Jump to content

Harmandir Sahibi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Sri Harmandir Sahibi (Banesa e Zotit) (në gjuhën panxhabe: ਹਰਿਮੰਦਰ ਸਾਹਿਬ), i quajtur edhe Sri Darbar Sahibi (në gjuhën panxhabe: ਦਰਬਾਰ ਸਾਹਿਬ, dəɾbɑɾ sɑhɪb)[1][2] dhe në mënyrë informale i konsideruar si Tempulli i Artë,[1] është Gurdvara më e shenjtë e Sikizmit, e vendosur në qytetin e Amritsarit, në Punxhabin indian. Amritsari (fjalë për fjalë do të thotë depozita e nektarit të përjetësisë) u themeluan në vitin 1577 nga guruja i katërt Sikh, Guru Ram Dasi.[3] Guruja i pestë Sikh, Guru Arjani, e projektoi Harmandir Sahibin për tu ndërtuan në qendër të depozitës së shenjtë dhe deri në ndërtimin e tij, vendosi Adi Granthin, shkrimin e shenjtë Sikhist, brenda Harmandir Sahibit.[1] Kompleksi i Harmandir Sahibit është gjithashtu shtëpia e Akal Takhtit (froni i të pakohut), i ndërtuar nga guruja i gjashtë, Guru Hargobindi. Ndërsa Harmandir Sahibi vlerësohet si shtëpia e atributit shpirtëror të Zotit, Akal Takhti është vendi i autoritetit tokësor të Zotit.[4]

Harmandir Sahibi (Banesa e Zotit), i njohur si Tempulli i Artë[1][5]

Ndërtimi i Harmandir Sahibit synonte të ndërtohej një vend adhurimi për burrat dhe gratë nga të gjitha zanafillat jetësore dhe shoqërore, madje edhe besimtarë të feve të tjera do ishin të mirëpritur dhe të adhuronin në mënyrë të njëllojtë Zotin.[1][6] Në këtë mënyrë, si një gjest i këtij përbotshmërie jo sektare të Sikizmit, Guru Arjani ftoi në mënyrë të veçantë shenjtin mysliman sufi, Sai Mian Mirin të vendoste gurin e themelit të Harmandir Sahibit.[7] Katër hyrjet (që përfaqësojnë katër drejtimet) për tu futur në Harmandir Sahib simbolizojnë gjithashtu hapjen e sikhëve drejt gjithë njerëzve dhe besimeve.[8] Mbi 100,000 njerëz vizitojnë faltoren e shenjtë çdo ditë për adhurim dhe gjithashtu për të marrë pjesë bashkarisht në vaktin dhe kuzhinën bashkësore falas (Langari) pavarsisht dallimeve, një traditë që është veçoria dalluese e të gjitha Gurdvarave Sikhe.[9] Gurdvara e tanishme u rindërtuan në vitin 1764 nga Jassa Singh Ahluwalia me ndihmën e mislive të tjerë Sikhë. Në fillim të shekullit të XIX, Maharaxha Ranjit Singhu e siguroi rajonin e Punjabit nga sulmi i jashtëm dhe e mbuloi katin e sipërm të gurdvarës me ar, që i jep asaj pamjen e veçantë dhe emrin e saj popullor.[10]

Hyrja e Tempullit të Artë në vitin 1947

Harmandir Sahib do të thotë Tempulli i Zotit. Guru Amar Dasi urdhëroi Guru Ram Dasin të krijonte një depozitë nektari si një vend adhurimi për besimin Sikh. Guru Ram Dasi udhëzoi të gjithë sikhët ti bashkoheshin punimeve, nën mbikqyrjen e Bhai Budhas dhe të angazhoi punëtorë për ti ndihmuar ata. Ati tha se depozita e nektarit duhet të jetë shtëpia e Zotit çdokush mund që lahej në të duhet të siguronte të gjitha përparësit shpirtërore dhe mondane. Gjatë përparimit të punimeve, kasollja në të cilën qëndronte vetë guruja i parë u zgjerua si rezidenca e tij; tani njihet si mahali ose pallati i gurusë.[11]

