Ilhan Omar

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Portreti zyrtar i Ilhan Omar gjatë mandatit të saj në Kongres

Ilhan Abdullahi Omar është një politikane e Shteteve të Bashkuara, e cila u zgjodh si anëtare e Dhomës së Përfaqësuesve në zgjedhjet afatmesme të nëntorit 2018 në SHBA.

Me origjinë somaleze, familja e saj emigroi nga Somalia drejt SHBA-ve kur ajo ishte vetëm 8 vjeç. Në vitin 1997 ata u zhvendosën familjarisht në Mineapolis. Përpara se të angazhohej politikish, Omar ka punuar si edukatore e komunitetit në Universitetin e Minesotës dhe më pas ka shërbyer si këshilltare politikash në Këshillin Bashkiak të qytetit të Mineapolisit.[1]

Në zgjedhjet afatmesme të nëntorit 2018, Ilhan Omar garoi në Minesota për një vend në Dhomën e Përfaqësuesve, duke përfaqësuar Partinë Demokratike. Së bashku me përfaqësuesen nga Miçigani, Rashida Tlaib, pasi fituan garën zgjedhore, ato u kthyen në gratë e para muslimane të zgjedhura në Kongres.[2]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Ilhan Omar". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Kongresistet e para muslimane – Rashida Tlaib dhe Ilhan Omar". Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)