International Drag Day

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Logo për "International Drag Day"

International Drag Day ose e shqipëruar “Dita Ndërkombëtare për Drag queen” është një event i përvitshëm i mbajtur në 16 qershor që synon të celebrojë dhe manifestojë kulturën drag në të gjithë botën.[1]

Historiku[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

International Drag Day u themelua prej Adam Szewart në 2009 përmes një faqeje në Facebook [2]dedikuar kulturës Drag queen, me qëllimin që ti japë artistëve drag hapësirën për të ekspozuar kreativitetin e tyre. Në një intervistë për Guidetogay.com, Adam përshkruan aktivitetin me këto fjalë: “International Drag Day është një ditë e rëndësishme pasi në të gjitha komunitetet LGBT nëpër botë ne mundësohemi që të celebrojmë dhe falenderojmë artistët drag që i japin kaq shumë jetë lëvizjes LGBT. Kjo është dhe arseja pse e kam publikuar këtë projekt, pasi pashë që nuk ekzistonte një ditë dedikuar komunitetit draq queen”.

Në 2017, gjatë parashikimit të motit në televizionin BBC, meterologu Owain Wyn Evans i dedikoi një seksion të veçantë komunitetit drag queen, duke dhënë nën nota humoristike motin për personat drag.[3]

Aktivitete[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përveç shfaqjeve artistike dhe performancave, në këtë ditë zhvillohen diskutime dhe debate rreth të drejtave të artistëve drag, situatës së tyre në shtete të ndryshme, rolit të komunitetit drag në lëvizjen LGBT, feminizmit dhe çështjeve të tjera.[4].

Partnerë dhe bashkëpunëtorë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Guidetogay.com është platforma kryesore mediatike për manifestimin e përvitshëm duke shpjeguar konceptin e “drag queen”. Në Australi, “The Stonewall Hotel” ishte një bashkëpunëtor logjistik për një prej edicioneve të zhvilluara në manifestimin e asaj dite.


Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "International Drag Day – National Center for Medical Education, Development and Research". ncmedr.org (në anglisht). Marrë më 2018-06-03.
  2. ^ "International Drag Day". www.gone-ta-pott.com. Marrë më 2018-06-03. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "WATCH: BBC weatherman gives drag queen-themed forecast to celebrate International Drag Day". Gay Star News (në anglisht). 2017-07-17. Marrë më 2018-06-03.
  4. ^ "International Drag Day at Shoreditch House - Don't Panic London". Don't Panic London (në anglisht). 2015-07-22. Marrë më 2018-06-03.