Hamami i Kalasë
Hamami I Vjetër në Lagjen Kala | |
---|---|
Lloji | Arkitekture |
Vendndodhja | Elbasan, Elbasan, Shqipëri |
Koordinatat | 41°06′54″N 20°04′56″E / 41.115°N 20.082222°E |
Ndërtuar | Shek. XVI e.s |
Organi drejtues | DRKK Durrës |
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Kriteret | I |
Përcaktuar | 15.01.1963 |
Nr. i referencës | EL032 |
Hamami i vjetër ose Hamami i Sinan Pashës[1] është një monument i trashëgimisë kulturore në rrethin e Elbasanit, në qarkun e Elbasanit, Shqipëri.[2] Ky monument është i llojit "Arkitekturë ", i miratuar me numër "më 10.06.1973", nga Ministria e Arsimit dhe e Kulturës. Ndërtesa ndodhet në hyrjen lindore të kalasë.
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Hamami është ndërtuar nga gjysma e dytë e shek. XVI. E përmend Evlija Çelebiu gjatë udhëtimit të tij në Elbasan, në 1672-shin si Hamami i Sinan Pashës: "Banja e Sinan Pashës mbrenda Kalas kah porta e lindjes, me mjeshtri të vjetër edhe ndërtesë të bukur, ujët e saj vjen prej jashtë tue kalue mbi hendek me lug".[3]
Gazi Sinan Pasha ishte një bamirës i cili kishte ndërtuar një xhami, hamamin e vjetër dhe azilin për ushqimin dhe strehimin e të vobektëve dhe të huajve që vizitonin Elbasanin.[4]
Kjo banjë është çift hamam, përdorej edhe nga burrat edhe gratë njëkohësisht, por të ndarë nga njëri-tjetri.
Arkitektura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kjo banjë ka një skemë të plotë funksionale. Objekti i është nënshtruar trasformimeve të shumta, çka ka sjellë një ndryshim në kompozimin e tij planimetrik. Në këtë banjë kanë ndodhur 3 faza ndërtimi.
Sot nga faza më e hershme ruhen: ambienti i zhveshjes, ambienti kryesor i djersitjes, dy ambiente të veçanta për larje dhe depoja e ujit.
Në fazën e dytë, banjës i shtohen edhe dy ambiente anësore për gratë. Zgjerohet gjithastu sipërfaqja e depos së ujit dhe e njerit nga ambientet e veçanta për burrat.
Në fazën e tretë, në pjesën e përparme të këtij objekti shtohet një ndërtesë me lartësi 6 m, mbuluar me çati druri e pajisur me dritare për të ndriçuar ambjentin. Kjo shtesë e gjatë e cila zë pothuajse të gjithë gjërësinë e objektit, e ndërtuar me murë guri dhe e lidhur me llaç balte është e ndarë për së gjati në dy pjesë. Pjesa e majtë u përshtat për zhveshjen e grave, ndërsa ambjenti tjetër u përshtat për zhveshjen e burrave.[5]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Kiel, Machiel (2012) [1990]. Arkitektura osmane në Shqipëri (1385-1912). Përkthyer nga Holta Vrioni. Stamboll: IRCICA. fq. 179, 183. ISBN 9789290632429.
- ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRrethi i Elbasanit (PDF). Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 3 shtator 2018. Marrë më 17 qershor 2017.
- ^ Çelebi, Evlija Sejjahatnamesi (1930). Shqipnija para dy shekujsh. Shkodra. fq. 108–109.
- ^ Dedej, Sulë. Abedin Çaushi në gjurmët e traditës elbasanase. Onufri. fq. 68.
- ^ Valter Shtylla (1974). Monumentet. Tiranë. fq. 123.
{{cite book}}
: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ky artikull për historinë e Shqipërisë është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |