Hallkoma e balaitëve
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Tabelë prej bronzi e gjetur në territorin e ballaiteve ndofta në qytetin që ndodhet sot në Gurëzeza afër Cakranit. Tabela është e ekspozuar në muzeun arkeologjik te Apolonia.
Përshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në të dokumentohet nderimi që byllinët i bëjnë udhëheqësit të rojeve kufitare për punën e bërë.
Vjen nga territori i bylinëve, por vendi i saktë i gjetjes nuk i dihet. Tabela prej bronzi ka qënë ekspozuar dikur në një shesh të qendrës së Koinonit të Balaitëve, ndoshta qyteti ilir i Gurzezës, pranë Cakranit. Mbishkrimi në greqishten e lashtë përkthehet :
Teksti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]"Kur ishte prytan (nëpunësi më i lartë i qytetit i zgjedhur një herë në vit) Bion Kleigenea në muajin Psidreos(psyderos), ditën e tetëmbëdhjetë, tamiasi Aristen Eksakiu i raportoi pleqësisë dhe eklesisë, se meqë periporlarhu Aristen Parmeni i ka bërë të mira balaitëve, madje edhe më shumë, iu duk e drejtë balaitëve që të kurorëzonin peripolarhun Aristen Parmeni me kurorë të artë prej pesë hyrëse për meritat e tij. Edhe peripolarhu Aristen Parmeni, duke falënderuar balaitët për privilegjet që i dhanë atij, e kurorëzuan koinonin e balaitëve me te njëjtën kurorë.
E gjykuan të drejtë balaitët, që vendimi të gdhendet në pllakë bronzi dhe të vendoset në një vend te dukshëm,për mirësitë e bëra më parë prej tij. Të jenë pjesëtarë të të drejtave të përgjithshme edhe fëmijët. Te bëhen pjesëtare te te drejtave edhe gramatejtë Parmen Teisarhu dhe Bul Abai.”
Literatura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- "Bylisi" Neritan Ceka Skënder Mucaj Sht. bot Migjeni Tirane 2009.