Jump to content

Irfan Lubijankiq

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Irfan Ljubijankić
Ministri i Punëve të Jashtme
Në detyrë
30 tetor 1993 – 28 maj 1995
Paraprirë ngaHaris Silajxhiq
Pasuar ngaMuhamed Sacirbey
Të dhëna vetjake
U lind më26 nëntor 1952
Bihaç, Bosnja dhe Hercegovina
Vdiq më28 maj 1995
Cetingrad, Kroacia
Partia politikePartia e Aksionit Demokratik
ArsimimiUniversiteti i Beogradit
Universiteti i Zagrebit

Irfan Ljubijankić (26 nëntor 1952 – 28 maj 1995) është kirurg i fytyrës, kompozitor, politikanë dhe diplomat boshnjak. Ai ishte ministër i punëve të jashtme nga viti 1993 deri në ditën kur u vra gjatë Luftës në Bosnje dhe Hercegovinë në vitin 1995.

Ljubijankić diplomoi në Universitetin e Mjekësisë së Universitetit së Beogradit dhe u bë doktor i specializuar në mjekimin e veshëve, hundëve dhe fytit.

Në vitin 1990, si boshnjak u përgatitë për t'u shkëputur prej Jugosllavisë, ai u zgjodh në parlamentin boshnjak dhe u bë anëtar i Partisë së Aksionit Demokratike. Ai u largua përkohësisht nga politika në vitin 1992 pas fillimit të luftës civile mes Boshnjakëve dhe Serbëve Boshnjakë, në mënyrë që të shërbej si mjekë në Bihaç. Pak para vdekjes së tij, ai morri pjesë në përvjetorin e 50-të të fundit të Luftës së Dytë BotëroreLondër më 1 maj 1995.

Ljubijankić vdiq më 28 maj 1995 kur helikopteri i tij u qëllua nga një raketë në Cetingrad, qytet kroat afër kufirit me Bosnjën e cila u mbajt nga rebelët serb të asaj kohe.[1] Gjashtë personat tjerë që ishin me të gjithashtu vdiqën. Ai u varros më 8 qershor 1995 në Bihaç.

Ljubijankić ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë.