rrethuar nga një tambur cilindrik me “një harmika katrore me model qemeri dhe një abak piramidal të shkallëzuar të përmbysur”. Një chhatri e skalitur mbulon tavanin. Kolonat e verandës konsistojnë në trungje tetëkëndore që qëndrojnë mbi baza ghata mbi një piedestal të shkallëzuar. Një kalasha e përmbysur zbukuron kreun, që ka gjithashtu një abak me konsull. Mbishkrimi në murin e mbrapëm të verandës datojnë nga shekulli i II i e.s.. Mbishkrimi shkruan: "Një dhuratë e merituar e një shpelle-kapelë e dhënë nga 'nanda, një djal i Tapasa-s, një Upasaka dhe nipi i Kapila-s, një Upasaka".[1][2]
Shpellat e panumëruara
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në krahë tjetër të kodrës Lenyadri, gjenden katër shpella të tjera (të panumëruara) që drejtohen nga jugu dhe jug-perëndimi si dhe janë të skalitura në faqen e rrëpirtë të kodrës. Bazuar në kushtet e tyre të papërfunduara, ato janë interpretuar si shpella të hershme. Në të shihen: një chaitya e vogël me një faltore relikesh dhe një derë, me faqe shkëmbore të parregullta që janë të pambaruara. Hyrja është e dekoruar me zbukurime të stupas, një lule zambaku dhe modele gjeometrike; një tjetër është një shpellë e pa-aksesueshme me dy dhoma, një pus dhe shtrate guri në tre dhoma të ngjitura me një stupë të pa përfunduar në reliev; dy shpella të tjera të afërta kanë një kapelë dhe një verandë ballore.[2]
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Arkitektura shkëmbore e Indisë
- Arkitektura budiste e Indisë
- Arkitektura e tempujve hindu
- Shpellat Barabar
- Shpellat Ellora
- Shpellat Kanheri
- Shpellat Ajanta
- Shpellat Badami
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c d e f g h i j k l m n "Lenyadri Group of Caves, Junnar". Archaeological Survey of India official site. Archaeological Survey of India, Government of India. 2009. Arkivuar nga origjinali më 10 prill 2009. Marrë më 4 shkurt 2010.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t u v w x y z aa ab ac ad ae af ag ah "Junnar". Gazetteer of the Bombay Presidency. Vëll. 18. Govt. Central Press. 2006 [1885]. Arkivuar nga origjinali më 16 tetor 2009. Marrë më 2 shkurt 2010.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d e S. M. Edwardes: By-Ways of Bombay; kapitulli “The Ganesh Caves”; Echo Library, 2009, kontrolluar më 26 shkurt 2010, isbn 1-4068-5154-X, fq. 34–36
- ^ a b Anne Feldhaus: Connected places: region, pilgrimage, and geographical imagination in India; Palgrave Macmillan, kontrolluar më 13 janar 2010, ISBN 1-4039-6324-X, 9781403963246, fq. 143
- ^ John A. Grimes: Ganapati: Song of the Self; SUNY Series in Religious Studies, 1995, State University of New York Press, Albany, isbn 0-7914-2440-5, fq. 13
- ^ a b "SHREE GIRIJATMAJA - LENYADRI". Ashtavinayaka Darshan Online. Arkivuar nga origjinali më 22 shtator 2010. Marrë më 5 shkurt 2010.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Është injoruar|chapter=
(Ndihmë!) - ^ a b c d "Historical Monuments (Pune)". NIC - District-Pune. 2008. Arkivuar nga origjinali më 18 janar 2010. Marrë më 23 qershor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b John A. Grimes: Ganapati: Song of the Self; SUNY Series in Religious Studies, 1995, State University of New York Press, Albany, isbn 0-7914-2440-5, fq. 115
- ^ a b Milind Gunaji: Offbeat tracks in Maharashtra; kapitulli Lenyadri; Popular Prakashan, 2003, isbn 9788171546695, kontrolluar më 26 nëntor 2009, fq. 110–1
- ^ "SHREE GIRIJATMAJA - LENYADRI". Ashtavinayaka Darshan Online. Arkivuar nga origjinali më 22 janar 2010. Marrë më 5 shkurt 2010.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c Satguru Sivaya Subramuniya: Loving Ganesa: Hinduism's Endearing Elephant-Faced God; kapitulli “Lenyadhri Cave to Sri Girijatmaja"; Himalayan Academy Publications, 2000, isbn 9780945497776, kontrolluar më 26 nëntor 2009, fq. 278, 284
- ^ "Lenyadri Caves, Junnar - rock cut Buddhist temples". Wondermondo. 2010. Marrë më 30 maj 2010.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ John A. Grimes: Ganapati: Song of the Self; SUNY Series in Religious Studies, 1995, State University of New York Press, Albany, isbn 0-7914-2440-5, fq. 37–8
- ^ a b Anne Feldhaus: Connected places: region, pilgrimage, and geographical imagination in India; Palgrave Macmillan, kontrolluar më 13 janar 2010, ISBN 1-4039-6324-X, 9781403963246, fq. 249
- ^ John A. Grimes: Ganapati: Song of the Self; SUNY Series in Religious Studies, 1995, State University of New York Press, Albany, isbn 0-7914-2440-5, fq. 110–1
- ^ a b John A. Grimes: Ganapati: Song of the Self; SUNY Series in Religious Studies, 1995, State University of New York Press, Albany, isbn 0-7914-2440-5, fq. 102–3
- ^ John A. Grimes: Ganapati: Song of the Self; SUNY Series in Religious Studies, 1995, State University of New York Press, Albany, isbn 0-7914-2440-5, fq. 13–14
- ^ Anne Feldhaus: Connected places: region, pilgrimage, and geographical imagination in India; Palgrave Macmillan, kontrolluar më 13 janar 2010, ISBN 1-4039-6324-X, 9781403963246, fq. 143, 145-6
- ^ "SHREE GIRIJATMAJA - LENYADRI: DAILY PROGRAMMES AND FESTIVALS". Ashtavinayaka Darshan Online. Arkivuar nga origjinali më 22 shtator 2010. Marrë më 5 shkurt 2010.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Cobel". Oxford Dictionary. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2020. Marrë më 1 prill 2010.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- S. M. Edwardes: [http://books.google.co.in/books?id=vw32HknckP0C&pg=PA34&dq=Ganesh+Lena&cd=9#v=onepage&q=Ganesh%20Lena&f=false By-Ways of Bombay; kapitulli “The Ganesh Caves”; Echo Library, 2009, kontrolluar më 26 shkurt 2010, isbn 1-4068-5154-X.
- John A. Grimes: Ganapati: Song of the Self; SUNY Series in Religious Studies, 1995, State University of New York Press, Albany, isbn 0-7914-2440-5.
- Anne Feldhaus: Connected places: region, pilgrimage, and geographical imagination in India; Palgrave Macmillan, kontrolluar më 13 janar 2010, ISBN 1-4039-6324-X, 9781403963246.
- Milind Gunaji: Offbeat tracks in Maharashtra; kapitulli Lenyadri; Popular Prakashan, 2003, isbn 9788171546695, kontrolluar më 26 nëntor 2009.
- Satguru Sivaya Subramuniya: Loving Ganesa: Hinduism's Endearing Elephant-Faced God; kapitulli “Lenyadhri Cave to Sri Girijatmaja"; Himalayan Academy Publications, 2000, isbn 9780945497776, kontrolluar më 26 nëntor 2009.