Gjithëpërfshirja
Inkluzioni ose gjithëpërfshirja, në arsim i referohet një modeli në të cilin nxënësit apo studentët me nevoja të veçanta e kalojnë pjesën më të madhe ose të gjithë kohën e tyre me nxënësit apo studentët me nevoja jo speciale (arsim të përgjithshëm). Ai u paraqit në kontekstin e arsimit special me një program arsimor të individualizuar ose planin 504, dhe bazohet në idenë se është më efektive për nxënësit (studentët) me nevoja të veçanta që të kenë përvoja të përziera, në mënyrë që ata të jenë më të suksesshëm në bashkëveprimet shoqërore që çojnë në suksese të mëtejme në jetë.
Përmbledhje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Inkluzioni (gjithëpërfshirja) e refuzon ndarjen e arsimit speciale të nxënësve me nevoja të veçanta (aftësi të kufizuara) nga nxënësit tjerë por siguron dhe sugjeron vazhdimin e arsimimit të nxënësve me aftësi të kufizuara së bashku me nxënësit pa aftësi të kufizuara. Shkollat me klasa inkluzive (gjithëpërfshirëse) nuk besojnë në klasa të ndara si dhe nuk e sugjerojnë fare një gjë të tillë. Fëmijët me nevoja të veçanta (aftësi të kufizuara) nuk e kanë botën e tyre të veçantë (të ndarë nga ne), kështu që ata duhet të mësojnë se si të veprojnë dhe të sillen me të gjithë nxënësitë dhe studentët.
Zbatimi i këtyre praktikave ndryshon varësisht nga vendi. Shkollat më shpesh përdorin modelin e përfshirjes për nxënës të përzgjedhur me nevoja të veçanta të buta deri në mesatare. [1] Shkollat plotësisht inkluzive (gjithëpërfshirëse), të cilat janë të rralla, nuk i ndajnë programet e tyre në "arsim i përgjithshëm" dhe "arsim special"; dhe në vend të kësaj, shkollat e tilla janë ristrukturuar në mënyrë që të gjithë nxënësit të mësojnë së bashku. [2]
Arsimi inkluziv (gjithëpërfshirës) ndryshon nga modeli i 'integruar' ose ' integrues ', i cili priret të merret kryesisht me aftësi të kufizuara dhe nevoja të veçanta arsimore, me nxënësit që ose ndryshojnë dhe bëhen 'të gatshëm për' ose nuk meritojnë fare strehim. Në të kundërt, inkluzioni ka të bëjë me të drejtën e fëmijës për të marrë pjesë (pjesëmarrje në arsim) si dhe detyrën e shkollës për ta pranuar fëmijën.
Në inkluzion theksi vendoset në pjesëmarrjen e plotë të studentëve me aftësi të kufizuara dhe respektimin e të drejtave të tyre sociale, civile dhe arsimore. Ndjenja e përfshirjes nuk duhet të jetë e kufizuar në paaftësi fizike dhe njohëse, por të përfshijë gamën e plotë të diversitetit njerëzor në lidhje me aftësinë, gjuhën, kulturën, gjininë, moshën dhe format e tjera të dallimeve njerëzore. [3] Richard Wilkinson dhe Kate Pickett kanë shkruar mes tjerash se, "Performanca e studentit dhe sjellja në detyrat edukative e arsimore mund të ndikohet thellësisht nga mënyra sesi ndihemi, jemi parë dhe gjykuar ne, nga të tjerët. Kur presim që të vlerësohemi si inferiorë, aftësitë tona duket se zvogëlohen ". [4]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Allen, K.E., Schwartz, I
- ^ Scheyer et al. (1996). The Inclusive Classroom Teacher Created Materials, Inc. The Inclusive Classroom
- ^ "What is Inclusive Design". Inclusive Design Research Centre (në anglisht). OCAD University. Marrë më 13 nëntor 2015.
- ^ Wilkinson, Richard; Pickett, Kate (2010). The Spirit Level- Why Equity is Better for Everyone (në anglisht) (bot. 2010). England: Penguin Books. fq. 113. ISBN 978-0-241-95429-4.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Ainscow M., Booth T. (2003) The Index for Inclusion: Developing Learning & Participation in Schools. Bristol: Center for Studies in Inclusive Education
- Thomas, G., & Loxley, A. (2007) Deconstructing Special Education and Constructing Inclusion (2nd Edition). Maidenhead: Open University Press.
