Hanumshahe Abdullahu-Zymberi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Hanumshahe Abdullahu - Zymberi, (1961 - 1999), është dëshmore e kombit.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hanumshahe Abdullahu - Zymberi u lind në vitin 1962Gjilan në një familje me traditë patriotike e humanitare.

Hanumshahja rrjedh nga një familje të mahallës së Musajve të Busavatës,e cila kah viti 1890-1900 shpërngulet në Gjilan.

Hanumshahja ishte nxënëse e dalluar e edhe studente e dalluar. Ajo me sukses kreu fakultetin Filozofik- Dega e gjuhës dhe letërsisë shqipe. Në shkollën fillore “Rexhep Elamzi” punoi si arsimtare e pastaj edhe drejtoreshë e kësaj shkolle në Gjilan.

Si studente e UniversitetitPrishtinës, aktivizohet në Lëvizjen studentore kosovare për të kërkuar më shumë liri dhe të drejta për shqiptarët. Hanumshaja u dallua edhe në Aksionin e Pajtimit të Gjaqeve.

Me bashkëshortin e sajë prof. Tefik Zymberin nga Vërbica e Zhegocit në pranverë të 1999 , u bashkohen radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës-Zonës së Karadakut.

15 prill 1999, duke kryer një detyrë të Shtabit Operativ të Zonës së Karadakut, vriten në Malet e Zhegocit nga forcat policore e ushtarake serbe, të cilat e kishin rrethuar Zhegocin e Vërbicën.

Stub biografi.png Ky artikull në lidhje me Biografia është i cunguar. Mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar.