Shko te përmbajtja

Inditë Lindore Holandeze

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Hartë e Indive Lindore Holandeze

Inditë Lindore Holandeze,[1] e njohur edhe si Inditë Lindore të Holandës (holandisht: Nederlands(ch)-Indië; Hindia Belanda), ishte një koloni holandeze me territor që përfshinte kryesisht shtetin modern të Indonezisë, i cili shpalli pavarësinë më 17 gusht 1945. Pas Luftës së Pavarësisë së Indonezisë, Indonezia dhe Holanda bënë paqe në vitin 1949. Në Traktatin Anglo-Hollandez të vitit 1824, holandezët ia dhanë Britanisë qeverisjen e Malakës holandeze, duke çuar në përfshirjen e saj përfundimtare në shtetin e Malakës në Malajzinë moderne.

Fjala Indi vjen nga Indus (Emra për Indinë). Emri origjinal Inditë Holandeze (holandisht: Nederlands(ch)-Indië) u përkthye nga anglezët si Dutch East Indies (Inditë Lindore Hollandeze), për ta mbajtur atë të dallueshëm nga Inditë Perëndimore Holandeze . Emri Inditë Holandeze është regjistruar në dokumentet e Kompanisë Hollandeze të Indisë Lindore të fillimit të viteve 1620.[2]

  1. "INDES NEERLANDAISES Passeport 1931 DUTCH EAST INDIES Passport - Revenues". Delcampe.net (në holandisht). Arkivuar nga origjinali më 27 maj 2015. Marrë më 27 maj 2015.
  2. Dagh-register gehouden int Casteel Batavia vant passerende daer ter plaetse als over geheel Nederlandts-India anno 1624–1629 [Rregjistri zyrtar në Kështjellën Batavia, i censusit të Indive Lindore Holandeze] (në holandisht). VOC. 1624.