Idriz Çinari

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Idriz Çinari lindi dhe vdiq në Durrës, Shqipëri, ishte atlet shqiptar.

Jeta[redakto | përpunoni burim]

Idriz Çinari u lind në vitin 1927 në qytetin e Durrësit. Ai ia dedikoi gjithë jetën e tij sportit, atletikës. Fillimisht si kampion në vrapim 110 metra me pengesa a më vonë si trajner i femrave të skuadrës së Durrësit, Lokomotiva. Gjithashtu, Idriz Çinari ka punuar si mësues në shkollën e mesme të mjeshtrisë sportive në Durrës ku ka dhënë një kontribut të çmuar me ekipin e shtytjes së gjylës dhe hedhjes së diskut për djem dhe vajza. Vdiq në qytetin e Durrësit më 10 shkurt të vitit 2003.

Sukseset si trajner[redakto | përpunoni burim]

Sportistja dhe studentja e tij Antoneta Koci sot e kësaj dite vazhdon të mbajë rekordin kombëtar për të rritura të shtytjes së gjylës në nivelin afërsisht të 17 metrave. Veç këtyre Idriz Çinari përfaqësoi disa herë vendin jashtë shtetit si trajner kombëtar dhe si gjyqtar ndërkombëtar.