Jump to content

Ilse Kokula

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ilse Kokula në 2014

Ilse Kokula (lindur në 13 janar 1944) është një edukatore gjermane, autore dhe aktiviste LGBT. Ajo u nderua me çmimin “Order of the Merit of the Federal Republic of Germany”.

Ilse Kokula lindi në Żagań, Silesia në 1944,[1] u rrit në Franconia si dhe ka jetuar në Berlin që prej 1971. Si motra më e madhe midis 8 motrash, asaj i lindi nevoja të ndihmonte motrat më të vogla duke u përkujdesur dhe gatuar për to. Në të njëjton kohë asaj i duhej të ndiqte studimet për punë sociale në Kolegjin e Lartë Teknik. Ajo i mbylli me sukses studimet e saja në Bavaria në 1967.

Pasi punoi për disa vite si punonjëse sociale, Kokula ndoqi Kolegjin Berlinez të Edukimit dhe u regjistrua në pedagogji. Ajo e shkroi temën e diplomës rreth grupimit të lezbikeve, të njohura ndryshe me shkurtesën LAZ (Lezbian Action Center West Berlin), në të cilin ajo ishte vetë aktive. Në mes të viteve 70’, teksa lezbiket mbeteshin akoma të paekspozuara nga opinioni publik, Kokula e publikoi studimin e saj nën pseudonimin “Ina Kuckuck” nën titullin “Lufta kundër presionit dhe shtypjes” në shtëpinë botuese Frauenoffensive në Mynih. Më pas ajo zhvilloi praktikën për dhjetëra vite përpara se të merrte doktoraturën në sociologji në Universitetin e Bremen në 1982. Gjatë kësaj periudhe ajo publikoi dy libra të tjerë: “Homoseksuliteti femëror rreth viteve 1900” si dhe “Forma të subkulturës së lezbikeve”. Në 1985 Kokula u emërua si akademikja e parë pranë Universitetit të Utrecht për ligjërimin në historinë sociale dhe socializimin e grave lezbike, duke marrë në këtë mënyrë titullin e profesoreshës.[2]

Ajo ligjëroi dhe bëri shumë kontakte duke punuar për dhjetëra vite si kërkuese shkencore e pavarur, derisa u emërua pranë zyrës së Departamentit për Barazi Gjinore në Senatin e Berlinit në Berlinin Perëndimor gjatë vitit të rënies së murit të Berlinit në 1989.

Gjatë kësaj periudhe ajo prezantoi çështje të ndryshme në konferenca dhe diskutime të ndryshme, si përshembull persekutimi i homoseksualëveGjermaninë Naziste dhe gjatë Holokasutit, si dhe përkujtimi i tyre, si autoritetet në qytet duhet të promovojnë emancipimin e lezbikeve dhe gejve, ose çfarë perspektivash të reja do të kishin gejtë dhe lezbiket në shtetet e reja federaliste. Këto si dhe shumë diskutime të tjera do të publikoheshin në seksionin me titull “Dokumentet për emancipimin e lezbikeve dhe gjeve” nga kapitulli “Stili i jetës si homoseksual” ( i edituar nga Senati i Departamentit për Rininë dhe Familjen, Berlin).

Që prej daljes në pension në 2004, ajo ka punuar si vullnetare pranë Qendrës për Gratë Frieda në Berlin,[3] ku ajo zhvillon vazhdimisht leksione dhe diskutime mbi aspekte të ndryshme të jetës si lezbike.[4]

  1. ^ Catalogus Professorum Academiae Rheno-Traiectinae (holländisch) (in German)
  2. ^ Lesbengeschichte
  3. ^ Ilse Kokula: Was kann eine Landesbehörde für lesbische Frauen tun? In: M. Marti, A.Schneider, I.Sgier, A.Wymann (Hrsg.): Querfeldein. Beiträge zur Lesbenforschung.. Bern, Zürich, Dortmund, 2004, S. 173–179. (in German)
  4. ^ Herzlich willkommen im FRIEDA-Frauenzentrum e. V. (in German)