Iskra (Tata) Thoma
Iskra (Tata) Thoma
Pas mbarimit shkëlqyeshëm të studimeve për filozofi në Universitetin e Tiranës, më 1974 u emërua redaktore në Gazetën “Drita” e përjavshme letrare-artistike, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Pas tre vjetësh u transferua në redaksinë e poezisë, dramës dhe kritikës letrare, të shtëpisë prestigjioze botuese “Naim Frashëri”[1], ku bashkëpunoi e botoi librat e autorëve më në zë në ato gjini.
Kreu ndërkohë shkëlqyeshëm, kursin e lartë pasuniversitar për kritikë letrare si dhe shleu gjithë provimet e shkallës së parë për kandidate e Akademisë së Shkencave.
Ka kontribuar në afirmimin e mjaft poetëve dhe shkrimtarëve shqiptarë si brenda kufijve edhe në Kosovë e Diasporë, duke botuar libra nga autorë të njohur. E dalluar për bashkëpunim e marrëdhënie demokratike me autorët. Ishte kërkesa e poetëve (në konferencën e L.Sh.A) më 1987, që u emërua zv/drejtore e Shtëpisë së vetme Botuese të letërsisë artistike të vendit, “Naim Frashëri”.
Krahas punës botuese ka shkruar studime, artikuj kritikë, recensione, intervista, parathënie librash. Më 1988 botoi librin me studime e artikuj kritikë “Individualitete dhe vepra letrare”, që është i pari libër nga një grua[2] në Shqipëri në atë fushë.[3]
Ka fituar çmime për kritika letrare në konkurse të ndryshme letrare me karakter kombëtar. Ka marrë pjesë në mjaft aktivitete kombëtare e ndërkombëtare, si në panaire librash, për kualifikime dhe shkëmbime eksperiencash, si në Francë, Zvicër, SH.B.A, Greqi, Austri, Itali, Maqedoni etj.
Ka qenë anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, për punën e saj krijuese ka gëzuar orar të reduktuar dhe leje krijuese.
Ka botuar përkthime nga frëngjishtja në shqip nga autorë si: Gi De Maupassan, Charles Perraut, Jacque Poustis, Alexis Lacrua, Anne Philipe. Nga letërsia italiane autorë si: L. Pirandello, E. De Amicis, G. Pascoli, D. Angeli, M. Colombi, C. Lara, G. Deledda, U. Fleres, A. Merini. Eshtë bashkëautore në një libër botuar nga një shtëpi botuese italiane me qendër në Romë, titulluar “Una santa albanese con nome Madre Teresa”.
Ka marrë pjesë aktivisht në jetën politike të vendit, në krijimin e pluripartizmit. Bënte pjesë në grupin nismëtar për krijimin e Partisë Social Demokrate të Shqipërisë. Që në fillim u zgjodh në kryesinë e P.S.D. Në zgjedhjet politike të vitit 1992, prezantohet si kandidate për deputete në listat e partisë Socialdemokrate; krijoi organizatën e Gruas socilademokrate. E para presidente e asaj organizate; qëndroi në atë post deri në vitin 2000. Me eksperiencën e saj në fushën e gazetarisë dha kontributin e saj në fillimet e botimit të gazetës “Alternativa Socialdemokrate”.
Në vitin 1996 u vendos përfundimisht në Modena të Italisë. Në kualitetin e studiueses, kritikes, letrare, përkthyeses, eksperte në përhapjen e kulturës shqiptare ofroi punën e saj profesionale në Bibliotekën “Delfini”, Muzeun “Bilancia”, në Universitete, shkolla, shoqata e rrethe letrare, duke kontribuar në njohjen e historisë, kulturës, letërsisë e traditave shqiptare.
Për disa vjet ka qenë anëtare e jurisë së konkursit “Scrittori inediti”(Shkrimtarë të pabotuar) shpallur nga Regione Emilia Romagna dhe Komuna e Modenës për talentet e reja italianë e të huaj.
Ka drejtuar për shumë vjet “Sportello donna” pranë Cisl në ndihmë të grave emigrante të të gjitha kombësive.
Në vitin 2018 libri i autorit francez Jacque Poustis “Një plak i Vitit të Ri ndryshe” përkthyer prej saj u përzgjodh e u fut në programet e teksteve shkollore në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni.
Në vitin 2019 nxori përmbledhjen voluminoze, të ndarë në dy pjesë, ku përfshihen novela, tregime e publicistikë, titulluar “Jetë buzë detit”. Libri ka një problematikë të gjerë e aktuale, emigracioni shihet nën një këndvështrim të ri.
