Xhek London
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Jack London, Xhek London (pseudonim i John Griffith Chaney London, 1876-1916) ishte shkrimtar i shquar amerikan i fillimit të shek. XX.
U lind në San Francisco, lala Kaliforni, më 12 janar 1876, ai, sipas disa biografëve ishte biri i paligjshëm i një astrologu ambulant irlandez i cili nuk e njohu asnjëherë. E ëma, Flora Wellman, e bija e një shpikësi nga Ohio. Jack (Xheku), u rrit prej nënës së tij dhe njerkut, John London (Xhon London) nga i cili mori dhe mbiemrin që përdori përgjithmonë.[1]
Mbaroi shkollën fillore më 1889 dhe në pak vite ndërroi dhe kreu shumë lloj punësh shpesh dhe jolegale në molet e Oaklandit dhe rrugët e San Franciskos. Shumë shpejt u gjend i përzier me shoqëri kondrabandistësh dhe hajdutësh. Punoi si llustraxhi, si gazetashitës trotuaresh, si gjuetar fokash dhe si marinar në anije balenash.
U kthye pastaj në Oakland për të vazhduar studimet në Oakland High School, ku dhe mori pjesë në redaksinë e gazetës shkollore "The Aegis". Më [1896] arriti të hyjë në Universitetin e Kalifornisë të cilin e braktisi pastaj një vit më vonë për arsye financiare.
Në korrik të po atij viti u nis për Klondike, me ekspeditat legjendare të floririt.Në këtë rajon të Alaskës, Jack London shkruajti pastaj tregimet e tij të para të suksesshme.
London arriti të shkruajë, në një periudhë 15 vjeçare, 49 vëllime librash të çdo lloji, duke u bërë kështu shkrimtari më i famshëm dhe gjithashtu edhe më i paguari i atij pesëmbëdhjetë vjeçari (1904-1916). Por veprat që e bënë të pavdekshme famën dhe stilin e tij janë romanet me aventura: "Kushtrimi i të parëve",(1903), "Ujku i Detit", (1904), "Dhëmbi i Bardhë", (1906); romani autobiografik: "Martin Eden" dhe ai fantastiko-politik: "Thembra e Hekurt".
Vdiq, (mendohet të jetë vetëvrarë i shkatërruar nga alkooli), në moshën 40-vjeçare në Glen Ellen, Sonoma County, Kaliforni më 22 nëntor 1916.
Proza e tij mbetet një nga më të fuqishmet në antologjinë amerikane dhe jo vetëm. Ishte dhe mbetet shkrimtari anglo-sakson më i përkryer në gjithë botën, sidomos në Evropë. London ishte një shkrimtar me ide socialiste, por shumë romantike, naive, konfuze dhe kontradiktore. Megjithatë vepra e tij gjeti përhapje shumë shpejt në Bashkimin Sovjetik, në vëndet e kampit socialist si dhe në Shqipëri. Nga ana tjetër, bindjet e tij për nevojshmërinë e ekzistencës së "racës superiore", u gjetën të vlefshme dhe patën sukses edhe në letërsinë për fëmijë dhe të rinj në Gjermaninë e Hitlerit apo edhe në Italinë fashiste në vitet '20 dhe '30. Në të gjitha këto vende, regjimet në fuqi ditën ta interpretonin "ngatërresën" e ideve londoniane dhe t'a shfrytëzonin në interes të politikës së tyre.
Veprat letrare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Novelat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- A Daughter of the Snows (1902)
- Children of the Frost (1902)
- The Call of the Wild (1903)
- The Kempton-Wace Letters (1903) botim anonim, bashkautorë Jack London dhe Anna Strunsky.
- The Sea-Wolf (1904)
- The Game (1905)
- White Fang (1906)
- Before Adam (1907)
- The Iron Heel (1908)
- Martin Iden (1909)
- Burning Daylight (1910)
- Adventure (1911)
- The Scarlet Plague (1912)
- A Son of the Sun (1912)
- The Abysmal Brute (1913)
- The Valley of the Moon (1913)
- The Mutiny of the Elsinore (1914)
- The Star Rover (1915, botuar në Angli me titullin The Jacket)
- The Little Lady of the Big House (1916)
- Jerry of the Islands (1917)
- Michael, Brother of Jerry (1917)
- Hearts of Three (1920, u novelua nga Jack London të skenarit të filmit nga Charles Goddard)
- The Assassination Bureau, Ltd (1963, gjysmë mbaruar nga by Jack London; mbaruar nga Robert Fish)
Tregime të shkurta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- A Curious Fragment (1908)
- A Piece of Steak (1909)
- A Relic of the Pliocene (1901)
- A Thousand Deaths (1899)
- An Odyssey of the North (1900)
- All Gold Canyon
- Diable — A Dog (1902), u riemërua Bâtard in 1904
- By The Turtles of Tasman
- Even unto Death (1900)
- Goliah (1910)
- Good-by, Jack (1909)
- In a Far Country (1899)
- In the Forests of the North (1902)
- Keesh, the Son of Keesh (1902)
- Love of Life (1905)
- Moon-Face (1902)
- Negore the Coward (1904)
- Samuel
- South of the Slot (1909)
- The Apostate (1906)
- The Chinago (1909)
- The Death of Ligoun (1902)
- The Dream of Debs (1909)
- The Dominant Primordial Beast (1903)
- The Enemy of All the World (1908)
- The God of His Fathers (1901)
- The King of Mazy May (1899)
- The Law of Life (1901)
- The Leopard Man's Story (1903)
- The Madness of John Harned
- The Man With the Gash (1900)
- The Mexican
- The Minions of Midas (1901)
- The One Thousand Dozen (1903)
- The Red One (1918)
- The Rejuvenation of major Rathbone (1899)
- The Scarlet Plague (1912)
- The Seed of McCoy (1909)
- The Shadow and the Flash (1903)
- The Strength of the Strong (1911)
- The Sundog Trail
- The Unparalleled Invasion (1910)
- The White Silence (1899)
- To Build a Fire (1902, revised 1908)
- Told in the Drooling Ward
- To the Man on Trail
- War (1911)
- When the World was Young (1910)
- Who Believes in Ghosts! (1895)
Përkthimet në shqip
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- "Martin Iden" shtepia botiese Faim Frasheri
- "Thundra e hekurt" shtepia botiese Faim Frasheri
- Aventurat e Kapitenit Grif " Xhek London (Jack London) Përktheu: Lavdimir Marku Shtëpia botuese: ABC Viti: 2007 f. 192 Pesha: 0.18 kg
Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |