Haxhi Avdyli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Haxhi Avdyli Neurokirurg dhe deputet i Kuvendit të Kosovës. Haxhi Avdyli ka lindur më 21 janar 1972 në Prizren. Familja e Haxhi Avdylit është vendosur në Prizren në vitin 1960 e shpërngulur nga fshati Jezerc, tani komuna e Ferizajit. Familja e tyre nê vitin 1956 largohet nga Jezerci për tu shperngulur në Turqi si pasojë e keqtrajtimeve të aparatit të Rankoviqit. Pas tentimit 4 vjeqar per tu shperngulur nga Maqedonia në Turqi , ata rikthehen ne Kosovë për tu vendosur nê Prizren ne lagjen Arbana. Shkollen fillore e kreu në Prizren, në shkollen në Arbanë, të mesmen në shkollen e mesme të mjekësisë në Prizren. Në vitin 1990 regjistrohet në Fakultetin e Mjekësisë ku e kreu në vitin 1996 me sukses të shkëlqyeshëm duke u shpallur edhe "Student i dalluar". Në vitin 1996-97 punoi si mjek në ambulancat humanitare "Nënë Tereza" .kurse nga fillimi i vitit 1998 vendos pêr tu punuar si mjek në fshatin Grejkoc të Suharekës. Pas fillimit të luftës ka punuar me refugjatë ,civilë të plagosur dhe ushtarë të UÇĶ-së në zonat e luftës në Budakovë,bjeshkën mbi Grejkoc e Korishë-Kabash. Pas çlirimit ka vazhduar shkollimin specialistik në Neurokirurgji në Prishtinë, Tiranë të Prof Dr Mentor Petrela dhe në vitin 2003-04 në klinikën Neurokirurgjike në Ulm të Gjermanisë te Prof Dr Hans Peter Richter. Në vitin 2005 fillon punën si specialist Neurokirug në QKUK. Në vitin 2007 perfundon edhe studimet postdiplomike në Un University for peace në Menagjment shëndetësor spitalor. Nga viti 2007-2009 udheheq Qendrën për hulumtime shëndetësore. Nga viti 2009-2014 ka qene aktiv në Këshillin e ekspertëve të LDK -së kryesisht për shëndetesi e çeshtje tjera. Në vitin 2015 -16 punon si mësimdhënës në Kolegjin "Heimerer".

Është njëri nga mësimdhënesit që mban provimet përfundimtare e licencës për infermier e organizuar kjo nga M.Sh. Nga fundi i vitit 2014 , në zgjedhjet brendapartiake në LDK zgjidhet me votim të fshehtë ,kryetar i degës së LDK-së në Prizren Nga qershori 2017 është zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës me 8609 vota. Është anetarë i komisionit për shëndetësi e mirëqenje sociale të Kuvendit të Kosovës.

Stub biografi.png Ky artikull në lidhje me Biografia është i cunguar. Mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar.