Jump to content

Gryka e Lojtashit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Gryka e Lojtashit

Gryka e Lojtashit (Leutasch: gjermanisht: Leutaschklamm ose Leutascher Geisterklamm) është një grykë pranë Mitenvaldit dhe Unterlojtashit (Unterleutasch)në zonën kufitare bavarezo-tiroleze nga ku rrjedh lumi Leutascher Ache. Ajo është e pjerrët dhe u hap për turistët në vitin 2006. Që kjo grykë të hapej, u ndërmor një projekt austro-gjerman prej 1.4 milion eurosh, i mbështetur nga BE-ja që të ndërtoheshin shtigje dhe ura prej çeliku në një distancë prej 970 metrash. Me një gjatësi totale prej 1650 metrash, ajo është gryka më e gjatë e me qasje në Alpet Lindore Gëlqerore. Gryka u hap më 24 maj 2006.

Pjesë e një projekti turistik, gryka është promovuar si Gryka e Shpirtit (Geisterklamm) e cila lidhet me Shtegun e Koboldit (Koboldpfad) dhe konsiderohet si ambient për të kaluar kohë lirë me familjen. Aty gjenden tabela me informacione mbi mitet, gjeologjinë, florën dhe faunën. Vendkalimet janë horizontale dhe janë ndërtuar në mënyrë që ato të mund të arrihen pa pajisje ngjitjeje.


Gryka e Lojtashit është e hapur gjatë gjithë vitit, përveç kur ka reshje të mëdha bore. Njerëzit mund të shëtitin nëpër grykë falas; vetëm rruga për në ujëvarë është me pagesë.

Më 7 korrik 2007, në zonë kanë ndodhur disa aksidente si pasojë e rrëshqitjes së gurëve në vendkalimin e çelikut dhe e shkatërruan atë pjesërisht. Askush nuk u lëndua, por gryka u mbyll për dy javë për riparim.

Restoranti Ederkanzel (1184 m) në një kreshtë mali në perëndim dhe mbi grykën e Lojtashit paraqet një kuriozitet gjeografik dhe politik. Ai qëndron midis Gjermanisë dhe Austrisë, përkatësisht dhoma e ngrënies dhe tualetet ndodhen në Gjermani, ndërsa tarraca e restorantit shtrihet në tokën austriake. Kufiri zyrtar midis dy vendeve është pranë derës së tarracës në murin e jashtëm të restorantit. Me interes është se pijet dhe ushqimi i shërbyer në tarracë shiten sipas rregullave tatimorë gjermane me marrëveshje midis dy departamenteve financiare përgjegjëse në Garmisch-Partenkirchen dhe Innsbruck.

Gryka të tjera të dukshme brenda qarkut të Garmisch-Partenkirchen janë Gryka Partnach pranë Zugspitzes dhe Gryka Höllental pranë Grainau - Hammersbach.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]