- Elementary programming for inclusive classrooms
- Social development: Promoting Social Development in the Inclusive Classroom
- M. Mastropieri, Thomas E. Scruggs. The Inclusive Classroom: Strategies for Effective Instruction
- Mary Beth Doyle. The Paraprofessional's Guide to the Inclusive Classroom
- Conrad M., & Whitaker T. (1997). Inclusion and the law: A principal’s proactive approach. The Clearing House
- Jorgensen, C., Schuh, M., & Nisbet, J. (2005). The inclusion facilitator's guide. Baltimore: Paul H. Brookes Publishing Co.
Literatura shtesë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Baglieri, S., & Shapiro, A. (2012). Disability Studies and the Inclusive Classroom. New York, NY: Routledge.
- Biklen, D.2000. Constructing inclusion: Lessons from critical, disability narratives.International Journal on Inclusive Education, 4(4):337 –353.
- Biklen, D., & Burke, J. (2006). Presuming competence. Equity & Excellence in Education, 39, 166-175.
- Connor, D. (2006). Michael's Story: "I get into so much trouble just by walking":Narrative knowing and life at the intersections of learning disability, race, and class. Equity & Excellence in Education, 39, 154-165.
- Davis, L. J. (2010). Constructing normalcy. In L. J. Davis (Ed.), The Disability Studies Reader. (3rd ed.) (pp. 9–28). New York: Routledge.
- Erevelles, N. (2011). "Coming out Crip" in inclusive education. Teachers College Record, 113 (10). Retrieved from http://www.tcrecord.org Id Number: 16429
- Graham, L., & Slee, R. (2007). An illusory interiority: Interrogating the discourse/s of inclusion. Educational Philosophy and Theory, 40, 277-293.
- Izquierdo, S.S., Izquierdo, L.R. & López-Pintado, D. (2018). "Mixing and diffusion in a two-type population". Royal Society Open Science, 5(2) 172102.
- Kasa-Hendrickson, C. (2005) 'There's no way this kid's retarded': Teachers' optimistic constructions of students' ability. International Journal of Inclusive Education, 9 (1), 55-69.
- Kluth, P. 2003. "You're going to love this kid." Teaching students with autism in the inclusive classroom, Baltimore: Brookes.
- Knobloch, P. & Harootunian, B. (1989). A classroom is where difference is valued. (pp. 199–209). In: S. Stainback, W. Stainback, & Forest, M., Educating All Students in the Mainstream of Regular Education. Baltimore, MD: Paul H. Brookes.
- O’Brien, L. (2006). Being bent over backward: A mother and teacher educator challenges the positioning of her daughter with disabilities. Disability Studies Quarterly, 26 (2).
- Porter, L., & Smith, D. (Eds.) (2011). Exploring inclusive educational practices through professional inquiry. Boston, MA: Sense Publishers.
- Putnam, J. W. (1993). Cooperative Learning and Strategies for Inclusion: Celebrating Diversity in the Classroom. Baltimore, MD: Paul H. Brookes.
- Stainback, S. & Stainback, W. (1996). Inclusion: Guide for Educators. Baltimore, MD: Paul H. Brookes.
- Strully, J. & Strully, C. (1984, September). Shawntell & Tanya: A story of friendship. Exceptional Parent, 35-40.
- Thomas, G. (2012). A review of thinking and research about inclusive education policy, with suggestions for a new kind of inclusive thinking. British Educational Research Journal, 38 (3), 473-490.
- Thompson, B., Wickham, D., Shanks, P., Wegner, J., Ault, M., Reinertson, B. & Guess, D. (nd, @1985). Expanding the circle of inclusion: Integrating young children with severe multiple disabilities into Montessori classrooms. Montessori Life.
- Toste, Jessica R.. “The Illusion of Inclusion: How We Are Failing Students with Learning Disabilities”, Oath Inc. (2015). Website.11(12)2017
- Wa Munyi, C. ( 2012). Past and present perceptions towards disability: A historical perspective. Disability Studies Quarterly, 32.
- Werts, M.G., Wolery, M., Snyder, E. & Caldwell, N. (1996). Teacher perceptions of the supports critical to the success of inclusion programs. TASH, 21(1): 9-21.