Ilir Çapuni
Ilir Çapuni (1978, Tivar) është inxhinier shqiptar dhe profesor i shkencave kompjuterike nga Mali i Zi.[1]
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ilir Çapuni ka lindur në vitin 1978 në Tivar. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Ulqin. Arsimin e lartë e kreu në Universitetin e Malit të Zi në Fakultetin e Shkencave në Podgoricë. Doktoroi në shkenca kompjuterike në vitin 2012 në Universitetin prestigjioz të Bostonit.[2]
Në vitin 1998 ishte themelues i gazetës në gjuhën shqipe “Kronika”, ku punoi si drejtues dhe kryeredaktor. Nga viti 2003 deri në vitin 2006 ka punuar si asistent në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Mal të Zi dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe në Boston. Prej vitit 2013 punon në Tiranë si profesor i teknologjisë së informacionit. Iliri drejtoi Qendrën për Kërkime të Avancuara Kompjuterike në Universitetin e New York-ut në Tiranë. Që nga viti 2019, është ligjërues në Universitetin e Malit të Zi. Ai është një zhytës aktiv dhe instruktor zhytjeje, ku mori pjesë dhe drejtoi disa ekspedita nënujore në të cilat u zbuluan dhe u hulumtuan anije të fundosura me rëndësi të madhe historike. Një prej tyre është luftanija Regina Margherita dhe anija Brindisi.[3]
Nga viti 2017-2021 mbajti funksionin e Drejtorit politik të Forcës së Re Demokratike, kurse nga viti 2018-2021 ishte kryetar i Kuvendit Komunal në Komunën e Ulqinit. Ka qenë edhe këshilltar në Kuvendin Komunal të Komunës së Ulqinit.
Ushtron detyrën e deputetin që nga nëntori i vitit 2023 pranë Aleancës Shqiptare. [4]
Drejton disa projekte të mëdha në industri dhe akademi. Është njëri nga themeluesit e konferencës IEEE Balkancom dhe merr pjesë në Bordin Drejtues të saj.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Ulqin, I. (2023-11-22). "Kumtesë për media: Dr Ilir Çapuni deputet në Parlamentin e Malit të Zi". Ulcinj info. Marrë më 2024-03-27.
- ^ Camaj, Albert (2023-11-22). "MALESIA.ORG - Tuz, Malësi - Dr Ilir Çapuni deputet në Parlamentin e Malit të Zi". MALESIA.ORG - Tuz, Malësi. Marrë më 2024-03-27.
- ^ "Biografia e nënkryetarëve dhe e sekretarit të përgjithshëm të Forcës së Re Demokratike". TVTeuta. 2021-11-12. Marrë më 2024-03-27.
- ^ "Index of /upload/docs/". fshaik.umb.edu.al. Marrë më 2024-11-09.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)