Jump to content

Istigfari

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Istigfari (Arabisht: استغفار‎‎) është akti i të shprehurit pendesë apo të kërkuar falje Allahut. Është ndër pjesët themelore të adhurimit në Islam. Ky akt pendese bëhet duke thënë estagfurulláh (ar. أستغفر الله‎‎) që domethënë "kërkoj falje tek Allahu", shprehi kjo që myslimanët e thonë edhe në mënyrë esklamative në kuptimin "larg qoftë", "ladja e Zotit". Në Shkodër më së shumti përdoret trajta e shkurtuar estak, në Tiranë çoroditet në estrakfurullá.[1] Myslimanët e thojnë këtë edhe pasi që e përfundojnë namazin, këtë e thojnë tri herë ose më shumë. Nganjëhere edhe krishterët arabë e përdorin këtë fjalë.

Lutje për pendim

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Muhammedi ka thënë se Sayyidul-istighfar (lutje për pendim) është:

اللَّهُمَّ أَنْتَ رَبِّي لّا إِلَهَ إِلَّا أَنْتَ، خَلَقْتَنِي وَأَنَا عَبْدُكَ، وَأَنَا عَلَى عَهْدِكَ وَوَعْدِكَ مَا اسْتَطَعْتُ، أَعُوذُ بِكَ مِنْ شَرٍّ مَا صَنَعْتُ، أَبُوءُ لَكَ بِنِعْمَتِكَ عَلَيَّ، وَأَبُوءُ بِذَنْبِي فَاغْفِر لِي فَإِنَّهُ لَا يَغْفِرُ الذُّنُوبَ إِلَّا أَنْتَ

Allahumma anta rabbi la ilaha illa anta, (O Allah, Ti je Zoti im, nuk meriton të adhurohet me të drejtë përveç teje,) khalaktani wa-ana ‘abduka, (Ti më ke krijuar dhe unë jam robi yt) wa-ana ‘alaa ‘ahdika wawa’dika mas-tata’tu, (dhe i përmbahem premtimit tënd dhe premtoj (që t'i përmbahem) aq sa mundem,) a’udhu bika min sharri ma sana’tu, (Kërkoj strehim tek ti për çdo të keqe që kam bërë) abuu laka bi nia’matika ‘alaya, (Unë i pranoj dhuntitë e tuaj ndaj meje) wa-aboo-o bidhambi, fagfirli (dhe i pranojë mëkatet e mia, kështu që më fal,) fa-innahu la yaghfirudh-dhunooba illa anta. (se me të vërtet askush nuk i falë mëkatet përveç teje.)

Pastaj Muhammedi ka thënë: Nëse personi e thotë këtë gjatë ditës me besim të fortë dhe vdes në të njëjtin ditë para perëndimit të diellit, ai do të jetë mesin e banorëve të Xhenetit dhe nëse personi e thotë këtë gjatë natës me besim të fortë dhe vdes në të njëjtin ditë para lindjes së diellit, ai do të jetë mesin e banorëve të Xhenetit.[1]

  1. ^ a b Dizdari, Tahir (2005). "Estagfurulláh" në Fjalorin e Orientalizmave në Gjuhën Shqipe. Tiranë: Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam. fq. 257. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)