Tre janë botimet me tregime e novela me bashkëautor poetin e shkrimtarin P. Xhelo: “Nata e kuajve të bardhë”(2020), “Netët cigane”(2021), “Midis dy dashurive”(2021). Një kontribut për t’u shënuar është botimi i librit “Shprehje frazeologjike sjellë përmes rrëfenjave”(2022), krejt i ri, origjinal në mënyrën e trajtimit. Vlerat e këtij libri të karakterit akademik i kanë vënë dukje profesorë, poetë, gazetarë, specialistë të ndryshëm.
Më 2023 botoi përkthimin e librit të autores franceze Anne Fhilipe “Përgjoj frymëmarrjen e saj” dhe më 2024 përkthimin e librit të autores gjermane Stefanie Golisch “Vende të pasigurta”.
Tani punon si profesioniste e lirë, shkruan dhe përkthen[4].
Botimet - vepra[5]
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Iskra Thoma “Individualitete dhe vepra letrare” (Studime dhe artikuj kritikë) Sh.B. “Naim Frashëri” Tiranë, 1988 faqe 264. Shtypur: Kombinati Poligrafik, Shtypshkronja “8 Nëntori”-Tiranë, 1988 Tirazhi: 2000 kopje.
- Iskra Thoma përkthim nga Charles Perrault: “Rikeja me kaçirubë” Piktor: Dritan Nasi Sh.B “Naim Frashëri” Tiranë 1994 Shtypi Firma “Monroe” Sh.P.K. - N.Sh.T. Botuar me ndihmën e “Enfants du monde” me president Arthur T.Bill dhe nga Minstria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
- Iskra Thoma përkthim nga Jacque Poustis. “Një plak i ri ndryshe nga të tjerët” Sh. B. “Naim Frashëri”, Tiranë 1994.
- Iskra Thoma përkthim nga autorë italianë të ‘900. “Trëndafili i dimrit”. Botoi “Shblsh.e re”, Tiranë 2008. ISBN: 9789994322206.
- Iskra Thoma ripërkthim nga Jacques Poustis “Një plak i Vitit të Ri ndryshe”. Sh.B. “Albas” Tiranë 2018. ISBN: 9789928282200.
- Iskra Thoma “Jetë buzë detit” (novela, tregime e publicistikë) Sh. B. “Email” Tiranë, 2019 ISBN: 9789928045249.
- Iskra Tata ( Thoma) dhe Pajtim Xhelo, "Nata e Kuajve të Bardhë[6]". Tregime e novela. Aprovuar dhe botuar në "Botimet Nacional" në Tiranë në vitin 2020 ISBN: 9789928264367.
- Iskra Tata (Thoma) dhe Pajtim Xhelo "Netët Cigane". Vëllim me novela. Aprovuar dhe botuar në " Botimet Nacional" në Tiranë në vitin 2021 ISBN: 9789928264633.
- Iskra Tata ( Thoma) dhe Pajtim Xhelo "Mes dy dashurive". Vëllim me novela. Aprovuar dhe botuar në Shtëpinë Botuese "EMAL", Tiranë 2021 ISBN: 9789928048394.
- Iskra Tata Thoma dhe Pajtim Xhelo “Shprehje frazeologjike sjellë përmes rrëfenjave”. Botuar nga shtëpia botuese “Nacional”, Tiranë 2022. ISBN: 9789928264961.
- Iskra Thoma përkthim nga Anne Philipe “Përgjoj frymëmarrjen e saj”. Sh. B. Emal, Tiranë, 2023. ISBN: 9789928804631.
- Iskra Thoma - autore antologjish me poezi nga autorë të ndryshëm.
- Iskra Thoma - autore përmbledhjesh me artikuj kritikë, ese e studime nga autorë të ndryshëm.
- Iskra Thoma - përkthyese në përmbledhje tregimesh nga autorë të huaj si te: “Përmbledhje e zgjedhur nga Gi de Mopasan”.
- Iskra Thoma përkthim nga Stefanie Golisch “Vende të pasigurta”. Sh.B. Emal, Tiranë 2024, ISBN: 978992800791.
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Report TV (2019-10-31), Report TV -Iskra Thoma: Si u shkatërrua gjiganti shtetëror i botimeve 'Naim Frashëri' (në AL), marrë më 2024-11-21
{{citation}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja) - ^ "Rikthimi i Iskra Thomait në atdhe, kritikja e parë grua në vitet '80-'90". ObserverKult (në AL). 2019-10-18. Marrë më 2024-11-21.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja) - ^ "Rikthimi i Iskra Thomait në atdhe, kritikja e parë grua në vitet '80-'90" (në AL).
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja) - ^ Qendra e Botimeve për Diasporën (2020-04-02), Iskra Thoma - Takimi i Shkrimtarëve të Diasporës, 22.2.2020 (në AL), marrë më 2024-11-21
{{citation}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja) - ^ "Faqe e autores ne ORCID". orcid.org (në AL). Marrë më 2024-11-21.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja) - ^ "Nata e kuajve te bardhe - Audio Books". 2021-11-04. Marrë më 2024-11-21.