Maharaxha Ranjit Singhu duke dëgjuar Guru Granth Sahibin pranë Harmindir Sahibit

Në vitin 1578 Guru Ram Dasi gërmoi një depozitë, që në vazhdim u bë e njohur si Amritsari (pellgu i Nektarit të Përjetësisë),[12] duke i dhënë emrin e tij qytetit që u zhvillua përreth tij. Përgjatë kohës, Harmandir Sahibi,[13] u ndërtua në me të kësaj depozite dhe u bë qendra kryesore e Sikhizmit. Shenjtërorja e tij u bë për të bujtur Adi Granthin, që përfshin kompozime të guruve Sikhë dhe shenjtëve të tjerë të konsideruar se kishin vlera dhe parime të Sikizmit, si psh.: Baba Faridi dhe Kabiri. Hartimi i Adi Granthit u fillua nga guruja i pestë i Sikizmit, Guru Arjani.

Harmandir Sahibi natën

Guru Arjani konceptoi idenë e krijimit të një vendi qendror të adhurimit për sikhët dhe dizenjoi arkitekturën e Harmandir Sahibit. Planet më të hershme për të gërmuar depozitën e shenjtë (Amritsari ose Amrit Sarovari) u shënua nga Guru Amar Dasi, guruja i tretë Sikh, por u zbatua nga Guru Ram Dasi nën mbikqyrjen e Baba Budhas. Toka për vendin e ndërtimit u sigurua nga Guru Sahibët e mëparshëm me pagesë ose falas nga Zamindarët (pronarët e tokave) të fshatrave vendore. Plani për të ndërtuar një vendbanim qytetar ishte gjithashtu i bërë dhe puna për ndërtimin e Sarovarit (depozita) dhe qytezës nisi njëkohësisht në vitin 1570. Punimet në të dy projektet u përfundua në vitin 1577. Në dhjetor të vitit 1588, Guru Arjani nisi ndërtimin e gurdvaras dhe guri i themelit u vendos nga Hazret Mian Miri më 28 dhjetor 1588.[14][15][16][16][17][18] Gurdvara u përfundua në vitin 1604. Guru Arjani vendosi Guru Granth Sahibin në të dhe caktoi Baba Buddhan si granthin (lexuesin) e parë të tij në gusht të vitit 1604. Në mes të shekullit të XVIII ai u sulmua nga afganët, nga një nga gjeneralët e Ahmed Shah Abdalit, Jahan Khani dhe u desh të rindërtohej thelbësisht në vitet 1760. Megjithatë, në përgjigje të kësaj një ushtri Sikhe u dërgua për të ndjekur forcën afgane. Forcat u takuan pesë milje jashtë Amritsarit ku ushtria e Jahan Khanit u shkatërrua.[19]

Tempulli i Artë, Amritsar
Panoramë e Tempullit të Artë, pamja 1
Tempulli i Artë, Amritsar
Panoramë e Tempullit të Artë, pamja 2

