Ismete Selmanaj Leba

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Ismete Selmanaj Leba shkrimtare dhe gazetare shqiptare, ka lindur në Durrës në vitin 1966.

Jetëshkrimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mbaron shkollën e mesme në Durrës, në gjimnazin “Naim Frashëri”, dhe më pas studimet e larta në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, ku dhe u diplomua në vitin 1991. Prej vitit 1992 jeton në Itali. Ka botuar romanet “Gjembi dhe trëndafilat” dhe “Kokat e dy lejlekëve të purpurt”. Në Itali la publikuar: “Verginità Rapite” (Virgjëri të rrëmbyera) – Bonfirraro Editore (prill 2015), “I bambini non hanno mai colpe” (Fëmijët nuk kanë faj asnjëherë) – Bonfirraro Editore (prill 2016), “Due volte stranieri” (Dy herë të huaj) – Besa Editrice (shkurt 2019), “Presunzione di Colpevolezza” (Prezumim i Fajësise)- Calibano Ediote, mars 2121. Me shtëpinë botuese“Edizioni SEB27” (Torino 2016) në Konkursin Letrar Kombëtar “Gjuha e Nënës” ka publikuar tregimin “L’amore Dentro i Bunker” (Dashuri brenda bunkerëve).  Tregimi “Tutto, tranne il piacere” (Gjithçka, përveç kënaqësisë) - Edizioni SEB27,  bën pjesë në Antologjinë e vitit 2019. Librat “I bambini non hanno mai colpe” (Fëmijët nuk kanë faj asnjëherë) e “Verginità Rapite” (Virgjëri të rrëmbyera) janë pjesë e kurrikulës Universitare në Fakultetin e Letërsisë dhe Filozofisë të Palermos. Parathëniet e të dy romaneve janë shkruar nga Profesor Matteo Mandalà i Universitetit të Palermos. Në vitin 2016, 2017 e 2018, romanet “I bambini non hanno mai colpe” (Fëmijët nuk kanë faj asnjëherë)  e “Verginità Rapite” (Virgjëri të rrëmbyera) u përzgjodhën si test leximi në dhjetra shkolla të Italisë sipas projektit Libriamoci - Giornate di Lettura Nelle Scuole (Ditët e Leximit në Shkolla) e promovuar nga Ministria e Kulturës italiane. 

Në vitin 2017 romani “Verginità Rapite” ishte finalist në Premio Letterario Giornalistico Piersanti Mattarella (Çmimi Letrar Gazetar Piersanti Mattarella)

Thrilleri “I Bambini non hanno mai colpe” ka fituar  Premio Assoluto Holmes Awards 2019 (Çmimi Absolut Holmes Awards)

Shtator 2019, Etnabook - Festivali Ndërkombëtar i Librit dhe Kulturës, Çmimi Sicilia për romanin “Verginità Rapite”.

Korrik 2019,  Booktrailer-i  në gjuhën angleze i  librit “I bambini non hanno mai colpe” (It’s never children’s fault, fitoi vendin e dytë në Konkursin “Teacher of the XXI Century”, i organizuar nga  Mari State University në Rusi.

Veprimtaria si shkrimtare ne Itali dhe Vleresime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

"Due volte stranieri”  është përzgjedhur si test leximi në dhjetëra shkolla tetëvjeçare dhe të mesme të Siçilisë.

Dhjetor 2019, Premio Melagrana – Città di Caserta, romani “Verginità Rapite” fitoi vendin e dytë në kategorinë e librave të botuar. 

Napoli, mars 2020. Vendi i parë  për librin “I bambini non hanno mai colpe”, Concorso Internazionale letterario “Uniti per la legalità” (Konkursi Letrar Ndërkombëtar “Të bashkuar për legalitetin”.  

Maj  2020, Premio letterario “La felicità ritrovata”, Nderim i Veçantë për romanin “Due volte stranieri”.

Veprimtaria si shkrimtare ne Itali dhe Vleresime

Prej shtatorit 2019 bashkëpunon me gazetën Indelebili.

Prej janarit 2020 bashkëpunon me redaksinë e  Sdiario.com

Korrik 2020, Concorso Letterario Tre Colori Inventa Un Film, librat  “I bambini non hanno mai colpe” e “Verginità Rapite”, midis 200 librave më të bukur në Itali. 

Shtator 2020, Çmimi Ndërkombëtar  Books For Peace, vendi i parë për romanin “Due volte stranieri” (Dy herë të huaj)

Dhjetor 2020, vendi i tretë për romanin “Verginità Rapite” (Virgjëri të rrëmbyera) në Konkursin e 22 Ndërkombëtar Inventa un Film.

Prej janarit të vitin 2021 Anëtare Jurie e Konkursit Ndërkombëtar “Uniti për la Legalità”.

Janar 2021 vendi i dytë për tregimin “Tutto, tranne il piacere” (Gjithçka, përveç kënaqësisë) në Konkursin Ndërkombëtar Italo-Rumun  Picàturi de suflet.

Prill 2021, Finaliste e Çmimit Ndërkombëtar Città di Cefalù.

Mars 2021 ka publikuar ne Itali librin “Presunzione di colpevolezza”

Gusht 2021 Çmimi Mondo Donna për letersine Itali

Shtator 2021 ka publikuar librin “Amoreterapia” Itali

Referenca[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]