Kosova (1912-1945)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Muzeu i Kosovës 25.JPG
Historia e Kosovës
Dardania
Mesjeta
Per. Osmane
Shqipëria
Jugosllavia
Republika
UNMIK
Kosova

Vilajetin e Kosovës e Shkupin dhe qytetet e tjera në Maqedoni, i kanë çliruar shqiptarët më 1912, por Serbia me fuqi të madhe ushtarake e armatim modern rus të kohës, e ka okupuar Kosovën përkohësisht. Me humbjen e luftës kundër austriakëve më 1915, ushtria e qeveria serbe ikin në Shqipëri ku bëjnë gjenocid ndaj popullsisë civile.[1].

Kah fundi i vitit 1918, Serbia përsëri e okupoi Kosovën, me ndihmën e ushtrisë franceze.Me Konferencën e Ambasadorëve në Londër më 1913 dhe Konferencën e paqes në Paris më 1920, u copëtuan trevat etnike shqiptare, duke iu dhuruar fqinjëve tanë grekë e sllavë më se 2/3 e tyre, pra rreth 60 mijë kilometër katrorë[2] ndër to ishte edhe Vilajeti i Kosovës. Ky okupim zgjati rreth 20 vjet, deri në prill më 1941, kur ushtria gjermane e dëboi ushtrinë jugosllave nga Jugosllavia, madje vetëm brenda 7 ditëve.[3]. Kështu Kosova përsëri iu bashkua Shqipërisë, siç ka qenë edhe gjatë Luftës së parë botërore. Pra, sa herë që ka hyrë Serbia në Kosovë, ajo ka qenë vetëm okupatore e përkohshme e asgjë tjetër, madje edhe kur ajo vetë ka qenë vasale e fqinjëve, sidomos e Turqisë.[2]

Gjatë viteve 1918-1941, Serbia mori masa të ndryshme drastike për t’i shpërngulur shqiptarët nga trojet e tyre etnike dhe për t’i kolonizuar në to kolonët serbë e malazezë. Akademiku Vasa Çubrilloviq, ia ka paraqitur qeverisë mbretërore një referat gjenocidial më 1937, për zhdukjen e shqiptarëve nga Jugosllavia. Këtë referat qeveria jugosllave, përkatësisht serbe, e ka zbatuar me dhunë të përhershme ndaj tyre, me taksa të rënda, burgim të njerëzve të pafajshëm, tortura e vrasje, kështu që më se 250 mijë shqiptarë janë detyruar t’i braktisin trojet e tyre e të vendosen në shkretëtirat e Anadollit në Turqi dhe pjesërisht në Shqipëri. Në atë kohë, vetëm në fillim, janë vendosur në Kosovë, në pronat e uzurpuara shqiptare, më se 60 mijë kolonë serbë e malazezë. Për ta kamufluar këtë terror ndaj popullsisë së qetë shqiptare, qeveria e Beogradit deklaronte se kjo është vetëm ‘’reformë agrare’’, ‘’akcion i mbledhjes së armëve’’, ‘’akcion kundër komitëve dhe armiqve të shtetit’’ etj.[4].

Akademiku Çubrilloviq shkruante në referatin e tij se qeveria duhet të organizojë djegëjën e fshatrave dhe vrasjen e shqiptarëve natën, kurse ditën duhet të simulojë gjoja ndjekjen e aktorëve të krimeve të natës. Madje, ai propozonte se për aksione të tilla terroriste është më i përshtatshëm fisi malazias Vasojeviq, i cili duhet të angazhohet në këtë akcion.[5]. Një referat tjetër të ngjashëm më këtë, Çubriloviqi e ka shkruar në tetor më 1944 për Qeverinë jugosllave-komuniste, e cila erdhi në pushtet me ndihmën e armatës kuqe sovjetike. Edhe gjatë sundimit të Jugosllavisë social-komuniste, ndaj shqiptarëve u morën masa drastike dhe gjenocidiale, kështu që u detyruan të shpërngulen për në Turqi e Shqipëri më se 250 mijë vetë.

Krijimi i kufinjëve të ri të Kosovës[redakto | përpunoni burim]

Toplica ka pasur 18333 banorë, prej të cilëve rrethi i Prokuples ka pasur 10825 banorë, prej tyre 4618 kanë qenë serb, ndërsa pjesa tjetër 6207, kan qenë shqiptarë e turq , rrethi i Kosanicës ka pasur 6708 banorë, prej tyre 577 serbë, 5951 turq e shqiptarë dhe afro 800 çerkezë.[6]Leskovci gjerë në vitin 1877 ka pasur 900 shtëpi të banuara me 5000 banorë shqiptar të konfesionit mysliman.[7]Prokuple me rrethinë ka pasur 2505 shtëpi shqiptare, 2031 shtëpi serbe dhe 24 shtëpi turke.[8]Kurshumli ka pasur 1956 shtëpi shqiptare, 638 shtëpi serbe dhe 60 shtëpi rome” [9].

Vendosja e kolonistëve serbë dhe malazezë në Kosovë filloi që nga viti 1912, por u zbatua në mënyrë intensive gjatë viteve 1919 - 1924 si dhe atyre 1934 - 1941. Në atë periudhë, në Kosovë, u vendosen më se 39 mijë serbë dhe malazez dhe u krijuan 374 koloni, pëkatësisht vendbanime të reja sllave[10]

Burim i të dhënave[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ Dimitrije Tucoviq, Srbija i Albanija – Jedan prilog kritici zavojevaçke politike srpske burzhoazije, Beograd, 1914; Zgjedhje punimesh, II, Prishtinë, 1981
  2. ^ a b Argumentet dhe metodat e politikës ekspansioniste serbe
  3. ^ Alfredo Jeri, Crollo in sette giorni, Roma – Milano, 1941
  4. ^ Dr. Millovan Obradoviq, Agrarna reforma i kolonizacija na Kosovu (1918-1941, Prishtina, 1981
  5. ^ Dr. Vasa Çubriloviq, L’ expulsion albanais - Memoire presente le 7 mars 1937 a Belgrade
  6. ^ Nikola P.Iliq “Oslobodjenje juzne Srbije” / citim
  7. ^ Vidosava Nikoliq - Stojanoviq , “ Leskovac i oslobodjeni predeli ” faqe 143 /citim
  8. ^ Të dhëna nga Jovan Haxhi Vasiljeviq
  9. ^ “ Arnautska Liga ”, Beograd, 1908, faqe 15
  10. ^ Citat nga Casopis za kulturo - znanost “ Lubjanë, 1982, faqe 244 - 249.