Operacioni Blue Star

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Blue Star ishte një operacion ushtarak i ndërmarrë midis 3 dhe 6 qershorit të vitit 1984. Kryeministrja indiane Indira Gandi urdhëroi ushtrinë të niste operacioni, ku ushtria e drejtuar nga gjenerali Kuldip Singh Brari, solli këmbësorinë, artilerinë dhe tanqen në Harmandir Sahib për të ndaluar Dharam Yudh Morchan e drejtuar nga Jarnail Singh Bhindranwale. Gjatë Dharam Yudh Morchas u arrsestuan shumë sikë. Luftimet e egra që u zhvilluan midis sikëve dhe ushtrisë patën të vrarë të shumtë nga të dy krahët. Kompleksi Harmandir Sahib pësoi gjithashtu shumë dëmtime gjatë sulmit, veçanërisht Akal Takhti i shenjtë. Brenda gjashtë muajve, më 31 tetor 1984, badigari sikh i Indira Gandit e vrau atë si hakmarrje për operacionin. Ky sulm u akuzua nga sikhët dhe komuniteti ndërkombëtar i të drejtave të njeriut, si një përdhosje e faltores më të shenjtë të Sikhizmit dhe persekutim kundër një pakice fatare në Indi. Në vitin 1986, riparimet e kryera te Akal Takht Sahibi pas sulmit, që qeveria e Rajiv Gandi kishte ndërmarrë pa këshillim, u hoqën. Një Akal Takht Sahib i ri u përfundua në vitin 1999 nga Kar Sevakët (vullnetarët).

Veçoritë arkitekturore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Tavani i Harminder Sahibit, i bërë me flori dhe gurë të çmuar

Disa nga veçoritë arkitekturore të Harmandir Sahibit ishin krijuar si simbole të botëkuptimit Sikh.[20] Në vend të zakonit normal të ndërtimit të një gurdvara mbi një vend të lartë, ai u ndërtua në një nivel më të ulët se terreni rrethues në këtë mënyrë besimtarët duhet të zbresin nëpërmjet shkallëve për tu futur në të.[20] Për më tepër, në vend të një hyrjeje, Sri Harmandir Sahibi ka katër hyrje.[20] Gurdvara është e rrethuar nga Sarovari, një liqen i madh ose depozitë e shenjtë, që konsiston në Amrit ("uji i shenjtë" ose "nektari i përjetshëm") dhe furnizohet nga lumi Ravi. Për në gurdwara ka katër hyrje, që simbolizojnë rëndësinë e pranimit dhe hapjes. Në kompleks ndodhen tre pemë të shenjta (berë), secila duke simbolizuar një ngjarje historike ose një shenjt Sikh. Brenda gurdvaras ka shumë pllaka përkujtimore që përkujtojnë ngjarje të shkuara historike Sikhe, shenjtë dhe dëshmorë, duke përfshirë mbishkrime përkujtuese të të gjithë ushtarëve Sikhë të vdekur duke luftuar në Luftën e I dhe të II Botërore.

Harku Darshani Deorhi, hyrja në kompleksin Harmandir Sahib

Shumë nga prarimi dekorues i tanishëm dhe punimet mermerore datojnë nga fillimi i shekullit të XIX. I gjithë punimi në arë dhe mermer u zhvilluan nën patronazhin e Hukam Singh Chimnit dhe perandorit Ranjit Singh, Maharaxhai i perandorisë Sikhe të Panxhabit. Harku Darshani Deorhi qëndron në fillim të kalldrëmit për te Harmandir Sahibi; ai është 6.2 m i lartë dhe 6 m i gjerë. Veshja me arë e Harmandir Sahibit u fillua nga Ranjit Singhu dhe u përfundua në vitin 1830. Maharaxhai Ranjit Singh ishte një dhurues i rëndësishëm për faltoren. Kompleksi i Harmandir Sahibit përfshin gjithashtu edhe Akal Takhtin (froni i të pakohëshmit), i ndërtuar nga guruja i gjashtë Sikh, Guru Hargobindi si një autoritet për administrimin e drejtësisë dhe konsiderim i çështjeve tokësore. Brenda kompleksit, Akal Takhti përbën një kundërpikë me faltoren e shenjtë, në atë që Harmandir Sahibi është banesa e atributit shpirtëror të Zotit dhe Akal Takhti është selia e autoritetit tokësor të Zotit.[4]

