Jump to content

Isuf Myzyri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Isuf Myzyri
Background information
Lindi8 mars 1881
OrigjinaElbasani, Perandoria Osmane
Vdiq21 tetor 1956
Zhanretahengu
bahçevan, berber, qeleshexhi
Instrument(et)violinë

Isuf ose Jusuf Myzyri (Elbasan, 8 mars 1881 - 21 tetor 1956) ka qenë zanatçi, bejtexhi, ahengxhi i spikatur i ahengut elbasanas.

U lind në Elbasan në vitin 1881,[1] në një mjedis të lidhur shpirtërisht me tarikatin bektashi,[2][3] dihet që e ëma ishte nga Përmeti.

U bë i njohur si kompozitor dhe hartues i shumë teksteve poetike dhe këngëve popullore. Në moshën 25 vjeçare filloj të merrej me muzikë, duke mësuar vetë të luaj në violinë, e më pas formoj orkestrën me Thoma Priftin (klarinetë), Mehmet Balashi (lahutë), Musa Bebeti (mabdoll), Arif Topalli (dajre). Kjo orkestër luajti rol të rëndësishëm në jetën muzikore të Elbasanit.[1]

Repertori muzikor i Isuf Myzyrit përbëhet nga 16 këngë, kyesisht me përmajtje erotike, fetare dhe patriotike. Ndër më të njohurat janë:[1]

  • “Ma mirë n’pyll se n’qytet”
  • “Errësin’ e pyllit”
  • “Kur hyna n’port t’Kalasë”
  • “Në zabel të gjeta”
  • “Nji lulisht’ me trëndafila”
  1. ^ a b c Vejsiu, Ylli; Xholi, Zija (2008). Fjalori enciklopedik shqiptare (bot. Botimi i ri). Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë. fq. 1802. ISBN 978-99956-10-28-9. fesh.
  2. ^ Koço, Eno (2004). Albanian Urban Lyric Song in the 1930s (në anglisht). Scarecrow Press. fq. 253. ISBN 9780810848894.
  3. ^ Sokoli, Ramadan (29 mars 2005). "Nga Tomorri i Beratit në Tomorrin e Janinës". radiandradi.com. Marrë më 15 nëntor 2020.