Hatixhe Vojka Ismajli
Hatixhe Vojka Ismajli (1966, Dibër) është profesoreshë e pedagogjisë dhe mësimdhënëse universiteti.[1]
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Hatixhe Vojka lindi në Dibër (Maqedoni), ku kreu shkollën fillore dhe të mesme. Studioi për pedagogji në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, ku diplomoi në vitin 1988, magjistroi në vitin 1996 dhe doktoroi në vitin 2007. Karrierën saj e filloi në vitin 1996 si mësimdhënëse e lëndëve pedagogjike në Universitetin e Tetovës. Nga viti 2002 është mësimdhënëse në Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës. Veç punës mësimore, ajo publikoi edhe disa punime shkencore-profesionale, mori pjesë në koferenca dhe aktivitete të tjera profesionale etj. Botoi veprën me titull "Teknologjia mësimore dhe të menduarit kritik" (2012).[2] [3]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Hatixhe Ismajli". www.semanticscholar.org (në anglisht). Marrë më 2024-05-22.
- ^ "Hatixhe Ismajli". scholar.google.com (në anglisht). Marrë më 2024-05-22.
- ^ Koliqi, Hajrullah (2022). Fjalor enciklopedik i edukimit (M - ZH). fq. 1669. Marrë më 2024-05-22 – nëpërmjet botimpex.com.