Udhëzime për vizitimin

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në përputhje me rregullat e ndjekura në të gjitha gurdwarat Sikhe gjatë gjithë botës, Harmandir Sahibi është i hapur për të gjithë personat pavarësisht besimit, ngjyrës, prejardhjes ose gjinisë. Kufizimet e vetme mbi vizitimin e Harmandir Sahibit kanë të bëjnë me sjelljen e tyre kur hyjnë dhe ndërsa e vizitojnë:

  • Mbajtja e pastërtisë së hapësirës së shenjtë dhe të trupit ndërsa je në të:
    • Në hyrje të tij, hiqen këpucët (duke i lënë ato gjatë vizitës) dhe larja e këmbëve në pellgun e vogël me ujë të për këtë qëllim;
    • mos pirja e alkolit, ngrënia e mishit, ose pirja e duhanit dhe drogës ndësa je në faltore.
  • Veshja e përshtatshme:
    • Mbajtja e një mbulese të kokës (një shenjtë respekti) (gurdvara ofron shalle koke për vizitorët që nuk kanë një të tillë të përshtatshëm);[21]
    • Mos mbajtja e këpucëve.
  • Si të veprosh:
    • Kur dëgjohet Gurbani, duhet të ulesh në tokë në Darbar Sahib si një shenjë nderimi si ndaj Guru Granth Sahibit ashtu dhe ndaj Zotit.
Tempulli i Artë, Amritsar
Vizitorë (pa dallim në tokë) duke ngrënë ushqim në Langar, Sri Darbar Sahibi, Amritsar
Ramgarhia bunga e Shri Harmandir Sahibit

Vizitorët për herë të parë këshillohen ta fillojnë vizitën e tyre në zyrën e informacionit dhe pastaj të vazhdojnë në Muzeun Qendror Sikh pranë hyrjes kryesore dhe kullës së orës. Harimandir Sahibi ka një nga kuzhinat më të mëdha falas në botë, që shërben mesatarisht 100,000 njerëz në ditë. Ushqimi konsiston në bukë dhe supë thjerrëzash.[22]

Një nga festat më të rëndësishme është Vaisakhi, që festohet në javën e dytë të prillit (zakonisht në 13). Sikhët festojnë themelimin e Khalsas në këtë ditë dhe festohet me entuziazëm në Harmandir Sahib. Me përkushtim fetar festohen gjithashtu edhe ditë të tjera të rëndësishme fetare Sikhe si lindja e Guru Ram Dasit, dita e martirizimit të Guru Teg Bahadurit, ditëlindja e themeluesit të Sikhizmit, Guru Nanakut etj. Në mënyrë të ngjashme Diwali është një nga festat në të cilat Harmandir Sahibi shihet i ndriçuar në mënyrë të mrekullueshme me Diya (llampa); drita shpërthime fishekëzjarresh. Shumica e sikhëve vizitojnë Amritsarin dhe Harmandir Sahibin të paktën një herë në jetën e tyre, veçanërisht dhe kryesisht gjatë rasteve të veçanta në jetën e tyre si ditëlindjet, martesat, lindja e fëmijëve etj.

