Industria e filmit në Kosovë
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Industria kosovare e filmit i ka fillimet e saj në vitet 1970.Më 20 shkurt 1969 parlamenti i Kosovës hodhi themelet për krijimin e Kosovafilmit, institucioni shtetëror për prodhimin, shpërndarjen dhe shfaqjen e filmave.Drejtori i parë i saj ishte aktori Abdurrahman Shala, dhe pas tij erdhi shkrimtari dhe poeti i shquar Azem Shkreli, nën drejtimin e të cilit u krijuan filmat më të suksesshëm.Drejtorë të mëvonshëm të Kosovafilmit ishin Xhevat Qorraj dhe Ekrem Kryeziu.Pas prodhimit të 17 filmave artistikë dhe një numri të amdh filmash të shkurtër dhe dokumentarësh, institucioni u mor nga autoritetet serbe rreth viteve 1990 dhe ka shumë kohë që nuk ka qenë aktiv. Në periudhën nga 1970 deri në 1976, Kosovafilm prodhoi tetë filma artistikë në BKS, pjesa më e madhe filma për luftën partizane dhe shumë prej tyre në bashkëpunim me Filmske Novosti dhe Avala Film të Beogradit.Prodhimi i parë në gjuhën shqipe ishte filmi "Kur pranvera vonohet", premiera e të cilit u shfaq më 12 korrik 1979, me regjisor Ekrem Kryeziun, mbështetur në ditarin partizan të Fadil Hoxhës.Ndër prodhimet më të sukseshme të Kosovafilmit ishte filmi Proka, që u shfaq për herë të parë më 24 qershor 1985, i cili fitoi një çmim në Festivalin e Filmit në Kanë.Regjisor i filmit ishte Isa Qosja, me skenar të Eqrem Bashës dhe skenografi të Agim Çavdarbashës.Filmi i fundit, dhe ndoshta më i njohuri nga nëntë filmat shqiptarë të asaj periudhe, ishte "Rojat e mjegullës", premiera e të cilit u shfaq më 15 qershor 1988.Regjisor i këtij filmi ishte përsëri Isa Qosja dhe në rolet kryesore luanin Xhevat Qorraj, Enver Petrovci, Florie Siarina dhe Çun Lajçi.Filmi më i fundit i Kosovafilmit është Kukumi (2005), me regjisor Isa Qosjen.[1]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Elsie, Robert (2011). Fjalor Historik i Kosovës. Tiranë: Skanderbeg Books. fq. 126. ISBN 978-99943-51-70-1.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)