ICN Business School

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

"ICN Business School" është një shkollë biznesi evropiane me komplekse universitare në La Défense, Berlin, Nyrëmberg dhe Nancy. Ngritur që në vitin 1905.

"ICN" u rendit e 69-a ndër shkollat evropiane të biznesit në 2019-ën nga gazeta "Finacial Times"[1]. "ICN " ka gjithashtu një program PhD (doktoraturë) si dhe një numër programesh Master në fusha të caktuara të menaxhimit si marketing, financë apo sipërmarrje.

Programet e saj janë trefish të akredituara nga sistemet ndërkombëtare AMBA, EQUIS dhe AASCB[2]. Shkolla numëron mbi 15000 ish-studentë në fushat e biznesit dhe politikës, si Nicolas Thévenin (Kryepeshkopi Katolik Francez) dhe Masséré Touré (Politikan Ivorian).

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "European Business School Rankings 2019". Arkivuar nga origjinali më 28 mars 2020. Marrë më 24 maj 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ ICN Business school décroche « la triple couronne »

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]