  • Kavi Santokh Singh: "Gurprataap Sooraj Granth" Ras 2, Ansu 53: ਇਮਿ ਅਰਦਾਸ ਕਰੀ ਬ੍ਰਿਧ ਜਬੈ। ਸ਼੍ਰੀ ਅਰਜਨ ਕਰ ਪੰਕਜ ਤਬੈ ॥੧੩॥ ਗਹੀ ਈਂਟ ਤਹਿਂ ਕਰੀ ਟਿਕਾਵਨ। ਮੰਦਰ ਅਵਿਚਲ ਨੀਵ ਰਖਾਵਨ।.
  • Teja Singh & Ganda Singh: A Short History of the Sikhs; vol. 1.
  • Ram Gupta: Evolution of Sikh Confederacies (1708–1769); Volume 2.
  • Singh, Khushwant (1991). A history of the Sikhs: Vol. 1. 1469–1839. Oxford University Press. Marrë më 18 dhjetor 2011. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ a b c d e Kerr, Ian J. "Harimandar". Encyclopaedia of Sikhism. Punjabi University Patiala. Marrë më 21 mars 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Parm Barkshish Singh, Devinder Kumar Verma: Golden Temple; Punjabi University, ISBN 978-81-7380-569-1
  3. ^ "History, Harmandir Sahib, the Golden Temple, Amritsar". Amritsar Portal. Arkivuar nga origjinali më 2 gusht 2016. Marrë më 29 nëntor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ a b S. S. Bhatti (2013). Golden Temple: Marvel of Sikh Architecture. Dorrance Publishing. fq. 24–. ISBN 978-1-4349-8964-2. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Sikhism Religion of the Sikh People te sikhs.org
  6. ^ Sikhism Religion of the Sikh People, sikhs.org
  7. ^ S. S. Bhatti (2013). Golden Temple: Marvel of Sikh Architecture. Dorrance Publishing. fq. 12–. ISBN 978-1-4349-8964-2. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Fahlbusch, Erwin; Geoffrey William Bromiley (1999). The encyclopedia of Christianity (bot. Reprint). Leiden: Brill. ISBN 978-90-04-14596-2. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Soon, Golden Temple to use phone jammers. Over Two lakh people visit the holy shrine per day for worship. In festivals over six lakh to eight lakh visit the holy shrine". The Times Of India. 19 korrik 2012. Arkivuar nga origjinali më 26 janar 2013. Marrë më 22 gusht 2016. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ Hew McLeod (1997). Sikhism. New York: Penguin Books. fq. 154–61. ISBN 0-14-025260-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ Max Arthur Macauliffe: The Sikh Religion; Vol. II, 1909.
  12. ^ Golden Temple, Punjabi University, Parm Barkshish Singh, Devinder Kumar Verma ISBN 978-81-7380-569-1
  13. ^ Golden Temple, Punjabi University, Parm Barkshish Singh, Devinder Kumar Verma, ISBN 978-81-7380-569-1
  14. ^ Dr. Madanjit Kaur “The Golden Temple: Past and Present" Dept. of Guru Nanak Studies, Guru Nanak Dev University Press, 1983, fq. 11
  15. ^ Kavi Santokh Singh : "Gurprataap Sooraj Granth" Ras 2, Ansu 53: ਇਮਿ ਅਰਦਾਸ ਕਰੀ ਬ੍ਰਿਧ ਜਬੈ। ਸ਼੍ਰੀ ਅਰਜਨ ਕਰ ਪੰਕਜ ਤਬੈ ॥੧੩॥ ਗਹੀ ਈਂਟ ਤਹਿਂ ਕਰੀ ਟਿਕਾਵਨ। ਮੰਦਰ ਅਵਿਚਲ ਨੀਵ ਰਖਾਵਨ।, fq. 428
  16. ^ a b Gurdwara Sahib, Tapoban, në sitin tapoban.org
  17. ^ Teja Singh & Ganda Singh: A Short History of the Sikhs; vol. 1, fq. 28.
  18. ^ Max Arthur Macauliffe: The Sikh Religion; vol. 3, fq. 10
  19. ^ Ram Gupta: Evolution of Sikh Confederacies (1708–1769); Volume 2.
  20. ^ a b c Singh, Khushwant (1991). A history of the Sikhs: Vol. 1. 1469–1839. Oxford University Press. fq. 53. Marrë më 18 dhjetor 2011. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ Postcards from Amritsar Arkivuar 15 gusht 2016 tek Wayback Machine -elenastravelgram.com
  22. ^ Shafi, Showkat (17 nëntor 2013). "Kitchen that feeds 100,000 daily". Al Jazeera. Marrë më 3 janar 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  23. ^ "Sarovar - Sacred Pool". Arkivuar nga origjinali më 27 tetor 2016. Marrë më 22 gusht 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)