Kërceni tek përmbajtja

Inna

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Inna
Inna në setin e Masked Singer România më 2021
Lindi
Elena Alexandra Apostoleanu

16 tetor 1986 (38 vjeçe)
ArsimiUniversiteti Ovidius
Profesioni
  • Këngëtare
  • kantautore
Vite aktiviteti2008–prezent
Works
Diskografia
Bashkëshort/ëtDeliric (2020–prezent; fejuar)
Karriera muzikore
Zhanret
Labeli
Uebfaqjainnaofficial.com

Elena Alexandra Apostoleanu (lindur më 16 tetor 1986) e njohur vetëm si Inna, është një këngëtare e muzikës dance prej Mangalia, Rumani. Ajo debutoi në vitin 2008 me albumin Hot, me prodhues Play & Win. Kënga kryesore prej albumit, "Hot", arriti në numër një në Rumani, Portugali, Moldavi, Bullgari, Liban, Maltë, Poloni, Serbi, Spanjë, Siri, Turqi, Rusi, Hungari, Greqi dhe Ukrainë.[1][2] Kënga e dytë e promovar e albumit, "Love", arriti në vendin e 16 në Kiss FM's Fresh Top 40 në javën e saj të debutimit.[3] Ajo u nominua për këngëtarin më të mirë (best singer) dhe kënga më e mirë (best single) në Eska Awards në Poloni.[2] Inna gjithashtu lëshoj edhe këngën "Deja Vu", në bashkëpunim me Bob Taylor (aka Fizz), që ishte një hit i madh në Romani, Moldavi, Bullgari, Rusi, Hollandë dhe Hungari.[2] Kënga e saj e katërt nga albumi i saj debutues është Amazing, e cila arriti në numër një në disa vende, duke përfshirë Rumaninë. Videoja u xhirua në Portugali.

Në 2009, Inna arriti performancën e saj me e madhe e karrierës së saj, si kënga e saj Hot zuri vendin e parë në SHBA Billboard Hot Dance Airplay, një ndër grafikat më të respektuar në historinë e muzikës. Kënga e pestë e albumit debutues ishte "10 Minuta", të publikuar në qershor 2010. Video u xhirua në Londër, Angli dhe shpenzimet e videos janë vlerësuar deri në rreth 70.000 €.


  1. ^ "Noul single Inna, în exclusivitate la Radio 21" (në anglisht). www.libertatea.ro. 16 shkurt 2009. Arkivuar nga origjinali më 4 maj 2010. Marrë më 2009-07-27.
  2. ^ a b c "Inna, pe locul I în topul Nielsen" (në rumanisht). www.telegrafonline.ro. 2008-12-20. Marrë më 2009-07-27.
  3. ^ "Fresh top 40 – 25 Iul – August 1" (në anglisht). Kiss FM. Marrë më 2009-07-27.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]