Israilitë dhe Filistinë
Israilitë dhe Filistinë është dramë në tri akte e shkrimtarit Fan Noli e botuar më 1907 në Boston.[1]
Sfondi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Noli e shkroi dramën në Athinë, në vitin 1902 kur ishte vetëm 20 vjeç, dhe e botoi në vitin 1907 në Boston. Në pasthënien e dramës e quan "foshnjë-dramë"[1]
Përmbajtja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Drama e merr temëm nga Bibla. Samsoni izrelit shkon në vendin e filistinëve me mision për t'u predikuar fenë. Atje filistinja Dalila ngarkohet me detyrën ta zbulojë sekretin e fuqisë së madhe të Samsonit. Ky i fundit i dorëzohet bukurisë së Dalilës dhe ia tregon të fshehtën e tij: fuqinë e kishte te flokët. Filistinët e dehin, pastaj e qethin, e verbojne dhe e tallin.[1]
Tema e dramës është çështja nëse kulturat e ndryshme mund të jetojnë në kontakt me njëra tjetërën duke ruajtur veçantitë e veta apo njëra prej tyre do të asimilohet.[1]