Idlib
Idlib
إدلب | |
---|---|
Qytet | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 164.983 |
Idlib (Arabisht: إدلب) është qytet në veriperëndim të Sirisë, ndodhet 67 kilometra në juglindje të Aleppo. Qyteti ka pasur rreth 165,000 banorë sipas vitit 2010.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Epoka Osmane
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë sundimit të Osmanëve në Siri, Idlib shërbeu si kreqyteti i një ndarje administrative, pjesë e Vilajetit të Halepit.[1] Në fund të shekullit 19-të, Idlib ka pasur një numër familjesh krishtere sipas orientalistit zviceran Albert Socin.
Lufta civile siriane
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë kryengritjes të vitit 2011, Idlib ishte fokusi i protestave dhe përleshjeve të luftës siriane. Ndërsa kryengritja zbriti në konflikt të armatosur, Idlib u bë fokusi i një fushate rebele, e cila përkohësisht e pushtoi qytetin dhe guvernatorin, përpara një ofensive qeveritare në prill të vitit 2012. Pas kësaj, forcat qeveritare rimorrën qytetin dhe krahinën e kontrolluar nga rebelët pas një muaji luftimi, përpara përpjekjes për të zbatuar armëpushimin e propozuar nga Kofi Anan. Pas sulmeve të vitit 2015, aleanca rebele Ushtria e Pushtimit, e udhëhequr nga Jabhat al-Nusra dhe Ahrar al-Sham, arriti në Betejën e Dytë të Idlibit dhe pushtoi qytetin,[2] si dhe rrethonin qytete me shumicë shiite e Al-Fu'ah dhe Kafriya në veri të qytetit Idlib.[3] Në prill të vitit 2015, selia e përkohshme e qeverisë së përkohshme siriane të opozitës siriane u propozua të ishte Idlib,[4] në Guvernatorin Idlib. Më 23 korrik 2017, Tahrir al-Sham, pasardhës i Frontit el-Nusra, dëboi mbetjet e Ahrar al-Sham nga Idlib, duke kapur të gjithë qytetin.[5]
Klima
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sistemi i klasifikimit të klimës Köppen-Geiger e klasifikon klimën e qytetit si mesdhetare,[6] ku stina e verës është e nxehtë dhe i thatë, ndërsa dimri është i ftohtë dhe me shi.
Temperatura më e lartë e regjistruar ishte 44 °C më 16 qershor 2012.[7]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Baedeker, 1912, p.376.
- ^ "Gulf allies and 'Army of Conquest". Al-Ahram Weekly. 28 maj 2015. Arkivuar nga origjinali më 17 prill 2019. Marrë më 16 tetor 2018.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Sherlock, Ruth (29 mars 2015). "Thousands flee Syrian city Idlib after rebel capture". The Telegraph. Marrë më 29 mars 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Will Syrian opposition move interim government to Idlib? - Al-Monitor: the Pulse of the Middle East". Al-Monitor. Arkivuar nga origjinali më 2016-12-26. Marrë më 2016-12-13.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Jihadists take control of major Syrian city". Mail Online. Marrë më 2017-07-23.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Climate: Idlib - Climate graph, Temperature graph, Climate table". Climate-Data.org. Marrë më 2013-12-03.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Idlib, Syria". Voodoo Skies. Arkivuar nga origjinali më 21 mars 2016. Marrë më 16 tetor 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)