Jump to content

Ymer Pula

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Imer Pula)

Ymer Pula (lindi më 20.11.1921 - 01.2010) ishte një figurë politike e periudhës komuniste në Jugosllavi.

Ymer Pula u lind në Gjakovë dhe u bë anëtar i Partisë Komuniste Jugosllave në vitin 1941. U diplomua në ekonomi në Universitetin e Beogradit dhe dha mësim në shkolla të mesme në Kosovë. Ishte anëtar i këshillit ekzekutiv të partisë komuniste në Kosovë nga 1945-1967 dhe ishte këshilltar i lartë për çështjet ekonomike.

Ymer Pula ishte anëtar i këshillit ekzekutiv për Sërbinë deri në vitin 1971 si dhe anëtar i qeverisë jugosllave. Nga maji 1982 deri më 5 maj 1984 ishte edhe kryetar i këshillit ekzekutiv në Kosovë, pra praktikisht kryeministër i Kosovës, për një periudhë dyvjeçare.[1]

  1. ^ Pula, Ymer (2011). Fjalori Historik i Kosovës. Tiranë: Skenderbeg Books. ISBN 978999351701. {{cite book}}: Shiko vlerën e |isbn=: gjatësia (Ndihmë!)