Guri i Paqes
Guri I Paqes dikur ishin gurë të shtruar nën rrugët e Tramvajëve të Hiroshimas, që përjetuan shpërthimin e bombës Atomike a-bombe në Hiroshimën e vitit 1945. Qindra gure u ringjallën më vonë si simbol I deshirës për paqe nga duart e (10.000) njerëzve në Hiroshimë dhe u janë dhuruar krerëve të shteteve anembanë botës në emër të shoqatës së gurit për paqe të Hiroshimes për të treguar vlerën e qmuar të paqës. Në Kosovë guri I paqes është dhuruar me datë 20.05.2013.
Viti 1945
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ishte ora (8:15) e mengjesit me (6 gusht 1945), në Hiroshimë kur një bombë atomike shpërtheu mbi një objektiv të populluar për herë të parë në historinë e njerëzimit, me (140.000) jetë të pazëvendësueshme të humbura edhe qyteti u reduktua nga rrënojat në një qast. Skena e tmerrshme dhe e egër që solli shpërthimi u dëshmua nga gurët e shtruar që ishin vendosur nën gjurmët e tramvajit pranë (Ures Aioi), vetëm 200metra nga hipoqendra e bombardimeve.
Viti 1986
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Duke shpresuar që të bindin botën që të heqë dorë nga lufta përmes përpjekjeve për të kapërcyer dallimet e ndryshme në racë, religjion, gjuhë dhe kulturë, në total prej 10.000 njerëz që luten për paqen globale të gdhendura në gurët e bombardimit atomik, një imazh I Perendeshës së dëshirës dhe nga fjalët nga Hiroshima. Atyre u deshën (7 vite) për të përfunduar detyrën. Gurët, një trashëgimi e gjeneratës sonë, I rilinden si Gurët e Paqes, duke mbajtur një mesazh paqeje nga Hiroshima. Gurët marrin rolin e rëndësishëm të përcjelljes së kuptimit të paqes për gjeneratat e ardhshme. Njerëzit që dëshirojnë paqen botërore gdhendën imazhin e (Kanncn) (perëndeshë e mëshirës) mbi gurët e bombardimit atomik.
Viti 1991
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shoqata e Gurit për Paqe e Hiroshimës u themelua në vitin 1991 për të shpërndarë gurët në vende rreth globit. Shoqata shpreson që këto simbole të fuqishme të aspiratës universale për paqe do ti udhëheqin njerëzit në vende të tjera të reflektojnë mbi rëndësinë e paqes botërore. Me mbeshtetjen e fuqishme të zyrtarëve të lartë të shteteve të huaja, duke përfshirë shumë ambasadorë në Tokio dhe njerëz të tjerë të shquar nga fusha të ndryshme që miratojnë qëllimin për të cilin u formua shoqata, "Stone for Peace" janë dërguar tek udhëheqësit më të lartë të vendeve të ndryshme. Guri I parë u prezentua më (6 Gusht 1991), (46 vjetori I shpërthimit të bombës atomike të Hiroshimës) dhe iu dha Presidentit të atëhershëm (Fujimori) të Perusë.
Shpalosja në Kosovë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kjo pllakë është shpalosur nga Presidentja e Rep. Së Kosovës Atifete Jahjaga, nga përfaqësuesit e shtetit të Japonisë dhe shoqatës Guri I Paqes nga Hiroshima, me datën (20 Maj 2013), në kuadër të javës së tolerancës dhe pajtimit. Ceremonia e mbështetur nga Ministria e Jashtme e Republikës së Kosovës.